Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/44

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.436. Po u beh kush - a mik a kushdo i katundit - mun në kohë të gjojës së peshkut, do z’i epet pjesa në gjojë. Kanû âsht mos me percjellë as mikun as shoqin pà gjâ. §.437. Peshku, qi xêhet me rret, plumç, me perzivoj e kariqe, të zotët e këtyne veglave mârrin kà dy pjesë të gjojës. §.438. Peshku i xânun do të dahet me kokerr e aq pjesësh a grumbujsh sà gjuetarë të jenë, e madnei dahet me short, si t’i biej kuje. 2. Gioja'e peshkut me kosh a me kofen. §.439. Kofna a koshi nuk mùnd të vêhen per ball t'arve të hueja, nen të cillat rrjedhë lumi. §.440. Po i u mbush mendja kuej me vû kofnen a koshin per ball të tokve të hueja, do të merret vesht me të zo'n e tokës e, per ne e lashtë ky me î vû, si kofnen si koshin, do të gjuejn zbashku, ase herë niani, herë tjetri. §.441. Si të vêjë kush kofnen a koshin, tjeterkush nuk mùnd t'i vêjë permbi ta, edhèpse në vend të vet. §.442. Po muer guxim kush, tuj vû kofnen a koshin permbi jtetrin vetem prej mllefit, katundi kà tager me u hjekë kofhat të dyja lagjevet, e mos me i lânë me gjuejtë aspak. §.443. Po pat kush per të lshue ndo'i lândë (trenë) neper lum e i bani me dije të zotët ekofnes a të koshit qi t’i hjekin mjé qi të kalojë landa, po nuk i hôqen e i shgatrroi landa, dâmi âsht i të zot’t të kofnes e të koshit; i zoti i landës s'u kà ndo'i detyrë. 3,. Gjoja e peshkut me rrjell. §.444. Nder hurdha a rider vende fujit të ndêjun, qi gjinden mbrenda kufinit të huei, nuk mundet kush me lshue rrjell per me mbytë peshk. §.445. Po i dha lêjen i zoti i hurdhës, gjojen e dajn pergjymës. §.446. Në gjojë të peshkut me rrjell, mêrr pjesë vetun aj, qi bjen ngarkicen e rrjellit. 4. Gjoja e peshkut me bàr. §.447. Po u lshue bari neper hurdha, per të gjatë të lumit, a neper prroje, peshku i mbytun âsht i atyne, qi lshuen barin. §.448. Per njizetekater orë nuk mùnd të hullet kush me gjuejtë nder këto vende. §.449. Peshkun e rnbytun me bàr, mùnd t'a mârrin mbrapa të zotët e barit per të giatë të lumit, pà muejtë kush me i ndalë, edhèpse shtyhen per të giatë të katundeve të Flamurit të huej. §450. Krye 24 (njizetekater) orësh, tagri i atyne, qi lshuen bàr, mbaron. §.451. Si të jét lshue bari prej njanes lagje, lagja tjeter nuk mundet me lshue barin tjeter as mbi as nen ata, qi e lshuen perpara. KRYE I PESËMBDHETËT.