Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/32

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.243. Eshtent e vorrit e guri i kufinit faqe Kanunit jânë paraz. Me lueit kufinin âsht nji si me lueit me eshtent e të dekunve. §.244. Aj, qi të hîjë me dà kufij, a me drejtue ndo'i kufi të harrue, do t'a mârrë në shpirt, do të ngarkojë në cup të krahit nji gùr e nii bûcë dheu, e do t’u prije dy shpijave a dy katundeve, a dy Flamurve, tuj ngulë kufinin e ri a tui kallxue shêjet e kufijve të vjeter. §.245. Me gùr e dhé në cup të krahit, plaku, qi prîn në të dàm të kufîjve të vieter, do të perbehet para se të niset. §.246. Mëndyrët e bés mbas Kanunit jânë njekëto: 1) Per ket gùr e dhé (ase per ket peshë), me të cillat e ngarkova vedin, per shka kam pasë ndie prej sa parësh, vêset e kufijve jâné kênë sikurse do të ju diftoj tash, e më sà m'à mêrr mendja e shpirti, s'do t’i randohem kurrnjanes lagje". 2) Ter ket peshë, këtû e këtû kan kênë kufijt e hershem e këtûu po i nguli edhè un. bajsha n'at jetë, në kjofsha tuj iu rrêjtë." 3) Ter ket peshë, e cilla m'u randoftë n'at jetë, njekëtû jânë kênë shêjet e vjetra të kufijve, si më kà pasë kallxue tatgjyshi, kùr ishe carnerdhok e bari dhizësh me 'tê. Aj e kà pasë mârrë n'at jetë, se kufijt jânë këtû e këtû, e per mbas fjalës së tij edhè un po e mârr në shpirt." 4) "Mu randofèt në ket e n'at jetë kjo peshë, mos shkosha me shpirt kah kufijt e vjetër." §.247. Si t'a mârrsh me peshë (si t'a mârrsh gurin e kufinit në krah), s'kà burrë, qi mund t'a luej. §.248. Po i u dha plakut guri e plisi, i vûni në krah e u vû per me diftue kufijt, nuk mund të dalë kush me e ndalë, por i thohet: Prîj prà, e mos pûnojsh me të drejtë, kjo peshë tu randofèt n'at jetë! §.249. Si t'a ngulë kufinin plaku, do të mbajë doren mbi 'tê edhè thotë ai qi e luejtët ket gùr, atij i u randofèt n'at jetë" §.250. Kush t'a luel kufinin me qellim qi me ngatrrue a shpin me shpi. a katundin me katund, a Flamurin me Flamur, i shtym prej së folmesh e së falmesh. po u hetue, posë giobes e faqes së zezë, atij i randohen edhé damet, qi do të shkaktohen prej këtij ngatrrimit. §.251. Po u bâ ndo'i vrasë mbas ngatrrimit të kufinit të luejtun. Ngatrresi do të lajë per giobë 100 desh e i kà, e grîhet katundisht. NYE I PESËDHETETETËT. “Kufini nuk ban lak.” §.252. Per me shporrë çdo pamarrveshtje, kufini s'do të lakojë e s'do të shkojë dredha-dredha, por do të çajë drejt. NYE I PESËDHENANDËT. “Kufini i fituem me gjak.” §.253. Me u shty kush mbrenda kufinit të huej pà diejtë se âsht vendi i huej, e kush s'i shkoi te dera as s'i bâni zâ, per me i thânë se kà kalue ne e huejen, edhè në pasët bâ ndo'i dam në landë a në shkado diten e pengut, s'i vêhet me là gjâ per dame të bâme, veç se del vendit, mbasi duel i huej §.254. Po u kapen per kufij vllazen, a kushrîj, a fisi me fis, a katundi me katund, njiqind me u vrà, veçse fiken, se kufijt nuk luhen. Pengjet e Pleqt do t’i shgatrrojn.