Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/48

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.490. Po duel udhtari fill prej shpis së vet, edhè e vrau kush, nuk i pritet mik as shpis, qi e dergoi per pûnë e as shpis, së cillës i dergohet. §.491. Po duel udhtari prej shpis, qi e dergon a prej shpis, së cillës i kje dergue, e po e gjet gjâ me bukë të tyne, u pritet mik, si mbas Kanûnit. NYE I TETËDHETEPARË. “Gja çdo gja”. §.492. Kanûja e hershme - si edhè e kohve të vona në shumë rasë nuk kà pasë njoftë çmime të hollash e detyrët laheshin me "gjâ çdo gjâ". §.493. Kanûja nuk bân qi të ngushtohet kush me i là me çmim të hollash: a) dâmet, b) gjoben, c) gjaqet. §.494. Po bani dâm kush me gjâ n'arë, në kopshtë, në vêshtë a në livadh, i zoti i gjâs do t'a ndreqë të damtuemin me bîmë per bîmë të damtueme. §.495. Po rà kush në giobë të katundit a të Flamurit, globa lahet me gabti: me lopë, qe e desh e jo me çmim të hollash. §.496. Po vrau kush kend, gjaku lahet me "gjâ çdo gjâ": me bagti, me tokë e me armë. Sado qi në këto kohë të vona per gjak do të late dorërasi të holla, por edhè armë. §.497. Gioba e vrasës lahet me "gjâ çdo gjâ", si edhè gioba e fajeve të randa faqe katundit a Flamurit, si per trathti, per mik të prém e tjera. §.498. Ma e ulga giobë mbrrin mié në nji dash e mâ e nalta nuk mùnd të kalojë mbi njiqind desh.

LIBRI I GJASHTËT TË D H A N U N A T NYE I TETDHETEDYTË. Uhaja. §.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca fitimesh (Fajde). §.500. Kanûja njef uhà të fjeshtë: sà të dhaçë ké me më dhânë. §.501. Per me shndoshë pûnen e uhas e per me largue çdo dyshim pabesije per uhà të dhânun, mùnd të mirret pengu. §.502. Pengu perbahet prej njij sendi, qi të két çmim a sà uhaja e dhânun, a edhè mâ teper. §.503. Pengu, qi mirret per uhà të dhânun, mùnd të xêhet si "Peng hupës". §.504. Pengu i hupun xêhet atëherë, kùr aj, qi mêrr uhà, i lidhet uhasit a me prû uhàn në ditë të caktueme, a me lânë pengun, qi të hupë.