Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore/Preambula

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Preambula
nga Asambleja e përgjishshme e Kombeve të Bashkuara
Pjesa e parë



Shtetet palë në këtë Pakt,

Duke marrë parasysh se, në përputhje me parimet e shpallura ne Kartën e Kombeve të Bashkuara, njohja e dinjitetit që u përket të gjithe pjesëtarëve të familjes njerëzore dhe e të drejtave të tyre të barabarta e të patjetërsueshme përbën themelin e lirisë, të drejtësisë dhe të paqes në botë,

Duke njohur se këto të drejta burojnë nga dinjiteti i pandare që i perket çdo njeriu,

Duke njohur se, në perputhje me Deklaratën Universale të të Drejtave te Njeriut, ideali i qenies njerezore të lirë, të ç1iruar nga frika dhe nga mjerimi, nuk mund të realizohet veçse ne rast se krijohen kushte qe do t'i lejojne secilit të gëzoje te drejtat e tij ekonomike, shoqerore e kulturore, si dhe te drejtat e tij civile dhe politike,

Duke marrë parasysh se Karta e Kombeve te Bashkuara u imponon Shteteve detyrimin për të nxitur respektimin universal dhe efektiv të të drejtave dhe lirive te njeriut,

Duke marrë në konsideratë faktin se individi ka detyra ndaj te tjerëve dhe ndaj kolektivit te cilit i përket dhe se ai i duhet te perpiqet te nxisë e të respektojë të drejtat e njohura në këtë Pakt,

U morën vesh per nenet e mëposhtme