Statuti Themeltar i Mbretnisë së Shqipnisë

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
Statuti Themeltar i Mbretnisë së Shqipnisë  (1939) 

VIKTOR EMANUELI III
Për Hir të Zotit e për Vullnet të Kombit
MBRET I ITALIS DHE I SHQIPNIS
PERANDOR I ETHIOPIS

Tue pranue ofertën e kunorës së Shqipnis, të vendosun prej Kuvendit Kushtitues të mbledhun në Tiranë me 12 Prill 1939-XVII, kemi marrë përsipër detyrën e naltë të kujdesemi për bijt t’Onë Shqiptarë e ta shpiem edhe këte popull fisnik, përtëritun në shenjën e Liktorit, drejt fatit të tij mà të naltë.

Tue marrë para sysh se për t’u a mrritë këtyne qellimeve asht e domosdoshëme me caktue strukturën e Shtetit në përshtatje me interesat mà të nalta kombëtare, kemi vendosë me i dhurue Popullit t’Onë shqiptar të dashtun nji Statut themeltar, edhe si peng të dashunis s’Onë të kujdesit t’Onë atnuer. Tue u frymëzue prej këtyne ndjenjave.

Kemi dekretue e dekretojmë:

Statuti Themeltar i Mbretnisë së Shqipnisë

(Romë me 3 Qershuer 1939)

I.
Dizpozita të përgjithëshme

Neni 1.

Shteti Shqiptar sundohet prej nji Qeverije monarhike kushtetnore.

Froni trashigohet si mbas ligjës salike prej dinastisë së Madhnis së Tij Viktor Emanuelit III, Mbretit t’Italis e të Shqipnis, Perandorit t’Ethiopisë.

Neni 2.

Flamuri shqiptar asht I kuq me shqiponjën e zezë dykrenëshe në mes me shenjën e Fashit Liktor.

Neni 3.

Gjuha zyratre e Shtetit àsht Shqipja.

Neni 4.

Të gjitha fetë janë të nderume. Ushtrimi I lirë I kultit edhe praktikimit të jashtëm àsht I siguruem, në pëeshtatje me ligjët.

Neni 5.

Fuqija ligjëdhanse ushtrohet prej Mbretit në bashkpunim me Këshillin e Epërm Fashist Korporativ.

Neni 6.

Fuqija përmbaruese I përket Mbretit.

Neni 7.

Drejtësia buron prej Mbretit dhe administrohet n’emnin e Tij prej gjyqtarvet që i emnon Ai.

Neni 8.

Interpretimi i ligjëvet, në mënyrë të detyrueshme për të gjithë, i përkt vetëm pushtetit ligjdhanës.

Neni 9.

Rregullimi i instucioneve bashkijake e krahinore caktohet me ligjë.

II.
Mbreti

Neni 10.

Personi i Mbretit àsht i paprekshem dhe i padhunueshem.

Neni 11.

Mbreti àsht madhor, kur ka mbushë moshën tetëmbëdhetë vjeç.

Gjatë mitunisë së Mbretit ose në rasë se Mbreti madhor për shkak të pamundësisë fizike nuk mundet me mbretnue, pushtetet e Mbretit do t’ushtrohen prej njij Regjenti. Regjenca do t’i përkasë reggenti të Mbretnis s’Italis.

Neni 12.

Mbreti mund t’emnojë nji mëkëmbës të përgjithsëm.

Mëkambësi i përgjithshëm do t’ushtrojë të gjitha pushtetet e Mbretit, përveç atyne që ruen Mbreti shprehimisht për vehte.

Neni 13.

Mbreti àsht kreu mà i naltë i Shtetit; komandon fuqit’ e armatosuna; shpall luftën, lith paqen; ban traktatet ndërkombëtare tue ja njoftue Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ, porsa t’a lejojë interesi e sigurimi i Shtetit.

Neni 14.

Mbreti emon në të gjitha ofiqet e Shtetit.

Neni 15.

Mbreti ban dekretet dhe rregulloret e nevojëshme për zbatimin e ligjëvet, e për të dishiplinue organizimin dhe funksionimin e administratavet të Shtetit.

Kuer e kerkojnë arsye të nji nevoje së ngutëshme e absolute, Mbreti mund të vèjë norma që kanë fuqi ligje. Në këtë rasë dekreti mbretnuer duhet t’i paraqitet Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ për t’u këthye në ligjë.

Neni 16.

Propozimi i ligjëvet i përket Mbretit dhe Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ. Por propozimi i ligjëvet që kanë karate kushtitutor ose që shtojnë shpenzime i përket vetëm Mbretit.

Neni 17.

Mbreti fuqizon dhe shpall ligjët.

Neni 18.

Mbreti mund të bajë falje e të ndryshojë ndëshkimet.

Neni 19.

Mbreti mund të krijojë urdhëna kalorsije e të caktojë statutet e tyne.

Neni 20.

Mbreti mund të japë tituj fisnikije.

Neni 21.

Askush nuk mund të pranojë dekorata, tituj a pensione prej nji Fuqije të huej, pa lejen e Mbretit.

III.
Qeverija e Mbretit

Neni 22.

Mbreti emnon dhe i heq Ministrat Sekretarë të Shtetit. Atà jànë përgjegjës për të gjitha aktet dhe veprimet e Ministrivet të tyne.

Neni 23.

Mbreti kur e sheh të nevojshme, mund të mbledhë dhe të kryesojë Këshillin Ministruer.

Neni 24.

Ministrat sekretar të Shtetit kanë kurdoherë hymje të lirë në Këshillin e Epërm Fashist Korporativ dhe mbi kërkesën e tyne duhet të ndëgjohen.

Neni 25.

Ligjët dhe aktet e Qeveris nuk kanë fuqi, veçse kur janë të veshuna me nënshkrimin e njij Ministri.

IV.
Këshilli i Epërm Fashist Korporativ

Neni 26.

Këshilli i Epërm Fashist Korporativ përbahet nga pjestarët e Këshillit qendruer të Partisë Fashiste Shqiptare dhe nga pjestarët efektivë të Këshillit qendruer t’Ekonomisë Korporative.

Formimi I Këshillit Qendruer të Partisë Fashiste Shqiptare dhe ai i Këshillit qendruer t’Ekonomisë Kombëtare nuk mundet me u ndryshue veçse me ligjë.

Neni 27.

Këshilltarët duhet të kenë këto cilësi:

a) të kenë mbushë moshën 25 vjeç;

b) të gëzojnë të drejtat civile dhe politike;

c) të kenë edhe cilësitë e tjera të kerkueme prej ligjës.

Neni 28.

Kompetenca për të vertetue në se kanë këshilltrët kushtet e pranimit i perket nji komisjoni të përbamë prej Kryetarit dhe prej nenkryetarëvet të Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ.

Neni 29.

Kshilltarët para se të pranohen n’ushtrimin e funksioneve të tyne, bajnë betimin që do t’i jenë besnikë Mbretit, që do të rrespektojnë besnikrisht Statutin dhe ligjët e Shtetit e do ushtrojnë funksjonet e veta me të vetmin qëllim të së mirës së pa ndashme të Mbretit e t’Atdheut.

Neni 30.

Këshilltàrëvet u perket nji shpërblim i përvitshëm qi caktohet me ligjë.

Neni 31.

Këshilltarët bien prej ufiqit, me të ranë nga funksioni i ushtruem n’ato Këshilla që hyjnë për të përbamë Këshillin e Epërm Fashist Korporativ.

Neni 32.

Këshilli i Epërm Fashist Korporativ thirret në mbledhje prej Mbretit. Gjithashtu Mbretit i takon me caktue sessionet dhe me i zgjatë.

Neni 33.

Kryetari dhe nenkryetarët e këshillit t’Epërm Fashist Korporativ emnohen nga Mbreti.

Kryetari i Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ emnon n’ufiqet e tjera të caktueme në Rregulloren e Këshillit t’Epërm.

Neni 34.

Asnji çashtje nuk mund të vihet në rendin e ditës të Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ pa lejen e Mbretit.

Neni 35.

Mbledhjet e Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ mbahen botënisht. Po kur kerkojnë Ministrat Këshilli mund të vendosi fshehtas.

Neni 36.

Vorimet bahen gjithmonë në mënyrë të hapët.

Neni 37.

Projekt ligjët e pëlqyme prej Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ i paraqiten Nbretit për fuqizim.

Mbreti mundë t’a refuzoj fuqizimin. Ai mund të kërkojë edhe nji bisedim të dytë të Projekt ligjëvet.

Neni 38.

Këshilli i Epërm Fashist Korporativ cakton, me nji rregullore të vetën të mbrëndëshme, mënyrën, mbas së cilës duhet t’ushtrojë atributet e veta.

Neni 39.

Këshilli i Epërm Fashist Korporativ ka të drejtë të padisë Ministrat e Mbretit për fajet e bame n’ushtrimin e funksjoneve të tyne dhe t’i shpjerë përpara Gjyqit të Naltë të drejtësië.

V.
Rendi Gjyqsuer

Neni 40.

Organizimi dhe kompetencat e gjykatoreve caktohen me ligjë.

Neni 41.

Gjyqtarët në t’ushtruemit e funksjonevet të veta, janë të pa varun. Ata janë të paluajtëshëm, në përshtatje me ligjin mbi rregullimin gjyqësuer.

Neni 42.

Askush nuk mund të hiqet nga gjyqtarët e tij natyralë. Prandaj nuk do të mundë të krijohen gjykatore të jashtëzakonëshëme, përveç se në rasa të parapame prej ligjës.

Neni 43.

Për te gjykuë Ministrat e paditun prej Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ krijohet Gjyqi i Naltë i drejtësisë.

Ky përbahet prej nandë pjestarësh t’emnuem prej Mbretit. Normat përkatëse mbi rregullimin e Gjyqit të Naltë të drejtësisë dhe mbi ushtrimin e atributevet të tij caktohen me ligjë.

Neni 44.

Udiencat e gjykatorevet në landë civile e penale bahen botënisht në pershtatje me ligjët.

VI.
Të drejtat dhe detyrat e qytetarëvet

Neni 45.

Qytetarët janë të gjithë nji para ligjës: gëzojnë të drejta civile e politike dhe pranohen ndër ufiqe civile e ushtriake, përveç perjashtimevet të caktueme me ligjë.

Neni 46.

Këta, pa dallim, në përpjestim të pasunis së vet, i ndihmojnë barrës së shpenzimevet të Shtetit.

Neni 47.

Askush nuk mund të rëndohet me nji pagesë veçse kur àsht urdhënue me ligjë.

Neni 48.

Shërbimi ushtriak asht i detyrueshëm për të gjithë në pajtim me ligjën mbi ngritjen e ushtrisë.

Neni 49.

Lirija personale asht e sigurueme. Askush nuk mund të kapet e të shtihet ne gjyq, përveç se ndër rasa të parapame prej ligjës dhe ndër forma që urdhëron ajo.

Neni 50.

Banesa asht e padhunueshme. Asnji banesë nuk mundë të shkelet veçse në pshtetje të ligjës dhe në mënyrat qe urdhëron ajo.

Neni 51.

Shtypi asht i lirë, por nji ligjë ndalon shpërdorimin e tijë.

Neni 52.

Të gjitha pronat, pa asnji perjashtim, janë të padhunueshme. Me gjith’atë kuer kerkon interesi botuer i vertetuem ligjisht, mund të cedohen tanësisht ose pjesërisht, me nji shpërblim të drejtë në pajtim me ligjët.

VII.
Dispozita të Fundit

Neni 53.

Çdo ligjë në kundërshtim me këtë Statut bie nga fuqia.

Neni 54.

Ky Statut do të hyjë në fuqi me 4 Qershuer 1939-XVII

Dhanë në Romë me 3 Qershuer 1939.

VITTORIO EMANUELE d.v

Kryeministri: e

Zav.Ministri i P. Botore

Sh. Vërlaci d.v.

Ministri Sekretar i P. K. F

T. Mbroja d.v.

Ministri i Drejtësis:

Xhafer Ypi d.v.

Ministri i P. Të Mbrendshme:

Maliq Bushati d.v.

Ministri i Financavet

Fejzi Alizoti d.v.

Ministri i Arsimit:

Ernest Koliqi d.v.

Ministri i Ekonomis Kombëtare:

Anton Beça d.v.

Fletorja Zyrtare Nr.40 Tiranë, e Shtunde 10 Qershuer 1939


Public domain in U.S.
Public domain in U.S.
This work is in the public domain in the U.S. because it is an edict of a government, local or foreign. See § 313.6(C)(2) of the Compendium of U.S. Copyright Office Practices, 3rd ed. 2014 (Compendium (Third)) . Such documents include "legislative enactments, judicial decisions, administrative rulings, public ordinances, or similar types of official legal materials."

These do not include works first published by the United Nations or any of its specialized agencies, or by the Organization of American States. See Compendium (Third) § 313.6(C)(2) and 17 U.S.C. § 104(b)(5).


A non-American governmental edict may still be copyrighted outside the U.S. Similarly, the above U.S. Copyright Office Practice does not prevent U.S. states or localities from holding copyright abroad, depending on foreign copyright laws and regulations.

English | español | français | italiano | 日本語 | +/−