Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/39

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.350. Nibas tetë ditësh do të çojë pûntorin, me kênë edhè i Derës së Giomarkut. NYE I SHTATËDHEPARË. Vada. §.351. "Vija e arnajeve nuk luhet as nuk ndalet." §.352. Vija do të jét qitë heret me njl farë tregut e të lidhun ndermjet të shoqnis, at treg tash nuk mùnd t'a luej kush. §.353. Vendet, neper të cillat kalojn vijnajet, jânë të shkeluna me Pleq e me giind: ajo e shkelme thirret e dâme edhè e kputme e âsht bâ pleqni. §.354. Pleqnija e ré s'mundet me shkelë të vjetren, sepsè "Plak mbi plak kanûja s'bàn." §.355. Shka kàn pà me udhë të parët, nuk mùnd e prishin të mbramët. §.356. Edhèpsè të kjahet kush per vi, vaji nuk i gjegjet, pse vija kà pasë kalue neper at vend para sè kà fillue vaji: prà edhè n'u shkrîftë me pêgje, s'kà gjygj, qi mùnd t'a ndalë vin. §.357. Vija kà rrjedhë, edhè e kà bâ vendin âmë, âma e bân vendin plang, prà aty do të rrîjë, do të hecë e do të pûnojë. §.358. Prej plangut të vet nuk mùnd t'a luej kush kend. Punen s'mùnd t'i a ndalë kush kuej, sepsè e kà bâ themel: "themeli nuk zhgulet", a'në kanû. §.359. Vija si e arnàjave si e mullîjve, âsht per të mirë të shoqnis: doemàs do të kalojë nper nji vend. Ku ti bîe shesta. kanûja na vên detyrë me bajtë si të leten si tê randen. §.360. "Per nji shpî s'lëhet mu thà nji katund". "E mira e perbashkêt i paravêhet dâmit të veçanët". §.361. "Vija e katundit të kalon rrâzë votret". §.362. Tuj kênë sè pùnohet per të miré të perbashkët kû t'i biei shesta vis, aty do të kalojë, edhè psè nuk kê rend ujit né vi. §.363. Ujët nuk din të dredhun termal e teposhtë: n'i raftë kryet kah vendi i yt, s'mùnd e ndalish. §.364. Si të shestohet të kaluemt e vis, e të mbushet mendja me trajtue Shpin nder shêje tê vis, nuk mùnd t’i luejsh. edhè votra me të rà aty, rrâzë kësaj do të kalojë vija. §.365. Po rà vija neper truell t'and, ti nuk mùnd e ndalish, porsé shoqnia do t'a perligjë dâmin, qi të gjên, a tui të bâ pjestàr n'ujët e vis, a me çmim, a tuj të lshue nji vend tjeter. §.366. Po të ngurroi mendja në kryeneçi, vija sndalet, e mira e bashkaris e lypë: po s'u ndreqe me shokë, gjygji t'a mêrr vendin e mundet edhè me t’a bâ giobë. §.367. "Puna e çon vin e ujit, por nuk mùnd t'a ulë". §.368. Me ulë vin e vadës kanûja s'e bàn, pse ksihte me dalë mâ poshtë sè i âsht kênë lshue masa, e kishin me mbetë në të thatë arët e hueja.