Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/34

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

kuptohen edhè mâ kjartas, kùr të fillojm me îmtue doket e Maleve t'ona. NYE I GJASHTËDHETEDYTË. Udha e katundit. “Udhët janë drejt e tokës” §.267. "Udha e shtegu nderrnjet dy megjeve lypë pashin e vet". a) Udha e lagjeve të katundit do tjét e gjânë tetë pllâmbë, kater pllâmbë niani, kater tjetri. b) Per të ngulun të gardhit nderrnjet dy arnajve, do të lêhen tetë pllambë: sà njâni sà tjetri. c) Po s'kje udhë katundi, por udha e dy kufijarve, këta, në laçin rrugë nderrnjet, do të lânë ka nji pllambë per shoq, ashtû qi kufini të jesë në mjedis, po s'lân rrugë, gardhin do t'a thurrin zbashkut. d) Po u rrethue vendi me ledh, aq larg kufinit të huei do të fillohet, sà âsht trashsija e ledhit. e) N'u ndertoftë shpija, do të ndertohet larg kufinit të huej sà xên vend streha. f) N'u çilët pusi, do të çilet aq larg, sà mos t'a thithë ujët e pusit të kufijarit, ase sà âsht e gjânë gryka. "Ujët âsht gjaku i tokës." g) Po u vû ullîni a fiku a çdo landë e dobishme, do të vêhet pêsë kambë larg kufinit të huej, po su bajtë, do'vû dhetë kambë larg kufinit. h) Po bîni landa mbrenda kufinit, porsè teper afer kufinit të tjetrit, po s'e shkmesi i zoti, kufijari kà tager me e shkmesë e me largue damin: "Jezullin e huej shkmese, mje kû të mrrîje kmesa". i) Po desht kush me vû ndo 'i landë çfaretdo, dhetë kambë do t'a largojë prei kufinit të huej. j) Landa a péma, qi i bân dam arës së huej me hije, a do t'a zhgulë i zoti, a do t'i a lajë darnin e pervjeçem të zot't t'arës (Malësija e Lezhës). k) Kush t’i presë kuei a lande a pémé rreth shpijet, veç prej mnijet, 500 grosh do t’i lajë të zot't të landës a të pêmës së preme. NYE I GJASHTËDHETETRETË. Udha e madhe. §.268. Udha e madhe do t'jét e gjânë aq, sà mund të kalojë kali me barrë e qét me zgiedhë. §.269. Udha ndjekë dellin, e s'ndalet as mund pritet. §.270. E mira e perbashkët i paravêhet dâmit të veçanët. §.271. Pûna e largon udhen e madhe, porsè s'mund e qesë nujë, kû mbytet bagtija, as në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija". §.272. Po e largove udhen e katundit prej vendit t'and, nuk do t'a terthorzoish shum, edhè mundim e së ndreqmes do t'a hjekish vetë. §.273. Po e ndreqe keq, në të gjet dami ty, e paç per vedi, po e gjet dami tjetrin, ty të zhgarkohet, e do t'epsh arsye permbas damit. §.274. "Udha e Flamurit do të jét e gjânë aq, sà âsht e gjatë shtîja e Flamurit". NYE I GJASHTËDHETEKATERT. Udha e verbët. §.275. Shtegu a kapercyelli a, mbas kanunit, udha e verbët, po kje në kater kufij t’ue, ndryje e token pûnoje. §.276. Po kje shtegu i kênë gjthherë, kû kan kalue kambsorët (shokët e katundit), porsè tuj t'a