Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/42

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.405. Shengjeta perbahet prej mushknish, e kaptinet per shpêz, qi bahen. §.406. Shengjeta e derrit (thiut t'eger) perbahet prej kaptinet, mushknish e prej njij shollit të Ikurës, qi dorërasi do t'a ketë posaçe. §.407. Aj, qi mêrr shengjeten do të mârrë edhè shpatullen si të derrit si edhè të kaproIlit e mbas kanûnit do t'i a çojë Priftit të Fàmullis. §.408. Dorërasi, posë shengjetet, kà pjesë në mish e në Ikurë të çdo shpêzit të vràm, si të gjith gjuetarët tjerë. §.409. Po duelen gjashtë gjuetarë me gjuejtë edhè vrasin nji derr, shengjeten e mêrr dorërasi e misht e Ikuren e dajn zbashkut. §.410. Po kjenë permbi gjashtë, dorërasi mêrr shengjeten e krejt Ikuren e misht e dajn per krye gjuetari. §.411. Po s'u hetue dorërasi, shengjeten e mârrin të gjitha pushkët e shtîme, misht e Ikura dahen per krye gjuetari. §.412. Mos qitët lëkura e derrit aq parë opanga sà gjuetarë të jenë, do t'a presin e do t'a dajn copa-copa. §.413. Aj, qi e shiton shpêzin, i lir âsht me e mârrë mbrapa neper çdo katund a flamur. §.414. Me u vrà shpêzi i shituem prej gjuetarësh tjerë, shengjeten e mêrr aj qi e shitoi, misht e Ikuren e dajn të dyja lagjet e gjuetarve. §.415. Shpêzi i shituem, po s'u ndoq prej atii, qi e shitoi, âsht i atij, qi t'a vrasë. §.416. S'âsht kanû me e peshue në kandàr misht e giâs, por, si t'a coptojn aq pjesësh sà gjuetarë të jenë, e qesin short si t’i biej kuej, ase i a lajn njanit edhè e dàn si t’i vijé per doresh. §.417. Me ndollë gjuetarët në mal tu gjuejtë e, porsà të qesin pushkë, bertet prej malit kush: "A e vràt, or juni?" - edhé u turren e erdhen, tuj e gjetë shpêzin pà u luejtë prej vendit e të rrxuem prej pushke, ata bahen pjestarët e gjojës, si të gjith tjerët. §.418. Po shpejtuen gjuetarët edhè e dynden shpêzin prej atij vendi në tjeter, s'kàn tager n'at gjojë. §.419. Po dole me gjuejtë, edhè t’u shoqnue ndokush me pushkë a edhè pà pushkë, në vrafsh gjâ, do t’i apish pjesë. NYE I SHTATËDHETEKATERT. Shpezi i ndjekun mbas gjurmësh. §.420. Gjat e ndjekuna mbas gjurmësh, po u gjeten të hime a në zgaver të lisit, a në shpelIë, aj, qi i ndoq e i gjet, do t'a rrethoje me gjurmé tri heresh lisin a tre rreshta gjurmësh do të bajë para shpellë. §.421. Aty, kû të shifen gjurmë, sà per at herë nuk mùnd të hullet kush.