Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/64

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.738. Kmesa e tela e mârrun xêhen per shperblim të dâmit e tjeter detyrë skà. §.739. " Dami ka çmim por jo pushkë". §.740. Per çdo dâm i lahet dâmi të dâmtuemit, po kje per arë e livadh, per kopshtë a vêshtë. §.741. Sndeshkohet kush me giobë per dâm të gjâs. §.742. Po u gjet në dâm kau a lopa, kali, mushku 'a gomari, delia a dhija, nuk mùnd të vriten, por do të çmohet dâmi i bam prej 'tyne. §.743. Po vrau kush në dâm kàn, lopen, kalin, mushkun, gomarin, dhin e delen, làn gjân. §.744. Gjaja e gjetun në dâm, a kapet e i çohet të zot't të dera, tui i thànë sè e gjete në dâm e të vîjë me e pà, ase e vên perpara edhè e çon tê shpija e jote edhè e ndryn në burg e, si të pleqnohet dâmi, i a kthen gjân. §.745. "Nji dhé thàn nji vrri". - Dhija âsht frymë e keqe; shka të perkasë me gojë, e thàn. §.746. Po u glet dhija tuj bâ dâm në vêshtë, sà cûgj hardhije të ketë verbue, kanûja kà pré këto dâme: a) Cungu i hardhis i verbuem prej dhije nuk bân rrush per tri vjet; b) nji cung hardhije bân rrush sà per dy okë venë e per nji okë raki në vjetë, c) hardhija e verbueme prej dhije prà kà gjashtë okë venë e tri okë raki per dâm. §.747. Sà per dâm t'arës, çmimi i kanûnit âsht: "Njiqind kallzë kallamoqi: nji babûne drithë". (Per njiqind kallzë a bîmë të damtueme, do të lajë i zoti i bagtis nji babûne drithë.) NYE I NJIQINDEDHETËT. Thiu në dam. §.748. "Thiu në dâm kà pushkë. - Po e gjete thin në dâm, bjeri pushkë". §.749. Po u gjet thiu në dâm pà verza (kulàr-krrabza) në qafë, vritet. §.750. Me nji të shtîme a me nji të sjellme, gjith sà thi të vriten, dâmi âsht i të zot't të thive. §.751. Pushka e dytë a edhè e sjellmja e dytë làn thin. §.752. Porsa t'a vrasë kush tin në dâm, do ti lshojë za të zot't qi të shkojë me e mârrë, pse misht i a hàn aj. §.753. Po e vrave thin në dâm e nuk e bane me dije të zo'n n'at hov, qi të skhojë me e mârrë, e mbet thiu aty, sà të fillojë me u prishë do të lahet thiu. §.754. Si të vritet thiu në dâm, dâmin e bam e làn me krye e i dâmtuemi nuk kà shka lypë mâ, pse vaji nuk i gjegjet në kanû. §.755. Po hîni në dâm thiu me verza, kà dâmin e jo pushken. Po e vrave, làn thin. NYE I NJIQINDENNJIMBDHETËT. Kurtha e ngrefun a laku në kopshtë.