Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/33

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.255. Me ndollë vrasa mund në kohë të të damit të kuffjve, a me qillue vrasa nder bari në mal, tui u shty nder vedi per kahë kufiit e kullosës në mal a në bieshkë, atbotë kputet çdo pleqni per kah vendi i kufinit. "Aj mé lypi pashtrakun, un i a ktheva hekurin e çarkun". Aty kû t’u ngulen muranat, jet vendi i kufinit. §.256. Gurët e muranave lesin per kufij per gjithmonë. §.257. Me qillue se vriten dy vetë flakë per tlakë e bukur larg prej shoqi-shoqit, kufini i njanës lagje jet ke murana e njanit. e i tjetres ke murana e tjetrit. §.258. Vendi. qi âsht nderrnjet dy muranave, jet i të dyja lagjeve. §.259. Me ndollë se i vrami nuk rrxohet prej pushket, e i ep zêmer vedit e shtyhet, kû tuj u çue, kû tuj u rrxue rrshanas kah kufini i huej, sado kthellët me hî, aty kû të rrxohet, e i lodhun prej varret, des, i varret murana, ajo muranë jet per kufi, edhepse në vend të huej. §.260. Vendi i jet atij katundi e Flamuri, të cillvet u perkitte i vrami, qi u shty, e s'kà burrë, qi guxon me luejt muranen, qi mbet per kufi, pse u muer me gjak e me rradake të lamun. §.261. Ky tager âsht vetem kùr të vriten per kufij e jo per çdo vrasë. NYE I GJASHTËDHETËT. Kufini i fituem me “Gurapesh” a me rrasë të ngarkueme. (Heret-heret, kùr skà kênë pushka ndoshta, në të dàm të kufive qitej në pûnë gurapeshi per kufije t'aferta, e per të lartat bâhej gadi nji rrasë a gùr sà bindi me nji "kush i del!" d.m.th. me u ngarkue me tê.). §.262. Dy flamuret e ngatrrueme do të gjêjshin ka nji burrë të fuqishem e të dàmt e kufive do t’u lêhej atyne. §.263. Me guraesh: Aj, qi mbrrijte me hjedhë gurin kah vendi i huej mâ larg, aj vênd i jitte flamurit të tij. Mâ çiltas: po e ferfllova gurin un mâ larg, t'a mirrshe at vend ty, po e ferfllove ti, m'a mirrshe vendin. §.264. Me rrasë a gurë të madh në shpinë: tuj ngarkue rrasen a gurin, shtyheshin rnje qi jitshin nen tê. Aj, qi shtyhej mâ larg, vendi i kufinit të flamurit të tij do t’jitte aty. (Si i Nen-nderfandori në Fusha të Lugjeve në Mal Shêjt të bjeshkve t'Oroshit.) NYE I GJASHTËDHETEPARË. Kufini i ngulun me “spatë”. §.265. Po më ngushtoi nevoja me xjerrë ndo'i landë a prej se s'kâm bjeshkë, ase nuk mund të gjêjë aso lande, qi më lypet, rroki latushen (spaten) e hîj në bjeshkë të huej. Mbas krizmes së spatës, vînë rojtarët e bjeshkës edhè më gjêjn tuj trupue arrnej të perhjedhun. §.266. Po u shterngue me të shpejt darnçori, e i punoi fuqija e krahve, edhè i dha spatës tuj e ngulun rnje më tû në trup t'arrnênit, e po s'mund e xueren rojtarët e bjeshkës, kufini i flamurit të këtij, qi e nguli spaten, jitte aty. (Si i kà pasë ndollë Gjokë Buçës s'Kaçinarit me Kushnê.) Oroe: Kufijt e fituem me gjak, me gurapesh e me të ngulun të spatës, do të njehen nder kanune Vigâjsh, per arsye qi per të fituem të tyen kà pûnue fuqija per të shporrë marren e korin. Do të