Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/96

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

§.1233. Po desht kush me pritë per "krye shndosh" perte javen, të presë: porsé krye tetë ditësh kanûja i a don pûritorin me kênë edhè i Derës së Gjomarkut.

§.1234. Si të des kush, do të dergohen lajmtarët, per me thirré ne mort.

§.1235. Tu bâ gjâmë burrnimi, grrishten edhè tundin krahnorin.

§.1236. Grat vaitoin, por nuk grrishten.

§.1237. Porsa të vêjn kamben në katund të të dekunit miqt, do të vêjn në krye jakzat e gjurdijavet.

§.1238. Kanû âsht me bâ gjâmë mbë të dekunin tri herësh. tuj persritun fjalen "I mjeri unë!" nandë herësh.

§.1239. Burrnimi nuk bertasin mbë gra, por po i biri mbë t'âmen e i vllai nbë të motren.

§.1240. Kur të niset kush per me shktie në mort, nuk thotë "Lamtumirë", as i thotë kush "Udha e marë".

§.1241. Tuj kalue rrâzë vorresh, pûntorvet, qi çilin vorrin, nuk u thohet "puna e mbarë!"

§.1242. Në kjoshin miq, u shndoshin kryet, kjenë shokë, u thonë: "a u lodhët, or juni?"

§.1243. Si shokët e katundit të të dekunit, si miqsija, 'si të pijn kafen, kupzen e pshtesin në tokë, tuj thànë: "Zoti ju dhashët gajret!" - '’Per të mirë" nuk thohet.

§.1244. Të treten ditë mbas deket, kushdo qi të vîjë,lë per "Krye shndosh" si mbas kafjet, si edhè mbas buket thotë: "Zoti ju dhashët gajret! Per të mirë mbas sodit!" - Nuk thohet: "Ju shtrofèt per të mirë!"

§.1245. Gjâmatarët rreshtohen, tuj perba gjymës rrethit me ftyrë kah i dekuni.

§.1246. "Perejellsat me të dekmin nuk mùnd t’i kaloin kuej per derë, posë në kjofët udha e madhe a udhë katundi".

§.1247. Tuj dredhue prej vorresh, s'do të ndalet kush n'udhë, por do të shkoië fill në shpi të të dekunit.

§.1248. Si të mbrrijn n'oborr, u dalin perpara shokët e shpis së të dekunit, u mbajn armët, u qesin ujë duervet pà hi në shpi e u prijn ké treveza, per me hànger Drekë.

§.1249. Pa krye së hàngermit të gjith, nuk do të ngrehet kush prej buke.

§.1250. Si të çohen prej buke, do të dalin jashtë të gjithë e lain duert para derës së shpis në shekë, e cilla do të gjindet plotë me ujë.

§.1251. Miqt, qi grishten ftyre në dekë të mikut nuk do t’i lain faqet e pergjakuna as në shpi, as në katund të të dekunit e as per udhë, por ,si të mbrrijn në shpi të vet.

§.1252. Zija per të dekun të shpis (per burrnim, por jo per gra.) do të mbahet nji vjetë.