Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/60

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.677. Me kênë të vramë njiqind vetë në njânin krah e në tietrin kurrnji, s'i të hîjë kush ndermjet, pushka do të prâjë, zjarmi do të shuhet. §.678. Me bâ me u qitë poshtë flala e ndermjetsit, ajo lagje, qi të fîlloëj pusken, i a pret mikun ndermjetsit. (Po s'prâni pushka e fjala e gergasa permbas ndermjetsis, perzihet lamshi per mnerë, kryqzohet pushka, e grihen aty per aty.) §.679. Fjalët e dokshme të ndermjetsis jânë: "Leni flalët, or juni, jam ndermjet une! -Prani pushken, burra, un jam nderrnjet mjé ké të mirremi vesht. - Prani pushken, sè katundi..., flamuri... âsht ndermjet!" §.680. Ndermjetsi u mêrr pêgjet të dyja lagjeve, tui u dà diten sè kùr e kû do të mblidhen në kuvend, per me u mârrë vesht. §.681. Po nuk muejt me i ndreqë ndermjetsi, pêgjet e të dy lagieve u lshon në dorë burrave t’urtë, e ky atbotë lirohet e del prej nderrnjetsije. §.682. Ndermjetsija mbaron gjithherë a me të rame diellit a me të mârrun të diellit (me të lem a me prendim të diellit). NYE I NJIQIDTËT. Dorzanija. §.683. Dorzânë thirret aj, i cilli i Iidhet kuej per të pergjegiun të njij detyre, të cillen, po s'e lau në vade të caktueme detyrsi, ky bahet dordhânës. §.684. Uhasi, 'si të két dorzânë, s'kà nevojë me i shkue në derë detyrsit, dorzâni do të pergjegjet per tê: "Dorzânë, dordhânë", thotë kanûni. §.685. Edhè në dekët detyrsi, uhasit s'i prishte gjâ, per detyrë, qi aj i pat këtij, do të pergjegjet dorzâni: "N'dekët detyrsi, rrnofët dorëzani," thotë kanûni. §.686. Me bâ me u pendue dorzâni e me dashtë me dalë dorzânije, kanûja nuk e lên, sepsé: ,, Dorzani nuk hîn per me mbajtë në mend, por per me là". §.687. Dorzani hîn me mirvet, e prandej nuk kà tager me lypë kpucë as të detyrsi as tê uhasi: "Dorzânë e bestàr nuk hîn kush me të holla". §.688. Detyrsi, kùr lypë kend per dorzânë e, per n'i hîfèt ky, faqe burrave i thotë: "Un po të hi dorzânë, por shikjo, sè, po s'e pate nder mend me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme, më kallxo qyshë tashti e të bahem gadi me là per ty. T'a dijshë, sè shnierzim nuk duroj! §.689. Po nuk i u pergjegj detyrsi dorzânit, edhè e lên të lidhë qi të lajë ky prej vedit detyren e tij, dorzâni do t’i a apë pengun uhasit. §.690. Uhasi kà tager me i a dorzue kuejdo at peng, per me xierrë detyren e vet. §.691. Dorzani kà tager me bâ vàj në katund kundra detyrsit të keq, e katundi do t'a ngushtoîë detyrsin qi t'a shperblejë pengun e dorzânit e t’i a dorzojë të zot't. §.692. Po s'i bani gadi të hollat detyrsi vetem prei dhunet e kasnecijet, katundi e giobitë permbas randsis së fajit pré presë të bame.