Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/22

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.107. Gjithkush âsht i zoti i pasunis së vet, e aj, i cilli don me lânë gjânë e vet per kishë, âsht i lirë e nuk mund t'a ndalë kush. §.108. Baba edhè në mos pasët djelm, nuk mundet me u lânë bijave as tokë, as plâng, as shpi. §.109. Baba. per të gjallë të vet, kà tager me u falë bijavet të holla. Rraqe, çakla, permbas deket të t'et s'kà tager bija me lypë të falmet e të folmet e t'et. NYE I KATERDHEDYTË. Tagri i kushrinis. §.11O. Kushrinija e të dalunit fare kanë tager me shperblye token e gjânë e të dalunit fare, porsè çmimin e kësaj pasunije do t‘ia dorëzojn Kishës, mbas mendes së të dalunit fare. §.111. Me pasë lânë uhà e detyrë gjaqesh i daluni fare, do të lahen prel pasunish të shperblyeme prej kushrîjsh, e tepricen do t’i a dorëzojn Kishës per shpirt të të dalunit fare. §.112. Me dekë në të papritun i daluni fare, kushrinija, kan tager mbi giâ e pasuni të tij. §.113. Edhè në mos lashtë gjâ me shkrim i daluni fare, kushrinila jânë në detyrë me mendue, per shpirt të tij, po s'e mueren në kujdes ket pûnë kushrinija, fisi e Pleqt e katundit, kùr t'a dajn pasunin e tij, u caktojn se shka do të lânë per Kishë. §.114. Në pasët bija të martueme i daluni fare, e per ne e shperbleshin pasunin e tij kushrinija, në detyrë.jânë me pritë e me i perejellë mbas kanunit. §.115. Po pat dielm, i jati nuk mundet me bâ testamend. §.116. Po diq i ati në të papritun, tuj lânë djalin férishte djepi, kushrinija do t'a mârrë në kujdes pasunin e dialin mje qi të bâhet 15 vjeç. NYE I KATERDHETRETË. Rrogtari. §.117. Zotnija kà urdhnesen, rrogtari ndigjesen. §.118. Rroga lahet mbas vendimit, qi të bâhet ndermiet zotnis e rrogtarit. §.119. Per ndo'i fâj, qi të bâj rrogtari zotnija s'mund i a bâjë giobë rrogen. §.120. Po vodh a vrau kend rrogtari me bukë e me fjalë të zotnis, rrogtari bjen në faj e ne gjak, porsè dâmi âsht i zotnis. e ky do t'a xjerrë së keq rrogtarin. §.121. Po ndodhi cubnija a vrasa ne katund të zotnis, do t'a largojë rrogtarin, porse do t'a percjellë me rrogë të motmotit per arsye qi faji kje i zotnis e jo i rrogtarit. §.122. Po bâni ndo'i mbrapshti rrogtari a në katund të zotnis a jashta këtij, porsè në mende të vet e pà dije të zotnis, dâmin e gioben do t'a hjekë rrogtari, e në dashtë zotnija me e percjellë, rrogen deri n'at ditë do t’ia apë. §.123. Me vrà kend rrogtari në mende të vet, gjakun e çon te shpija e vet.