Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/43

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.422. Njiqind dhelpna, shqerth a vjetulla të ndjekuna prej njij tjetri e të hime mbrenda gjurmësh, nuk kà tager kush me u hùll, tagri âsht i gjurmve të para. §.423. E vûna per gjurmë nji shpez e del tjetri edhè m'a pret rrugen, pà diejtë sè kà kend permbrapa, edhè e mshilë në shpellë a në zgaver të lisit, tui e rrethue tri herësh me gjurmë, e mbas do kohe behem un, qi e pata vû perpara, nuk karn tager m'at shpez, âsht i atij, qi e mshili. §.424. Po e vûna per gjurmë nji shpezë edhè e mshila a në shpellë a në zgaver të lisit e u vûna me pré lisin a e msyna shpellen per me e xjerrë, ky më del e hikë, e marr mbrapa edhè e ndjeki mjé qi më futet në shpellë a në zgaver të lisit të gjurmuern mbas kanûnit, nuk mùnd t’i shkapercej gjurmët: do t'ulem aty me pritë mjé qi të vîjë i zoti i gjurmvet. §.425. Si të vijë i zoti i gjurmvet, mundin e së premes së lisit do t'a hjekin zbashku, e shpêzët e xjerrun do t'i dajn. §.426. Me bâ me i kcye mendja të zot't të gjurmvet të para e mos me lânë tjetrin me mârrë shpêzin e vet, qi i hiku e u mshil aty, kanûja i nep tager me mârrë shpêzin e hikun prej vathit të tij në vath të huej. §.427. Shpezi i ndjekun prej njanit, hikë edhè fûtet në shpellë a në zgaver të lisit të xânës a Vograjës së huej, ky nuk mùnd të hîjë mbrenda xânës a ograjës pà lêje të zot't. Po desht me xjerrë shpêzin, do t'a dajë pergjymës me të zon e xânës a t'ograjës. §.428. Duel kush me gjuejtë e i u vû mbrapa zagari i huej, çdo gjâ qi të vrasë, i zoti i zagarit s'kà pjesë. N'e kapët me padi, pûntorin e ditës do t’i a lajë të zot't të zagarit: 5 grosh. NYE I SHTATËDHETEPESËT. Gjoja e peshkut. §.429. Gjoja e peshkut, si edhè gjoja e giâs, nuk kà ndalim të caktuem prej kanûnit. Në çdo stinë të vjetit gjoja e peshkut âsht e lirë. 1. Gioia nder lume e prroie. §.430. Per të gjatë të rriedhës së çdo lumit, mbrenda kufinit të katundit të vet, mundet me gjuejtë peshk kushdo i katundit e nuk mùnd t'a ndalë kush. §.431. Mbrenda kufinit të nii katundi nuk mundet me ardhë e me giuejtë nji i katundit të huej. §.432. Neper prroje, qi jânë në nji lagje të katundit, nuk mùnd të shkojë kush me gjuejtë peshk veçmas, por do të dalë kuvendisht. §.433. Sà peshk të xêhet, do të dahet per tym t’asaj lagjje. §.434. Po u çuen pêsë-gjashtë vetë prej nili shpije e prei njij tjetre nji nieri kalli i vetem, peskun e xânun do t'a dajn per shpi e jo per krye. §.435. Në prrue, qi âsht ràzë shpis së njanit, pà lêje të zot't nuk mùnd të shkojë kush me gjuejtë aty peshk, por do t'a bajë me dije të zo'n, e ky, a shkon vetë, a çon nji xevendsë të vetin, a i ep lêje atii, qi e hetoi peshkun, qi të gjuej lirisht.