Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/52

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.543. Të parit i lêhet të shofé bén e të dytit të baj bén. §.544. Kanûni thotë: "Beja nuk mêrr" e "Mârrsit s'i bjen beja §.545. Porse, tuj kênë sè, mbas parimit të kanûnit: "Cubi âsht me bé mbë krah", si per me i a shndoshë zêmren të zot't të gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanûja kà lânë qi t’i njifet beja me Pornoikë. §.546. S'i epet as s'i gjegjet beja atij, që don me là vendin pà Poronikë, sepsé "Uku e lpîn misht e vet, por të huejin e hàn". §.547. Parimi i kanûnit âsht: "Védin me e là me bé e s'i gjegjesh kuej". NYE I NANDËDHETEPARË. “Beja merr gjan e vet”. §.548. Pak rasë jânë, nder të cillat kanûja e kà pà me udhë me lânë qi të "mârrë beja‘’. §.549. Per gjà në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mùnd të dishmojn edhè tjerët, sè âsht e atij, qi e lypë. §.550. Edhè n'i rafët moh aj, të cillit u giet në dorë gjaja me shêj, kanûja s'i a xên e beja s'i epet. §.551. Po s'u gjegj me i a dhânë gjiânë të zot't, zoti do të bajë bén sè âsht gjaja e tij e gjaja do t’i epet. §.552. Po kjau kush ndo'i detyrë a uhà mbë të dekunin, per të cillat s'din a don me i hupë prîndja e të dekunit, tuj i rà moh, parimi i kanûnît âsht "Mohin per të dekun kanûja s'e xên". §.553. Edhè në két rasë "Beja mêrr", d.m.th. sè zhgarkuesi do të bajë bé. §.554. Per çdo ankesë, qi të bahet mbi të dekun, bej a do të bahet mbi vorr të tij. §.555. Në ditë të dâme si zhgarkuesl si prîndja e të dekunit do të gjinden tê vorri i të dekunit, mbi të cillin kjahet uhaja a detyra. §.556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do ti vêjë mbë cupë të krahit e do të siellet tri heresh rreth vorrit të tê dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso bésh: "Un... kaq e kaq uhà a detyrë kjàj mbi két të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në két e n'at jetë me gùr edhè gjithkah kah kà shkelë kamba e til sà kje gjallë." §.557. Si të bajë két bé zhgarkuesi, uhàn a detyren, qi kjàn mbë të dekunin, do t'a lajn prîndja e tij. NYE I NANDËDHETEDYTË. “Beja per derë”. §.558. Kanùja e kà lânë shtegun të lir qi t'epet beja edhè per derë. §.559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpis n'emen të vet e n'emen të giindes së shpis. §.560. Me bé per derë i zoti i giâs së hupun nuk kà tager me vû në bé edhè giinden shpis, 'si t’i bajë bén i zoti i shpis n'emen të tyne.