Vendime/Mbi akreitmin e bartësëve privat të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës 2008

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search

Duke marrë për bazë raportin e Këshillit Britanik për akreditimin dhe licencimin e universiteteve private por edhe duke u mbështetur në nenin 92 pika 4 dhe nenin 93 pika 4 të Kushtetutës së Republikës, Qeveria e Kosovës mori një vendim nëntë pikësh.

  1. Asnjë bartës privat i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës përveç Universitetit Amerikan në Kosovë, nuk i plotëson kriteret për t’u emërtuar si Universitet.
  2. Asnjë bartës privat i arsimit të lartë në Kosovë nuk i plotëson kriteret për tu licencuar për t’iu dhënë grada universitare .
  3. Asnjë bartës privat i arsimit të lartë të cilët kanë aplikuar nën emërtimet si: Akademi, Fakultet, Institut etj, nuk i plotësohen kushtet për akreditim dhe licencim.
  4. Asnjë bartës privat i arsimit të lartë të cilët kanë aplikuar për akreditim me qëllim licencimi për herë të parë nuk akreditohen e as nuk licencohen.
  5. Bartësve privat të arsimit të lartë të cilët dështojnë të akreditohen për herë të dytë do tu merret licenca.
  6. Asnjë bartës privat i arsimit të lartë nuk i plotëson kushtet për pranimin e studentëve të rijnë në vitin akademik 2008/09.
  7. Të gjithë bartësit privat të arsimit të lartë obligohen të aplikojnë rishtas për akreditim në Agjensionin Kosovar për Akreditim.
  8. Nga 1 tetori 2008 procesi i akreditimit duhet të filloj në të gjitha institucionet private të nivelit fillor dhe të mesëm duke përfshirë edhe Universitetin Publik të Prishtinës.
  9. Vendimi hynë menjëherë.

Burimi i të dhënave[edit]