Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/63

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.722. Kumbara do të vîjë me nji prej dashamirësh të vet. §.723. Thirren nja tre-kater shokë per me mârrë pjesë në gzim të shpis. §.724. Si të kênë pî kafé, goditet vendi, kû do t’ulet Nuni e do të gjinden aty veglat per të mârrun të flokvet. §.725. Lypet karriga, kû do fulet Nuni, kupa me ujë, në te cilin Nuni do të lshojé nji asper të rrgjanët, msalla, qi do te shtrohet per të pritun të flokvet, gershànë a brîsk rrues per të qethun a per të rruem të famullit a të famulleshës. §.726. Si t’ulet në karrigë Nuoi, ni djal i fisit i a pshtetë Nunit në préhen famullin a famulleshen. §.727. Nuni do t’î marrë flokët me kët rend: a) nji çubë në ballë, b) në tambzja kà pji çube, c)mbas kreje nji çubë. §.728. Si të mirren fjokët, Nuni i bjen ballit të famullit a të famulleshës me gersbàpé tri herë, tu thànë: "Me shndet e jetë të gjatë!" e puthë famullin a famulleshen e, tuj e hjeke prêhnit i a ep s'amës - Ndrîkulls, - e cila edhè mêrr kupen me asper të rrgjanët. §.729. Nuni i ep NdrikuIIes 50-150 grosh e jo mâ teper. §.730. Çubat e flokvet i mêrr e âma edhè i ruen n'arkë, §.731. Ndrikulla do t’i apë Kumbarës: gjurdi, brekë e mangore, e gjindes se shpis se kumbarës - sà të jenë - do t’u çojë kuej msalle, kûj ride a kollçikë. §.732. Pa i u mârrë flokët finis, gershàna nuk do t’i a perkasë kryet, po i u rriten teper flokët, i percullohen me flakë t'unës së pishës. §.733. Si t’i mirren flokët finis,Kumbara bun at nâtë në shpi të famullit a të famulleshës, ne e nesret çohet e mêrr me vedi ndrikullen e famullin edhè i çon në shpi të vet, kû rrin tri a pêsë ditë, si mbas kanûnit. §.734. As mort as darsem e as të kremet s'luten pà ndrikull e kumbarë, pà famull e famulleshë. LIBRI I NANDËT DAMET NYE I NJIQINDENANDËT. Përcaktimi i damevet. §.735. " Dami kà çmim, por jo giobë". §.736. Dami lahet permbas çmimit të pleqve a të dy shokve. §.737. Po u gjet grueja tuj vjedhë drû në mal të huej, me dorë s'perkitet, porsé kmesa e terkuza (teja) i mirret, drût e bame jesin aty.