gjithkuej.
4.- Kush të vjedhë në qelë a banë të Famullitarit, do të lajë dy per nji gjan e vjedhne, 100 grosh
kishës, per nder të marre, e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.
5.- Aj, qi shan a ven gojë më Meshtar të Famullis perpara popullit, ka 100 grosh giobë kishës, e 100
desh e 1 ka giobë Bajrakut.
6.- Aj, qi i kercnohet a i germushet Famullitarit, do ti laj10 desh giobë.
7,- Kush t’i shpifet Meshtarit në punë të rënd kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka giobë
Bajrakut.
8.- Me vu kush dorë më Meshar, me e rrahë, me e shty a se me pshty, aj digjet e piqet e qitet
jashtavendit, tuj i a lanë token bar (djerr) per disa vjet.
9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Ma teper i digjet shpija, toka i
lihet bar, pemët, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per
kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
10.- Me i folë ndokush keq, a me nga rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se
edhe ma, mbas rendis së fajit.
11.- Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po ke dorasi i katundit, i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka
per giobë.
12.- Me nga kush me fjalë a me punë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
13.- Aj, qi s’i vehet ndeshkimit të kishës e të Kanunit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do
ti marr gjithshka në ket vathë.
LIBRI I DYTË
FAMILJA
KRYE I DYTË
NDERTIMI I FAMILJES.
NYE I NANDËT.
Familja e kuptueme në vedvedi.
§. 18. Percaktimi i familjes.
Familja asht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cilët gjallisin nen nji kulum, qellimi i të cillvet asht të
shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkanbuent e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah
zhvillimi i mendes e i shises.
§. 19. Pjestarët e Familjes.
Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në
fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e
kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke.
§. 20. Tagri, perlimi e detyra e të zot’t të shpis.
Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma të vjetrit nen kulm të shpis a se vllaut të parë; po s’paten
ato veti , qi duhen per me krye ket zyre si e lyp detyra, atbotë zgidhet kuvendisht prej shpjakve njaj,
qi të jet ma i meqem, i urtë e ma kujdestar.
Zot shpije mundet m’u ba edhe njeri i pamartuem.
I zoti i shpis ka tager:
Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/5
Appearance
This page has been validated.