Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/57

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

t'aride, krisi pushka n'at hov e edhè e vrau, ty nuk të pritet mik. §.625. Mbas mikut do të hupish pûntorët, e me bukë t'aride, të mos fikesh e të mos koritesh. §.626. "Si t'i prîsh mikut, çdo dhûnë fi bajë kuej ky, lypet mbë ty". §.627. Mikut mos i prij, a, 'si t’i prijshë, do të hapish syt qi mos t'i bajë kuej ndo'i dhûnë a pûnë të ligë. §.628. Kanûja urdhnon qi të perciellet miku sà mos t'a gjeë ndo'i pûnë e ligë, sà edhè mos ti bajë kuej ndo'i dâm me bukë t'ande. §.629. Po bani ndo'i pûnë të keqe miku në bukë tande, arsyeja lypet prej teje. §.630. I dhûnuemi e i dâmtuemi s'âsht në detyrë me ndiekë atê, qi e dhûnoi e qi e damtoi, por i kerset në derë atij, qi e mbajti në shpi e i dha bukë. §.631. "Buka e làn dâmin". §.632. Kanû âsht prà, qi t'i prihet mikut, sepsé xêhet sè nuk din rrugë e nuk din a do të ndeshet në mik a n'anmik. §.633. Do t’i prîjsh, pse jé rojsi i mikut, si me i a largue rrezikun, si edhè me e ndalë prej pûnet të keqe. §.634. "Buka të nderon, porsé të qet edhè në pûnë". (Buka m'u gjet dreq pat thànë dikush). §.635. Po t'a dhûnoi buken miku, do t'epsh arsye në kanû per shpi e vath të thyem, per tufë të mârrun e pretime tjera. §.636. Do të lajshë dâmet e bame prej mikut t'and a tuj vû kumbonen e tufés s'atê në trà, a me të hjekun të kaut të hullis, a me të shitun të rendit të ujit. §.637. Nderen e dhûnen do t'a dajshë me mikun e të damtuemin do t'a ndreqish. §.638. Ti do të lajshë e, po muejte me xjerrë gjâ tê miku, e ké per vedi, perndryshej të pasët mbetë ngiat: Paç e dhaç thotë kanûni. §.639. Sikurse jé në detyrë me lypë mikun e prém ashtû jé në detyrë me dhânë arsye, në prefët kend miku në bukë fande. NYE I NANDEDHETESHTATËT. Të premt e mikut. „ndora nuk lshohet“. §.640. "Miku mik, shoqi shoq". §.641. "Veç nji gacë me t'a lypë kush tê dera per me kallë çubukun, i a dhae, e e ngau kush, të pritet mik". §.642. Po të rà ndore kush, edhè tuj t'a xânë vetem êmnin: "Jam miku i njatij" e edhèpa të pasë kênë kurr tê dera, po e ngau kush, të jét mik në derë e ftyra t'u vrugnue.