Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/59

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.658. Famurtari do t'a thejë me grusht kryet e dashit e mikut, s'i t'a két Ipi shpatullen, do t'i a thejë sumbullen. §.659. Me ardhë per mik i Ohërnjani (i Thkellas) a në Mirditë a në Malsi të Lezhes e me ndollë aty edhè kush i Gjomarkaj, kryet e vendit e xên i Ohërnjani, mandej i Gjomarkaj- (Ket pûnë s'e bân kush prej nderjet.) Oroe: Këto sjellje duken si lojë, porsé kàn shkaktue vrasë të pergjegjme shi në trevezë. §.660. Kafen e mêrr miku, mandej i zoti i shpis. §.661. Duert në treveze i làn i zoti i shpis, mandej miku. §.662. Goten e rakis e pin i zoti i shpis e të dyten miku, §.663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis. §.664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë. §.665. Aj zot shpije, qi koritte trevezen e vet nder sy të-mikut, late 500 grosh giobë, §.666. Pushka e shtîme per mik të prém nuk kà giobë. NYE I NANDDHETENANDTËT. Ndermjetsija. §.667. Ndermjetsi, si lajmtari, nuk bân faj as nuk xêhet. §.668. Ndermjetës thirret aj, i cilli hîn per me dà fjalët e kqij a, me shmangë rragen, prej të cillave mùnd të shkaktohet vrasa a ndo 'i rrênim tj eter. §.669. Nderrnjetës mùnd të jét burrë a grue, djalë a vajzë a edhè Prifti. §.670. Ndermjetës mùnd të hîjë per shpi me shpi, per katund me katund, per flamur me flamur. §.671. Me i u pré ndermjetsija njij shpis së veçanët, vetë e kerkon mikun. §.672. Me i u pré ndermjetsija njij kaktundi, katundisht u lypë mikun. §.673. Me i u pré ndermietsija njij flamuri, flamuri mbarë e lypë mikun. §.674. Me i u pré ndermjetsija Priftit, mikun e lypë Famullija, në të cillen gjindet, a sè flamuri e lypë, po hîni ndermjet n'emen të flamurit. §.675. Prifti, per me dà të keq, hîn ndermjet jo n'emen të vet, por a n'emen të Famullis a n'emen të flamurit; por vetëm atbotë, kùr mos ti pûnojë fuqija e fjalës fêtare. §.676. Po s'u inuer para sysh fuqija e fjalës fetare, atbotë Prifti hîn ndermiet si çdo qytetas, por, tuj mos bajtë zyria e tij shpatë e litàr, po i u bâ n'asgja ndermjetsija si e çdo qytetasit, katundi a flamuri do t'a mkambin nderen e tij tuj e lypë mikun e prém.