Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/49

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.505. Uhaja e prûme në ditë të caktueme e shperblen pengun. §.506. Po s'u prû uhaja në ditë të caktueme e nuk erdh mârrsi me u pà me uhasin, ky kà tager me shitë pengun e me xjerrë uhàn e vet. §.507. Dita e caktueme viion mié në prendim të diellit e uhasi do t'a presë detyrsin mjé në prendim të diellit, po s'erdh, pengu i shitet. §.508. Shka t’i dalë teper uhas së dhânsit prej pengut të shitun, do t’i a dorzojë të zot't të pengut. Oroe. Mbas parimeve të permenduna e mbas kallximît të burrave të lashët, Shqyptarët e hershëm të Malevet Vona nuk kàn pasë diejtë as me dhânë as me mârrë uhat me shtojca fitimesh, ky ves i mbrapshtë fôrt voné do të két hi. NYE I TETDHETETRETË. Vadja. §.509. Vadja e uhave âsht nji kohë e caktueme, në të cillen detyrsi do t'i a çoië të zot't uhàn e mârrun. §.510. Uhaj a mùnd t'epet me besë e burrni, me dorzâni a edhè vetem tuj e shndrrue me peng. Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye LXXXII, "Uhaja", £56. KRYE I GJASHTMBDHETËT. E FOLMJA, E FALMJA NYE I TETËDHETEKATERT. E Folmja. ‘’E folmja âsht në fund të kuletës". §.511. E folmia âsht prêmtimi i njij sendi, qi i bân kush kuej per nji mùnd, qi do të hjekë. §.512. E folmja premtohet: per nji pleqni, per nji udhtim a shtegtim, per pajtlm të gjakut, per shkuesi a per mjek. §.513. E folmja perbahet prej njij çmimi, qi mùnd të mbrrijë mjé në 500 grosh. §.514. E folmja premtohet edhè pà eper mendë caktimin e çmimit me të holla, b.fj. Ke nji parë opanga të holla, per në m'a marosh két a at pûnë. Opangat e holla kàn çmim 10,20 mjé 25 grosh. Opangat e trasha prej 50, 100 mj é në 500 grosh. Oka e kafes prei 50 mjé në 500 grosh. Oka e kafes kokerr xêhet e caktueme per 9 grosh. §.515. Po s'e ndreqi pûnen plaku, udhtari, shkuesi etj., të folmet nuk epen, as kanûja s'i a gjegjë vajin per pûnë të pakryeme. §.516. Si t'a ndreqë pûnen, shka t’i két folë kush kuej, do t’i apë, sepsé "E folmja âsht në fund të kuletës".