Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/40

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.369. Aj, qi të vêhet me punue n'âmë a në plang të vis, a do t'a prishë, a do t'a ulë, a do t'a çojë vin. §.370. Të prishmen e t’ulmen e vis kanuja s'e bàn, prà do të çohet. §.371. Atê, qi të perkasë në plang të vis per të mirë të shpis së vet, kanûja s'e ndalon, porsé do të shikjojë mos me i a sjellë dâmin kuej, qi mos të mêjë ujët, a mos të shkojë vonë e ardhmja e ujit prej dredhimesh. §.372. Po e luejti kush plangun e vis per fitim të vet, në detyrë âsht me punue vetë me e çue më tê, pà i dhânë kush ndimë e krah me pûntori. §.373. Dami e fitimi jânë per shpi të tij. §.374. Po i u mbush mendja kuej me e çue mâ nalt vin e ujit, por në truell të vet, per me trajtue a mullî a valanlcë, âmen e ré të vis do t'a qesë vetë, porsé ujët do të hecë neper vi plangçore. §.375. Po e prishi kush vin e kuej deshtas, posë qi do t'a ndreqë, ai do t’u laj edhè dâmin rendarvet, a giobitet per mbas randsis së fajît. §.376. "Vija e ré s'mùnd t'a thajë të vjetren". §.377. Vija e vieter e kà xânë plangun e vet, prà vija e ré nuk mùnd t'a thajë. §.378. Kanûja kà vû két leçi të mos shumohen vijnajet, sè nuk kishte me u dalë në skâj padive e pegjève. §.379. Nji vi kà xânë plang kush e din tash sà faqe nierit, s'kà prandej as plak as kanû, qi mùnd t'a thajë me vi të ré. §.380. "Vîja e katundit kà dasat e veta". §.381. Aj, qi kà rendin e ujit e qi i duhet me ujtë a aren a livadhin a kopshtin etj., vetë âsht në detyrë me dalë e me xânë dasat. §.382. Dasat e vis xêhen e hiqen me të ràm a me të mârrun të diellit, a si t'a két kush ujët: kreit a gjymsen e vis a nji kerçik. §.383. Me shterrë vija qysh m'âmët, a prej shinash, a prel sè u shperthye vetë, të gjithë sà pjestarë të jenë në vi, do të dalin me e ndreqë e me e reshtun ujët. §.384. Po u thye ujët në vend të ndonjanit, qi kà kerçikun në vi, do t'a ndreqë vetë. §.385. Po u thye vija në vend të njanit, qi s'kà pjesë në vi, rendtarit Vujit i perket me dalë e me e xânë. §.386. Po thej ujët e vis bagtija, i zoti i saj do Vi a lajë dâmin të dâmtuemit. NYE I SHTATËDHEDYTË. Ujemi. §.387. Ujemi i blîmit, qi mêrr mullîsi per sè të cillen barrë, perbahet prej njij babûnie. §.388. Mullîsi kà tager n'ujem, si gjithë i cilli pûntuer në rrogë të mundit. Pûntori don rrogen e vet,