Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/51

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

"Gjanë e djerrun e gjaqet e hupûna i vên per udhë beja". "A bén, a gjân". §.529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendisë në dishmi të së vertetës. §.530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanûnit të Malevet të Shqypnis si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun bese. §.531. Ben nëgojësh kanûja as s'e pelqen, as s'e tumirë, e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemès qi të bahet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë. §.532. Bej a e Shqyptarit kà dy pûnë para sysh: a) thrret Perendin në dishmi të së vertetës, b) i nënshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja. NYE I TETËDHETENANDËT. Beja mbë “Gur” e beja mbë Kryq e mb’Ungjill. §.533. Beja e Malevet të Shqypnis âsht dy mndyrësh: a)beja mbë "gùr", me Kanû (3), b)beja mbë Kryq a mb'Ungjill. §.534. Beja mbë "gùr" kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet. §.535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prei njij zhgarkimi mohuesi, do të bajë bé a mbë '’gùr", a mbë Kryq e Ungjill. §.536. Betarë a Poronikë njehen disà "dorë bejet", qi do të perkasin Ungiillin, e disà tjerë lehen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini). §.537. Bét mbë "gùr" bahen: a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi; b) per me u lidhë me besë kundra hieksive e trathtive të vendit, c) per me ndêjë gati me u bâ ball kercnimeve e rreziqeve të perbashkta. NYE I NANDËDHETËT. Kush do t’a bajë ben. §.538. "bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr". §.539. Bén do t'a bajë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit. §.540. "Mohi kà bén," - "Mohuesit i bjen beja". §.541. Zhgarkuesit s'i epet beja e nuk i bjen beja, edhèpse ndoshta e kà pà me sy batkeqin a tuj vjedhë a tuj vrà. §.542. Arsyeja e kanûnit âsht të mos t'i epet beja atij, qi kjahet, pse, ké s'i a priton zhgarkimit, s'kishte me i a pritue as bés, veç t'i dalë me mârrë.