Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/97

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

§.1253. Per fmi nuk mbahet zija.

§.1254. Zija hiqet a per ndo’i të kreme, qi lutet me miq, a per ndo'i ditë të motmotit.

§.1255. Në drekë do të gatuej bukë grueja e vêjë.

§.1256. Grueja me burrë nuk mùnd të gatuej në drekë, as me qitë ujë duervet, as me qitë raki e as bukë me thye.

§.1257. Po ju desht grues me burrë të gjall me gatue në drekë, në darsem nuk mùnd të gatuej.

§.1258. Grueja e vêjë nuk mùnd të gatuej në darsem, as nuk mùnd të qesë ujë duervet, as raki, as me thye bukë, as me veshë e me iu afrue nuses.

§.1259. Me ardhë në shpi të prîndes në pasi bija e martueme e me dekë aty n'at kohë, drekët do t’i bajë prîndja. Të prishunat e drekvet do t’i bajë shpija e prîndës e jo e burrit.

§.1260. Po u dha ndo'i ndimë shpija e mikut, kjo xêhet nderë në kanû, por jo detyrë.

§.1261. Me u çue prîndja e me bajtë trupin e dekun të së bîs së vet në shpi të burrit, katundi e giobitë per at siellje shnjerzimi.

§.1262. Né, rrios pasët me sè me shti në dhé të bin e vet prîndja, vllaznija e fisi do t’i apin uhà.

§.1263. Të prishunat e uhat e drekvet do të lahen në krye të mojit, 'si të hîjë i dekuni në dhé, e nuk mund të shtyhen pertej.