Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore/Pjesa e parë

From Wikisource
Jump to: navigation, search
Preambula Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Pjesa e parë
nga Asambleja e përgjishshme e Kombeve të Bashkuara
Pjesa e dytë



Neni 1[edit]

  1. Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetvëndosjes. Në bazë të kësaj të drejte, ata përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe sigurojnë lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, shoqëror e kulturor.
  2. Për realizimin e qëllimeve të tyre, të gjithë popujt mund të disponojnë lirisht pasuritë e tyre dhe burimet e tyre natyrore, pa cenuar detyrimet që rrjedhin nga bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar, i bazuar në parimin e interesit të ndërsjellë, dhe nga e drejta ndërkombëtare. Në asnjë rast një popull nuk mund të privohet nga mjetet e veta te jetesës.
  3. Shtetet palë në ketë Pakt, përfshirë edhe ata që kanë përgjegjesinë e administrimit të territoreve jo-vetqeverisëse dhe të territoreve nën kujdestari, kanë për detyrë të lehtësojne realizimin e së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe ta respektojnë këtë të drejtë, në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.