Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore/Pjesa e pestë
Jump to navigation
Jump to search
←Pjesa e katërt | Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore Pjesa e pestë nga Asambleja e përgjishshme e Kombeve të Bashkuara |
Neni 26
[edit]- Ky Pakt eshte i hapur per nenshkrimin e çdo Shteti anetar te Organizates se Kombeve te Bashkuara ose anetar i çfaredo institucioni te specializuar te saj, te çdo Shteti qe eshte pale ne Statutin e Gjykates Nderkombetare si dhe te çdo Shteti tjeter te ftuar nga Asambljea e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara per t'u bere pale ne kete Pakt.
- Ky Pakt i nenshtrohet ratifikimit dhe instrumentet e ratifikimit do te depozitohen prane Sekretarit te pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
- Ky Pakt do te jete i hapur per aderimin e çdo Shteti te permendur ne paragrafin 1 te këtij neni.
- Aderimi do te behet me ane te depozitimit te nje instrumenti aderimi prane Sekretarit te pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
- Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara i informon te gjitha Shtetet qe kane nenshkruar kete Pakt ose qe kanë aderuar ne te per depozitimin e çdo instrumenti te ratifikimit ose aderimit.
Neni 27
[edit]- Ky Pakt do te hyje ne fuqi tre muaj pas dates se depozitimit prane Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara te instrumentit te tridhjete e peste te ratifikimit ose te aderimit.
- Per secilin nga Shtetet qe do te ratifikoje këtë Pakt ose do te aderoje ne te, pas depozitimit te instrumentit te tridhjete e peste te ratifikimit ose aderimit, ky Pakt do te hyje ne fuqi tre muaj pas dates se depozitimit, nga ana e ketij Shteti, te instrumentit te tij te ratifikimit ose aderimit.
Neni 28
[edit]Dispozitat e ketij Pakti zbatohen: pa kurrfare kufizimi a perjashtimi, ne te gjitha njesite perberese te Shteteve federative.
Neni 29
[edit]- Çdo shtet pale ne këtë Pakt mund te propozoje nje ndryshim dhe te depozitoje tekstin e tij prane Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Sekretari i pergjithshem u transmeton atehere çdo projekt ndryshimi Shteteve pale ne kete Pakt duke u kerkuar t'a informojnë nese deshirojne te thirret nje konference e Shteteve pale për shqyrtimin dhe votimin e ketyre projekteve. Ne rast se te pakten nje e treta e Shteteve deklarohen ne favor te kesaj thirrjeje, Sekretari i Pergjithshem therret Konferencen nen kujdestarine e Kombeve te Bashkuara. Çdo ndryshim i pranuar nga shumica e Shteteve te pranishem me që votojnë ne Konference i shtrohet per miratim Asamblese se pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
- Keto ndryshime hyjne ne fuqi pasi te jene miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara dhe ne qofte se pranohen, ne perputhje me normat e tyre kushtetuese perkatese, nga nje shumice prej dy te tretash te Shteteve pale ne kete Pakt.
- Kur keto ndryshime hyjne ne fuqi, ate jane te detyrueshme per Shtetet pale qe i kane pranuar, ndersa Shtetet e tjera mbeten te lidhura nga dispozitat e ketij Pakti dhe nga çdo ndryshim i meparshem i pranuar prej tyre.
Neni 30
[edit]Pavaresisht nga njoftimet e parashikuara ne paragrafin 5 te nenit 26, Sekretari i Pergjithshem i Organizatës se Kombeve te Bashkuara do te informoje te gjitha Shtetet e permendura ne paragrafin 1 te nenit te lartpermendur:
- Per nenshkrimet e vena ne kete Pakt dhe per instrumentet e ratifikimit dhe te aderimit te depozituara ne perputhje me nenin 26.
- Per daten kur do te hyje ne fuqi ky Pakt ne perputhje me nenin 27 dhe per daten kur do te hyjne ne fuqi amendamentet e piilrashikuara ne nenin 29.
Neni 31
[edit]- Ky Pakt, tekstet e te cilit ne gjuhet angleze, kineze, spanjolle, franceze dhe ruse jane njelloj te besueshem, do te depozitohet ne arkivat e Organizates se Kombeve te Bashkuara.
- Sekretari i pergithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara do t'u transmetoje nje kopje te vertetuar dhe te njejte te ketij Pakti te gjitha Shteteve te permendura ne nenin 26.