Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore/Pjesa e dytë
Appearance
←Pjesa e parë | Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore Pjesa e dytë nga Asambleja e përgjishshme e Kombeve të Bashkuara |
Pjesa e tretë→ |
Neni 2
[edit]- Secili nga Shtetet palë në këtë Pakt zotohet që të veprojë, si me anë të përpjekjeve të veta ashtu dhe nëpermjet ndihmës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht në planin ekonomik e teknik, me maksimumin e burimeve që disponon, për të siguruar progresivisht ushtrimin e plotë të të drejtave të njohura nga ky Pakt me të gjitha mjetet e përshtatshme, përfshirë sidomos marrjen e masave legjislative.
- Shtetet palë në këtë Pakt zotohen të garantojnë që të drejtat e shpallura në të, të ushtrohen pa kurrfarë diskriminimi të bazuar ne racën, ngjyrën, seksin, gjuhën, fenë, opinionin politik ose cilindo opinion tjetër, origjinën kombëtare e shoqërore, pasurinë, lindjen ose çdo gjendje tjetër.
- Vendet në zhvillim, duke patur mirë parasysh të drejtat e njeriut dhe ekonominë e vet kombëtare, mund të përcaktojnë se në çfarë mase ata do të garantojne të drejtat ekonomike të njohura në këtë Pakt për ata që nuk janë shtetas të tyre. .
Neni 3
[edit]Shtetet palë në këtë Pakt zotohen të sigurojnë të drejtën e barabartë të burrit dhe të gruas për të përfituar të gjitha të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore të permendura në këtë Pakt.
Neni 4
[edit]Shtetet palë në këtë Pakt pranojnë se, në gëzimin e të drejtave të siguruara nga Shteti në perputhje me këtë Pakt, shteti mund t'ua nënshtroje këto të drejta vetëm kufizimeve të parashikuara me ligj, në atë masë që pajtohet me natyrën e këtyre të drejtave dhe vetëm për të favorizuar mirëqenien e përgjithshme në një shoqëri demokratike.
Neni 5
[edit]- Asnje dispozitë e këtij Pakti nuk mund të interpretohet sikur i njeh një Shteti, një grupimi ose një individi një të drejtë çfaredo parte ndermarre nje veprimtari ose për te kryer nje veprim qe synon zhdukjen e te drejtave dhe te lirive te njohura ne këtë Pakt ose ne kufizime me te gjera se sa ato te parashikuara ne këtë Pakt.
- Nuk mund te pranohet asnje kufizim apo anullim i te drejtave themelore te njeriut qe jane te njohura ose jane ne fuqi ne çdo vend ne baze te ligjeve, konventave, rregulloreve ose zakoneve, me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ato ose i njeh ne nje shkalle me te vogel.