Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/4

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.


5.- Me vra kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullis së vendit, ndiqet vetem prej shpis së të vramit; por, në kjoft se asht i katundit të huej, atëher e ndjek edhe Famullija, në të cilin rrogtari kje vra.

NYE I GJASHTËT
Punterija e Kishës.

§. 12. – 1- Me nga kush puntorët e kishës, bjen në giobë të Famullis.
2.- Sado puntorë me pasë për të kenë në punë të kishës gergasi lan vetem nji giobë, por ma të randë.
3.- Gioba, qi merret per ngase të puntoris së kishës, dahet ndermjet kishës e puntorve.

Artikull i dytë.

PJESA NDESHKIMTARE
NYE I SHTATËT.
Amtyra e ndeshkimeve.

§. 13. Kuptimi i ndeshkimit.
Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrihet kuej per të bam.

§. 14. Të caktuemit e ndeshkimeve.
Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhe me të parë të kishës, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bam kundra kishës.

§. 15. Të dhanunat e ndeshkimit.
Fajtori, qi ka fye kishën, ndeshkimi i epet prej krenëve e prej vogjliet.

§. 16. Cilltia e ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra kishës, janë njikëto:
a) Të gjykuemt per dekë;
b) Të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robi;
c) Të djegunt e shpis ;
d) Të Lanunt e tokës djerr a të premt e pemve;
e) Gioba me gja të gjalla ;
f) Gioba me pare.

V.O. mbas kanunit gioba me pare mundet me u la me do gja, tuj dhanë okën e drithit 1 grosh, okën e rakis 5 grosh, e kan e hullis 400 grosh.

NYE I TETËT
Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis së fajit.
§. 17.- 1.- Kush then kishën, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupë. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.
2.- Kush vjedhë gjan e huej e shkon e e mshehë në kishë, pa dije të Famullitarit, i ka detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të marre, e 100 desh e 1 ka giob Bajrakut, posë gjasë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
3.- Kush të vjedhë gjanë e gjallë të kishës, më rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si