Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/66

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

b) Simahorët, qi jâné ata, të cillt i bahen ndimë e krah cubit në nji vjedhni a në çdo mbrapshti, e diten e mbrame, po u hetue vjedhnija, do të lajn gjân e huej si mbas kanûnit e mbas pjesës, qi kàn mârrë. c) Buka âsht niaj plang, kû cubat me gjâ të vjedhun hàn bukè, ase marrin me vedi bukë, edhè perciellen me gjâ të vjedhun. "Cubi e bukdhânsi jânë nji". d) Kjori; e âsht aj, i cilli e strofullon gjân e vjedhun. - "Paras cubi, paras kjori". e) Edhè në mos marrët pjesë në viedhni kjori, ai bahet fajtuer si vetë cubi, pse bahet strofull cubash e vjedhnish. f) Gjurma âsht ferkemi, qi bân gjaja, permbas së cillës udhton i zoti i gjâs së viedhun, tuj e çue gjurmen: a mbrenda kufinit të njij katundi a të njij lagjie, a mbrenda rrethit të nji) shpije, të njij oborri a të njij vathi. - "Gjurma e vûme, giaja gjetun". g) Fmi, brraca e biramela. h) Grabitçori, e âsht aj, i cilli ballas e me perdhûni i a mêrr kuej nji gjâ per ndo'i detyrë. §.769. Po i u duer gjurma në mal të zot't të gjâs së vjedhun, nuk mùnd të kapë as katundin e aferm, as flamurin, porsé, n'i kjafët zêmra mb'at katund, t'a mundojë qi t’i lahet me bé. § 770. Gjurma e prûme mbrenda katundit, po s'mùnd e hetoi cubîn, i zoti i gjâs e lypë mbë katund, e katundi do t'i pergjegjet. §.771. Gjurma e prûme mbrenda njij lagjje të katundit po s'u hetue cubi, ajo lagje do t’i a lajë gjân të zot't. §.772. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpis, t'oborrit, a të vathit, ajo shpi do t’i a lajë gjân të zot't. §.773. Gjurma e prûme mbrenda rrethit të shpis, të oborrit, a të vathit, ajo shpi do t'i a lajë gjân të zot't. §.774. Çdo dâm, viedhni e bracni të bame prej fmîsh, bracash e biramelash, po u hetuen, shpija, së cîllës i perkasin, do t'a lajn. §.775. Parimi i kanûnit âsht: "Shka të bâjn të mêtujt (mêcat), burrnimi i shpis do t'a lajn". §.776. Fmit, bracat e biramelat, edhè ne u gjeshin me bracni në dorë, dora e huej nuk mùnd t’i perkasë (nuk mùnd t’i rrafë),por do të bahen me dije prîndja, e këta do të pergjegjen per'ta. NYE I NJIQINDETREMBDHETËT. Grabitja. §.777. Udha e Zotit s'làn gjâ". §.778. Kanûja s'bân qi të trazohet kush në shteg të vet. Udha e amdhe s'i a kà ndo'i detyrë kuej. §.779. Po i pat kush ndo'i detyrë kuej e nuk i ep arsye, vajin do t'a bajë në katund uhasi, e ky do të biejë në mend detyrsin. §.780. Po u çue kush edhè thei udhen e madhe, tui i a ndalë shtegtarit a kalin, a mushkun, magjarin a ndo'i kâmbë berri, - po su vran aty-peraty - grabitçari bjen në giobë të katundit mbas randsis së faiit e gjân e grabitun do t’i a kthejë të zot't. §.781. Po u çue kush, e vetem prei hamendjet, edhè i grabiti kuei a kàl, a mushk, a màgjar, e së