Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/65

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.756. "Në kopshtë t'êm a ngrefa kurthen a lakun, nuk mùnd të më ndalë kush". §.757. Në kopshtë të thurun miré, po ngrefi kush kurthen a lakun, nuk âsht në detyrë me i u pergjegjë dâmit. §.758. Po e ngrefi kush kurthen në kopsht të shthurun e rà në 'të berri, làn berrin. §.759. Në katund e rreth 'tij, po e ngrefi kush kurthen, - mjé kû kapen gjaj per kullosë - e rà në'të ndo'i kâmbë berri, i zoti i kurthës làn berrin. §.760. Kurtha shtrohet (ngrifet) me të marrmet të diellit, e shkrefet a mblidhet a mblohet mirë me të rame të diellit. §.761. Gjaja e dâme e e mbetun në mal nâten, por rà në kurthë, rreziku âsht i të zot't të gjâs, i zoti i kurthës nuk làn gjâ. §.762. Po u là shtruet kurtha diten, çdo gjâ, qi të biej më 'tê, i zoti i kurthës do t'i pergjegjet dâmit. §.763. Po ràn në kurthë nâten qeni e mica, shkojn hupsë, sepsé kerkojn dhén. §.764. Kurtha e ngrefun në mal, porsé neper shtigje kah kalon gjaja, në rafét ndoi kâmbë berri në 'tê, bariu kà tager me coptue kurthen, e i zoti i saj nuk mùnd t’i lypë arsye. §.765. Po e ngrefî kush kurthen në rrethînë të shpijave të hueja e rà në 'tê gjaja e të zot't të vendit e mbet a me kâmbë të thyeme a edhè cofi në kurthë, i zoti i kurthës do të lajë dy per nji. LIBRI I DHETËT KANUNI KUNDRA MBRAP SHITËVET KRYE I NJIZETËT. HJEKSIJA. §.766. Hjekës thirret aj, i cilli me ndermjetsi të mbrapshtë e per nen dhé i ep ndimë tjetrit per me bâ ndo'i rrênim a ndoi faqe të zezë tjeter në katund të vet. §.767. Hjeksi i shokve: a) per të hikun të grave bjen në gjak e500 grosh do t’i apë katundit per giobë; b) per vrasë bjen në gjak e 500 grosh giobë katundit; c) per cubni e per çdo send, qi të vidhet në katund me bukë, me prije e me msim të hjeksit,si të hetohet, do të lajë gjân mbas kanûnit. KRYE I NJIZETEPARË. VJEDHNIJA. NYE I NJIQINDEDYMBDHETËT. Përcaktimi i vjedhnis. §.768. Në viedhni pershihen: a) Cubi; e âsht aj, i cilli vjedhë me dorë të vet nji kafshë të huejen.