Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/23

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

§.124. Me vrà kush rrogtarin, bjen nëgjak me shpi të tij, por zotnis i pritet mik. §.125. Me i u mbushë mendja zotnis me e dà rrogtarin, veç pse nuk i pelqen e pà e gletë në faj, rrogen e vietit do t’i a lajë. §.126. Me u dyndë zotnija me plang pre një krahine në nji tjeter, po s'e muer rrogtarin me vedi i a kà detyrë rrogen e vjetit, po s'u gjegj rrogtari me i shkue mbrapa, i a kà rrogen deri n'at ditë. §.127. Po i kcej rrogtarit me u dà prej rroget para vadjet, veç pse i merzitun, zotnija do t’i apë rrogen mje m'at ditë. §.128. Po s'heci mbas andes së zotnis rrogtari, mund t'a dajë, 'se me vû gojë keqas mbë tê e me vû dorë nuk mundet. §.129. Me shà keqas a me rrafé rrogtarin zotnija, e per n'u daftë ky para vadjet, per të rrafme e per të shame do t’i ligjohet. §.130. Brimen e qortimin e zotnis do t'i kaperdîje rrogtari. §.131. Me rrafé rrogtarin dora e huej, ky lypë gjygj e zotnija buken e dhûnueme. §.132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym. §.133. Çdo ndertesë qi të gjindet n'oborr, âsht e njitun me shpi, pse gjindet në hije të saj, po u tye., kà globë e dy per nji. §.134. S'i hîhet kuej në shpi, per pà i bâ zâ n'oborr. §.135. Thirre e, s't'u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë Vande. §.136. Po u shtyne e çile deren, shpija xêhet e thyeme edhè e pruejtun, e cilla kà 500 grosh giobë, e rraqet e hupuna dy per nji. §.137. Kanum thotë: kush Vi a thejë shpin kuej, per nderë të mârrun kà 500 grosh globë. Flamurit (Bajrakut). e prej sendesh të vjedhuna dy per nji të zot't. §.138. Vathi e gjâs kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't. §.139. Vathi i blet-ve kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't. §.140. Çerraniku i tamblit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't. §.141. Koshari i drithit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot't. §.142. Me i a thye kuej shtegun e oborrit, t'arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpije, kà 500 grosh giobë, e të zott pûnen të ndreqme. në kullosë §.143. Bari thirret aj«. qi 1 prîn tufës-g.lâs §.144. Bariu-rrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës té; mos t'i damtoliet as mos Vi bâje dam