Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/62

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

NYE I NJIQIDEPESËT. Kumbarija e Pakëzimit. §.707. Kumbarija e Pagzimit e ndalon krushqin brêz mbas brêzit jo veç nder të pagzuemin, prînden e të pagzuemit e nder ata, qi e peshojn në derë të Kishës, por edhè nder sà rob të két shpija e njanës e të tjetres lagje e të zjarmit të tyne mbarë. NYE I NJIQIDEGJASHTËT. Kumbarija e kunorës. §.708. Kumbarija e Kunorës e ndalon krushqin nder robët e shpis së kumbarve e të shpis së dhàndrrit e, qi të plangsohet kumbarija e Kunorës nder dy vllazni e të pershijë edhè zjarmet e tyne, kjo pûnë shkon me kumbari të Pagzimit. NYE I NJIQIDESHTATËT. Kumbarija e Flokvet. §.709. Kumbarija e ndrikullija, qi bahet në të rruem e në të mârrun të flokvet hîn në Ildhje kanûnore, qi s'e luan gjâ. §.710. Kumbarija e flokvet e ndalon krushqin brêz mbas brêzit ndermjet shpis, vllaznis e zjarmit të kumbarës e të ndrikulls. §.711. Ndrikullija âsht si nusija: si shkon nusja ké prîndët në kohë të caktueme prej kanûnit, ashtû skon edhè ndrikulla në kohë të caktueme tê kumbara. §.712. Koha e ndrikullis e caktueme prej kanûnit âsht nji muej para së Lidhunash. §.713. Ndrikullija nuk mùnd të shtyhet mbi pêsë ditë: Ditët e ndejës së ndrikulls tê kumbara do të jenë giithherë cub e jo kurr parë, tri a pêsë. NYE I NJIQIDETETËT. Sjelljet kanunore në të marrun të flokvet. §.714. Nun a kumbarë thirret aj, qi mêrr flokët. §.715. Ndrikull a nunë thirret e âma e dialit a e vajzës, të cillvet u mirren flokët. §.716. Famull a famulleshë thirret djali a valza, të cillvet u mirren flokët. §.717. Nuni e ndrikulla jânë si vllà e moter e nuk veçohen prej gjindes së shpis. §.718. Po e mbushi vjetin djali e vajza, nuk u mirren flokët. §.719. Me dekë fmija pà i u mârre flokët, nuk do të shtihet në dhé, do të thirret kumbara i shenjuern; po kje larg kumbara, do ti mârrë flokët nji tjeter, i cilli nuk do të jét prej vllaznijet e fisit të fmis. §.720. Per të mârrun të flokvet të dialit duhet të jét burrë, e grue per vajzë. §.721. Prindja e djalit e té vajzës, të cilIvet tu mirren flokët, do të bâin gadi buken sà mâ mirë qi të munden, per me nderue kumbaren.