Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/38

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

giâ barrtorve. §.333. Gjithshka t’u dorëzoin mullîsve barrtorët, do t'a mârrin me pergjegj*e. §.334. Po hupi gjâ, dâmi âsht i mullîsit e jo i barrtorit, aq sà u hupi mullîsi, do fu lajë. §.335. "Mullîni e farka e Un me rend." §.336. Me at rend, qi të vîjn barrtorët, mullîsi âsht në detyrë m'u blue barrët, pà pasë para sysh mik e dashamirë. §.337. Mullini i lshuem katundisht ditët e rendit i kà të caktueme. §.338. Po e pat të zon mullîni, blîmi shkon si të vîjn barrtorët, gjlthnji si tê farka, tê kroni e tê trapi. Të gjitha këto ndjekin rendin e t'ardhunit. §.339. Po pate rendin e blîmit té caktuem, nji ditë a gjymës, shkove me blue edhè e gjete xânë, tager ké me ndalë gurin e me i a kputun blîmin, me i a hjekë millët e drithët e me blue vetë. §.340. Nuk pate rendin e blîmit të caktuem, shkove në mullî edhè gjete njiqind barrtorë, do të rrîsh me pritë, a shko në mullî tjeter. NYE I SHTATËDHETËT. Vija e Mullinit. §.341. Vija e muffinit, po kje e bleme me plang, nuk mùnd t'a ulë kush, s'mùnd t'a luej e s'mùnd t'a thajë kush. §.342. Kjo vi, po kje e bleme me âmë e me plang, thirret plangçore, prà, edhè në thafét ara, gurët nuk mùnd t'i thajë kush. §.343. Po kje nji vi, si e mullîjve si e arrnajave, e me ujët e kësaj vije ujten arnâjet e bluejn mullîjt, gurët e mullînit do tjesin në të thàtë e bîmët do të ujten per arrsye qi "Po s'pate shka me korrë, slé as shka bluen." §.344. Sà per brîmë të mullîjsve, pse u thajn gurët e mullijve, qi ata kàn veçanerisht, kanûja nuk u a gjegjë vajin edhè i thotë sè "Per dugâj e per mulli nuk giobiten shokët." §.345. "Vija e mullînit lypë udhen e vet’’. §.346. Udha do të jetë e gjânë tetë kâmbë, sà kû mùnd të kalojë kali me barrë. §.347. Kjo udhë lypet, pse do të kalojë mullîsi me dlirë vin e per me reshtun ujët. §.348. Per të reshtun t'ujit, gjithsà mullîs të jenë, do të dalin zbaslikut në vi, aj, qi të mungoje pa lêje të shokvet (të mullîsvet), do të lajë giobë permbas së premes së mullîsvet. Në két giobë nuk mêrr piesë tieterkush posë mullîsvet. §.349. Po i diq kush ndo'i mullîsit në shpi, kanûja e liron per tetë ditë prej çdo pûne, qi t'a két katundi perbashknisht, e nuk mùnd t'i shkojë kush tê dera, per me i a lypë pûntorin as per katund as per mullî.