Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/47

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

3. Penda e dheut: per mbas toket, per detyrë xêhet në të randë. 4. Shortja e zabelit, rendi i mullînit e i ujit: si të jét vendi. 5. Ullini i mirë…100 6. Lisi per lândë a per trén.... bân deri 23 " 7. Barra e drithit "grosh e okë ".... bân 100’’ 8. Rêmet xêhen në të randë: Kâzani… 500 " 9. Kusija 15 okshe…100 10. Tepsija e mirë... bân 50 grosh. 11. Oka e leshit të pàlam…5 12. Oka e kmendës...3 13. Pashi i zhgûnit të shkelun...20 14. Zgjoni i bletës me mizë....50 15. Oka e mjaltës…5 16. Oka e dyllit..5 17. Oka e vênës…1 18. Oka e rakis së rrushit …5 19. Oka e djathit ...5 20. Oka e tlyenit të pashkrim..10 21. Oka e tlyenit të shkrim…15 22. Oka e mishit ...3 23. Oka e mishit të thiut të thatë…10 24. Oka e kafes …9 25. Oka e sânës ... bân 10 pare. 26. Nji parë opanga... bàjn 5 grosh. 27. Delja a dhija ... bân 50 28. Kingji a edhi... 20 29. Dashi a skjapi per ogiç kumbone ...100 30. Viçi sà të lèjë ...50 31. Mzati ...200 32. Kau i hullis ...400 33. Lopa barrës ... bân 300 grosh. 34. Kali i barrës ... " 590 " 35. Mushku bân 1000 mjé në 1500 " 36. Gomari ... bân 300 " 37. Thiu bân 50 mjé në 100 " 38. Thiu i mbajtun bân 500 " 39. Huta (Martina)... " 500 " 40. Pistole të bardha (të ngrime) .... bâjn 100 " NYE I TETËDHETETËT. Udhëtari i paguem. §.485. "bân rrugë, mêrr rrogë. - kali me qira kà Ikuren mbë trà". §.486. Udhtar thirret aj, i cilli bân rrugë per rrogë per nji pûnë të huejen. §.487. Udhtari nuk shkon me ndore të derguesit, âsht ndorja e vetvedit. §.488. Po e gjet gjâ në rrugé udhtarin, nuk i pritet mik derguesit. §.489. Udhtari si edhè shkuesi bâjn rrugë per kpucë e me bukë të vet, prandej s'jânë ndorja e kuej.