Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/58

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.643. Po t'a vûni kush mikun në lojë a t'a shau, ti do t'a mkâmbish nderen e mikut me rrezik të jetës s'atê. §.644. Po i u pré kuej miku, kanûja i kà lânë dy udhë: a të fiket, a të koritet. §.645. Atij, qi i u pré miku, çdo send do ti epet me dorë të mâjtë e per rien giu mjé qi t'a paguej mikun. §.646. Dora e mâjtë me kanû quhet e pandershme, e cilla mêrr e nuk ep, me miq nuk falet. Veç i pabesi me të pabesin falen me 'të. §.647. Me kanû të hershme gjygji e karmote më hu të pabesin, e s'e lîte në kuvend burrash. §.648. I pabesi, qi pret kend vetë a shet kend në besë, grihet katundisht e shkon gjakhupës. §.649. Me gojë të kanûnit: baba, vllau e deri kushrinija e dalun fare falet, porsé miku nuk falet (posë me të hîm ndermjet të dashamirvet të zêmres). §.650. Per mik të prém rrallë sè epet besa; ndermjetsija epet sà të mârrin e t'apin, në hîfët puna në të ndrequn. §.651. Katundi shoqi-sho'it i presin mik: a) kùr nji shoq shmanget tê nji shoq e, tuj dalë prej shpije të këtij, e vret a shoqi tjeter a kushdo, b) Edhepsé shoq a kushrî me të vramin mik-prém, detyrë âsht me lypë shoqin-mikun e vràm, c) Po s'e lypi mikun e vràm, edhèpse shoq, skà pse del në kuvend burrash, pse jét i koritun e i marruern pergjithmonë e jetës. §.652. Me ndeshë n'udhë të madhe dy shokë, e, 'si të bâjn do rrugë, kerset pushka edhè vritet njani sish, këtij tjetrit nuk i pritet mik. Oroe: Njimend, sè s'i pritet mik, porsé jét i koritun mos me qitë mbë dorërasin. 0 Shqyptari edhèpse bjen në gjak pà gjak, tuj e pague me vrasë mikun e preme, aj s'e mêrr ndore at pûnë, fiket me lang e plang, porsé marre s'bân. NYE I NANDEDHETETETËT. Të sjellnut e të zot’t të shpis me miq në shpi. §.653. Miku xên kryet e vendit në trevezë (sofer), mandej i hîn ndorja. §.654. Framurtarit mik i tokon kryet e dashit e mikut shpatulla. §.655. Po sndolli flamurtari, por Kreu i njij Flamuri, shpatulla i tokon këtij e mikut kryet e dashit. §.656. Miku do të hjekë rakin e ma i pari do t’u biej duerve në trevezë. §.657. Me ndollë në trevezë kush i Gjomarkaj e nji mik i largët, Flamurtari e dàn pergjymës me të Gjomarkain kryet e dashit e shpatulla i jét mikut.