Statuti i SBASHK-ut
Statuti i SBASHK-ut nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës 2 prill 2022 |
Verzioni zyrtar PDF i Statutit |
STATUTI I SINDIKATËS SË BASHKUAR TË ARSIMIT, SHKENCËS DHE KULTURËS SË KOSOVËS
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës ( në tekstin e mëtejmë SBASHK ), është Federatë Sindikale e regjistruar në MPMS-ë në përputhje me Ligjin nr, 04/L-011 për organizimin sindikal në Kosovë, e cila vepron si organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jofitimprurëse, që përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit, shkencës dhe kulturës me anëtarësim vullnetar. Përkrahë dhe mbron interesat e tyre ekonomike dhe statusin social, të drejtat e punëtorëve dhe anëtarëve të SBASHK-ut, shpreh qëndrimete veta lidhur me ngjarjet karakteristike sociale në vendin tonë dhe në botë. Shoqatat e të papunëve, pensionistët, invalidët dhe grupe të ngjashme në arsim dhe institucionet e tjera të arsimit, mund të bashkohen me anëtarësinë e SBASHK-ut.
SBASHK-u vepron brenda sistemit të Republikës së Kosovës, në frymën e Kushtetutës, Konventave ndërkombëtare, ligjeve,kontratave kolektive, rregulloreve e akteve tjera normative të njohura dhe Programit e Statutit të SBASHK-ut.
-SBASHK-u përfaqëson interesat e anëtarëve të saj në fushat sociale, ekonomike, shoqërore, shkencore, kulturore dhe të tjera.
-Bashkëpunon në parimet e barazisë, reciprocitetit dhe solidaritetit të punës me sindikatat e tjera në vend dhe jashtë vendit si dhe me Organizatata ndërkombëtare të sindikatave simotra në përputhje me angazhimet e tyre programore.
-SBASHK-u përbëhet nga anëtarësia e të punësuarve në lëmin e arsimit, shkencës e kulturës në Republikën e Kosovës të regjistruar vullnetarisht; si në institucionet publike, private dhe të tjera, parashkollor, fillor, të mesëm të ultë, të mesëm të lartë, arsimi special, universitar, dhe shtëpitë e studentëve, si dhe subjekteve të tjera që lidhen me arsimin, shkencën e kulturën.
-SBASHK-u në përputhje me interesat e anëtarësisë, vullnetarisht bashkohet dhe përkrahë aktivitete të tjera sindikale që organizohen nga Federatat dhe Konfederatat Sindikale të Republikës së Kosovës për kryerjen më efikase, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta dhe të përgjithshme të të gjithë të punësuarve.
-SBASHK-u bashkëpunon direkt me sindikatat në aktivitete sindikale në Republikën e Kosovës në mënyrë që me sukses t’i adresojë çështjet me interes të përbashkët.
-SBASHK-u me sindikatat e tjera mund të hyjë në aleanca, të lobojnë, bashkëpunojnë me sindikatat përkatëse dhe sindikatat ndërkombëtare në mënyrë që të kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
-Bashkëpunon me Sindikatat Ndërkombëtare të Arsimit dhe sindikatat tjera në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes Internacionales së Arsimit (EI), anëtare e së cilës është.
Neni 1.
Emërtimi i Sindikatës është: - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë SBASHK.
Neni 2.
Selia e SBASHK-ut është në Prishtinë, Rruga “Agim Ramadani “p.n. Qendra e Studentëve – Drejtoria
VULA E RRUMBULLAKËT, VULA KATRORE DHE EMBLEMA
Neni 3.
1. SBASHK-u ka vulën e rrumbullakët dhe emblemën.
1.1. Vula ka formën e rrumbullakët me emërtimin dhe selinë e SBASHK-ut dhe në mes emblemën.
1.2. Teksti i vulës është i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze: Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës e Republikës së Kosovës - SBASHK dhe The Union of Education, Science and Culture of Repubilic of Kosova.
1.3. Vula katrore ka formën e katërkëndëshit kënddrejtë dhe përmban shënimet nga paragrafi i mëparshëm, me hapësirëtë zbrazët për numrin dhe datën.
2. Emblema e SBASHK-ut ka tri libra të hapur me mbishkrimin SBASHK.
Neni 4
Sindikata ka llogaritë e veta në Bankat e licencuara të Republikës së Kosovës.
Neni 5.
-SBASHK-u është e organizuar në: shoqata sindikale, nivele komunale, dhe nivel qendror.
1. Anëtarësia e SBASHK-ut përbëhet nga të punësuarit në fushat e mëposhtme:
1.1- Arsimi Parauniversitar;
1.2- Arsimi Universitar,
1.3- Shkencë;
1.4- Kulturë;
1.5- Shtëpitë e Studentëve;
1.6- Arsimi i të rriturve dhe të arsimit të të rriturve dhe të rinjve.
2. E drejta e anëtarësimit në SBASHK nuk varet nga: gjinia, raca, origjina kombëtare ose etnike, ngjyra, mosha, shëndeti, paaftësia, feja, mendimi politik ose tjetër, origjina kombëtare ose sociale, statusi familjar, statusi ekonomik, orientimi seksual ose rrethanave të tjera personale.
Neni 6
STATUTI
1. Statuti është normativi i brendshëm ligjor më i lartë i SBASHK-ut.
2. Statuti i SBASHK-ut miratohet, ndryshohet dhe plotësohet nga Kongresi me shumicë votash të të gjithë delegatëve (50%+1).
3. Iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit mund të jap çdo anëtar i SBASHK-ut përmes shoqatës sindikale. Nxitësit e ndryshimeve dhe plotësimeve të statutit mund të jenë shoqatat sindikale, nivelet komunale, nivelet arsimore, Kryesia e SBASHK-ut, Këshilli Drejtues, Komisioni Statutor ose të paktën një e treta e delegatëve të Kongresit.
4. Këshilli Drejtues cakton një afat kohor për propozimet, për ndryshime në nenet e statutit.
5. Pavarësisht nga paragrafi i dytë i këtij neni, ndryshimet në statut, që nuk prekin organizimin e brendshëm të SBASHKut dhe kur gjykohet e nevojshme për funksionimin më të mirë të SBASHK-ut, mund t’i bëjë Këshilli Drejtues me një shumicë prej dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe me pëlqimin e Komisionit Statutor.
Neni 7
ANËTARËSIMI NË SBASHK
1. Anëtar i SBASHK-ut mund të jetë: çdo i/e punësuar në fushat e cekura në nenin 5, që sipas ligjit në fuqi ka plotësuar moshën e punësimit, përveç punëdhënësit.
2. Anëtarësimi në SBASHK bëhet në baza vullnetare, përmes deklarimit me shkrim për pranimin e programit dhe statutit.
3. Gjatë aplikimit për anëtarësim, duhet të jepet deklarata me shkrim si dhe të plotësohet formulari, i cili duhet të këtë emrin dhe mbiemrin, gjininë, datëlindjen, vendbanimin, adresën, profesionin, vendin e punës dhe nënshkrimin e anëtarit.
4. Anëtarit të SBASHK-ut i jepet kartela e anëtarësisë si dëshmi për anëtarësim.
5. Anëtari i SBASHK-ut është i obliguar të paguaj rregullisht anëtarësinë mujore sindikale në shumën të cilën e cakton organi kompetent i SBASHK-ut.
6. Anëtari i një sindikate nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i sindikate tjetër.
7. Me nënshkrimin personal të deklaratës për anëtarësim nga të punësuarit krijohen raporte të të drejtave dhe detyrimeve për anëtarin e SBASHK-ut sipas Statutit.
Neni 8
ZGJEDHJET NË SINDIKATË
1. Të gjithë anëtarët e sindikatës kanë të drejtë të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur.
2. Të drejtën për t’u zgjedhur nuk do ta gëzojnë anëtarët të cilët:
2.1. kanë pozitën e punëdhënësit,
2.2. janë të zgjedhur dhe të emëruar në organet udhëheqëse të pushtetit lokal e qendror,
2.3. janë të zgjedhur në strukturat udhëheqëse të partive politike në nivel lokal e qendror,
2.4. janë të përjashtuar nga SBASHK-u apo të larguar me vullnet në kohëzgjatje prej 4 viteve
3. Anëtarët e zgjedhur mund të japin dorëheqje apo të shkarkohen nga detyra nga organi i cili i ka zgjedhur, apo nga Kryetari i SBASHK-ut, në pajtim me dispozitat ligjore dhe statutore .
Neni 9
NDËRPRERJA E ANËTARËSIMIT NË SBASHK
1. Anëtarit të SBASHK-ut do t’i pushojë anëtarësia sipas Ligjit dhe Statutit në këto raste:
1.1.Kur anëtari largohet nga SBASHK-u me vullnet të shprehur përmes deklaratës me shkrim, përmes fletë ç’anëtarësimit dhe dorëzimit të kartelës sindikale;
1.2.Kur anëtari vepron në kundërshtim me Ligjin, Statutin, vendimet dhe aktet e tjera të SBASHK-ut;
1.3.Kur anëtari nuk e paguan anëtarësinë tre (3) muaj me radhë, përveç kur është në pushim të lehonisë;
1.4.Ndryshon statusin e punës ose kalon në ndonjë punë tjetër, ndryshe nga neni 5;
1.5.Nëse merr pjesë në një aktivitet për shpërbërje të SBASHK-ut, ose mbështet aktivitetet e tilla;
1.6.Nëse bëhet anëtar i sindikatës tjetër apo ndonjë këshilli iniciues për formimin e ndonjë organizate sindikale;
1.7.Nëse ka keqpërdor pozitën brenda organizatës ku punon apo funksionit në SBASHK;
1.8.Në rastin e pensionimit të të punësuarit;
1.9.Kur anëtari vdes.
2. Shoqata sindikale e cila nuk i kryen detyrimet e kuotizimit apo detyrimet e tjera ligjore dhe statutore brenda periudhës tre (3) mujore, përjashtohet nga SBASHK-u;
3. Të dhënat nga paragrafi 2. të këtij neni, do t’i konstatojë shërbimi kompetent financiar i SBASHK-ut.
4. Vendimin për largim nga anëtarësia e SBASHK-ut e ndonjë anëtari, që nuk sillet në pajtueshmëri me statutin dhe rregulloret e SBASHK-ut,e merr Kryetari i SBASHK-ut apo Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARIT
Neni 10
Të drejtat e anëtarit të SBASHK-ut
1. Anëtari i SBASHK-ut, ka këto të drejta:
1.1 Ka ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin, qëndrimet dhe kërkesat e shoqatës sindikale ku vepron;
1.2 Ka të drejtën e mbështetjes financiare dhe solidaritetit, në rast të një keqësimi të gjendjes shëndetësore apo sociale, në pajtim me Rregulloren e Fondit të Solidaritetit nëse ekziston;
1.3 Ka të drejtë për ndihmë juridike falas dhe përfaqësim ligjor falas nga SBASHK-u lidhur me të drejtën e punës;
1.4 Trajnimit dhe aftësimit për punët sindikale;
1.5 Të zgjedh dhe të jetë i zgjedhur në organet sindikale ( nga shoqata deri në SBASHK )
1.6 Të shfrytëzojë vetë të drejtat që dalin nga Kontrata Kolektive dhe mbrojtjes ligjore në rast të moszbatimit të saj;
1.7 Merr pjesë në përpilimin dhe zbatimin e politikave sindikale në nivele përkatëse;
1.8 Edukohet dhe aftësohet për të gjitha veprimet sindikale, që përfshijnë format e veprimit sindikal të SBASHK-ut.
1.9 Të informohen menjëherë e saktë për të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me pozitën materiale dhe sociale përmes kryetarit të shoqatës sindikale ku vepron;
1.10 Merr iniciativë përmes shoqatës sindikatave për të kërkuar përgjegjësi dhe sanksione për anëtarët e organeve të niveleve përkatëse dhe të SBASHK-ut, nëse ata nuk zbatojnë politikat, qëndrimet dhe vendimet e aprovuara të SBASHK-ut;
2. Gëzon të drejta dhe privilegje të tjera që ofron SBASHK-u.
Neni 11
Anëtari i SBASHK-ut i realizon të drejtat e tij sindikale kryesisht në shoqatat sindikale. Në rast se shoqata sindikale e
tij nuk mund të sigurojë mbrojtjen e kësaj të drejte atëherë anëtari iu drejtohet nivelit komunal apo universitar e pastaj
edhe autoriteteve të larta të SBASHK-ut .
Neni 12
Detyrimet e anëtarëve të SBASHK-ut:
Anëtarët e SBASHK-ut obligohen që:
1. Të veprojnë në përputhje me Statutin, rregulloret, vendimet dhe aktet tjera normative të SBASHK-ut,
2. Të marrin pjesë aktivisht në veprimet sindikale;
3. Të paguajnë rregullisht kuotën sindikale në përputhje me Statutin dhe të kujdesen në nivelet përkatëse për qëllimin
dhe përdorimin e saj.
Neni 13
1. Anëtari i cili e ka humbur të drejtën që të jetë anëtar i SBASHK-ut sipas nenit 9, ka të drejtë të ankohet në
Komisionin Statutor të SBASHK-ut brenda 15 ditëve. Me humbjen e të drejtës që të jetë anëtar përfundojnë të
drejtat dhe detyrimet ndaj SBASHK-ut, si dhe e SBASHK-ut ndaj anëtarit.
2. Anëtari i SBASHK-ut, i cili ishte fshirë nga regjistri ose është dëbuar nga anëtarësimi mund të kthehet me kërkesën e
tij ose me iniciativën e shoqatës sindikale përsëri në SBASHK pa të drejtë zgjedhje në organet udhëheqëse për 4 vite.
3. Vendimin për këtë e merr, Kryetari i SBASHK-ut me propozim të shoqatës sindikale në konsultim me organet tjera
të SBASHK-ut
DETYRAT E SBASHK-ut
Qëllimet, objektivat, format dhe metodat e veprimtarive sindikale
Neni 14
Detyrat e SBASHK-ut janë:
1. Mbrojtja e garantuar ligjore e të drejtës për punë dhe të drejtave nga marrëdhënia e punës;
2. Mbrojtja e interesave materiale të anëtarëve;
3. Përparimi i kushteve të punës dhe të jetës;
4. Kontribuon për të adresuar çështjet e strehimit;
5. Informimi objektiv dhe me kohë;
6. Angazhohet për bashkëpunim me ndërmarrje dhe persona të tjerë juridik në funksion të interesave të anëtarëve;
7. Zhvillimi dhe përmirësimi i funksionimit të Kontratës Kolektive;
8. Pjesëmarrja në autoritetet përkatëse shtetërore dhe lokale në fushën e arsimit, shkencës e kulturës
9. Pjesëmarrje në komisione për hartimin e akteve ligjore që kanë të bëjnë me interesin e anëtarësisë si dhe tryeza
10. Forcimi i dialogut social dhe partneritetit me punëdhënësin;
11. Të kontribuoj në edukimin dhe zhvillimin profesional të anëtarëve;
12. Studion dukuritë e mbetjes pa punë të anëtarëve, që shkaktohen nga ndërrimet në organizimin e tërësishëm të
procesit edukativo- arsimor e kulturor dhe merr masa për mënjanimin e atyre dukurive.
13. Angazhohet në ngritjen e pozitës materiale, sociale e kulturore të anëtarësisë.
1.1.1 LIDHJA E KONTRATAVE KOLEKTIVE
Neni 15
Me qëllim të kryerjes së funksionit të vetë, SBASHK-u ka të drejtë ekskluzive që të nënshkruaj Kontrata Kolektive me
Ministritë përkatëse ( MASHTI, MKRS ) dhe asociacione të ndryshme ekonomiko-shoqërore, ku do të precizohen të drejtat
dhe obligimet e ndërsjella.
Neni 16
BURIMET FINANCIARE TË SBASHK-ut
1. Mjetet financiare për fushëveprimin sindikal sigurohen nga:
1.1. kuota e anëtarësisë,
1.2. donacionet e ndryshme,
1.3. ndihmat solidare,
1.4. të hyrat nga prona e SBASHK-ut dhe
1.5. burimet e tjera që nuk janë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe statutore.
2. Punëdhënësi siguron mbledhjen e kuotës së anëtarësisë në mënyrë institucionale. Mjetet nga kuota e anëtarësisë do të
derdhen në xhirollogarinë e SBASHK-ut.
3. SBASHK-u në fund të çdo viti fiskal, sipas dispozitave ligjore në fuqi, bënë një auditim të jashtëm të mjeteve të
shpenzuara ( pasqyrave financiare ).
4. Mjetet financiare të anëtarësisë sindikale barten dhe shpenzohen në formën institucionale në pajtim me vendimin e
organit kompetent të Shoqatës Sindikale ( për shoqatat sindikale ), nivelit komunal apo universitar ( për SKAP apo
SUSHK ose SU ),përkatësisht SBASHK-ut, sipas planifikimit buxhetor paraprak nga secili nivel i organizimit.
Neni 17
1. Lartësia e kuotës së anëtarësisë është 0.5 % e të ardhurave personale neto, ku 0.5% ndahët në:
1.1. 40% shoqatës sindikale;
1.2. 10% sindikatës së nivelit komunal apo universitar;
1.3. 12 % Anëtarësia në BSPK dhe pjesa e mbetur për pushim dhe rekreacion të anëtarësisë;
1.4. 8% Anëtarësia në EI/ETUCE dhe pagesa për trajnime të anëtarëve.
1.5. 30% SBASHK-ut, kurse:
2. Menaxhimi dhe përdorimi i mjeteve rregullohet me rregullore që nxjerr Kryetari i SBASHK-ut, Kryesia apo Këshilli
Drejtues i SBASHK-ut dhe bazuar në paragrafin 1 dhe nënparagrafët e këtij paragrafi, secili përfitues jep llogari për
pjesën e vet sipas këtyre rregulloreve.
MJETET E VEPRIMIT
Neni 18
Me rastin e cënimit të së drejtës së punëtorit, të Kontratave Kolektive ose të mosrespektimit të Ligjit apo akteve tjera
normative nga ana e punëdhënësit, SBASHK-u i përdorë këto mjete presioni:
1. Tërheq vërejtjen dhe zhvillon bisedime lidhur me to;
2. Bën kërkesë me shkrim për respektimin e Kontratës Kolektive dhe të normave ligjore;
3. Ushtron padi në organet përkatëse;
4. Angazhohet që konflikti të zgjidhet përmes institucioneve kompetente;
5. Tërheq vërejtjen e fundit për ndërprerjen e punës dhe merr vendim për hedhje në grevë në bazë të ligjeve në fuqi.
GREVA
Neni 19
1. Greva është mjeti legjitim më i fuqishëm i presionit sindikal për realizimin e të drejtave dhe interesave të anëtarëve.
2. Greva organizohet vetëm atëherë kur dështon çdo përpjekje për t’u arritur marrëveshja ose kur institucioni nuk dëshiron
bisedime.
3. Greva mund të organizohet në nivele: shoqatë sindikale, komunale, nivele arsimore dhe në nivel qendror.
4. Në të gjitha rastet duhet të jepet pëlqimi nga organi përkatës dhe te njoftohet Kryesia e SBASHK-ut gjegjësisht KD i
SBASHK-ut, përveç në rast të një greve në shoqatë sindikale të cilat kërkojnë pëlqimin e Kryesisë së SBASHK-ut.
Neni 20
Iniciativën për hedhje në grevë, varësisht prej kushteve dhe rrethanave, mund ta marrë:
1. Shoqata Sindikale;
2. Niveli Komunal;
3. Nivelet Qendrore të SBASHK-ut.
Neni 21
1. Vendimi për hedhje në grevë në nivel shoqate merret me pëlqimin e ½ të anëtarëve të shoqatës sindikale.
2. Vendimi për hedhje në grevë në nivel komunal merret me shumicë votash, nëse për këtë paraprakisht kanë dhënë
pëlqimin ½ e anëtarësisë në nivelin komunal.
3. Vendimin për hedhje në grevë në nivel vendi e merr Këshilli Drejtues me shumicë votash, ose Kryetari i SBASHK-ut
nëse për këtë paraprakisht kanë dhënë pëlqimin ½ e anëtarësisë në nivel vendi.
4. Të gjitha nivelet që marrin vendim për grevë, duhet ta njoftojnë me shkrim nivelin më të lartë se ai nivel.
Neni 22
1. Për çdo grevë formohet Këshilli Grevist, i cili udhëheq dhe mbikëqyrë grevën.
2. Greva ndërpritet pasi që të përmbushen kërkesat e grevistëve, përkatësisht kur arrihet marrëveshja rreth kërkesave ose
kur vlerësohet nga organi, i cili ka marrë vendim për hedhje në grevë, se vazhdimi i mëtejmë i grevës nuk ka efekt.
Neni 23
Para se të merret vendimi për fillimin e grevës, me qëllim që t’i tërhiqet vërejtja punëdhënësit mund të ndërpritet puna, por
jo më shumë se një ditë pandërpre.
Neni 24
Sindikata siguron kushte të nevojshme materiale për mbajtjen e grevës, ndërkaq anëtarët gjatë kësaj kohe duhet të marrin
pagën e plotë, pasi këtë ja garanton ligji mbi grevën..
1. Për nevojat e përkrahjes materiale të grevistëve mund të formohet fondi i grevës.
2. Mënyra e formimit dhe e përdorimit të mjeteve nga ky fond rregullohet me vendim të veçantë.
ORGANIZIMI
Neni 25
SBASHK-u është i organizuar në këto nivele :
1. Shoqatë Sindikale; (SHS)
2. Nivel Komunal e Universitar;
3. Nivel Vendi
SHOQATA SINDIKALE (SHS)
Neni 26
Shoqata Sindikale është njësia themelore e SBASHK-ut
1. Shoqata Sindikale formohet mbi parimin e një institucioni-një shoqatë sindikale, e cila duhet të ketë se paku 10
anëtarë.
2. Punonjësit nga dy ose më shumë institucione më të vogla, në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni, mund të formojnë
një shoqatë sindikale.
3. Punonjësi i një institucioni, që nuk ka shoqatë sindikale, mund t’i bashkëngjitet një shoqate tjetër sindikale apo të
formojë shoqatë sindikale në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni me punonjës të tjerë që nuk kanë shoqata sindikale.
Neni 27
Organizimi i brendshëm dhe funksionimi i shoqatës sindikale janë të rregulluara me rregullat e shoqatave sindikaletë
institucioneve përkatëse .
1. Shoqata Sindikale është një entitet juridik.
2. Shoqata Sindikale ka llogarinë e saj bankare në kuadër të SBASHK-ut.
Neni 28
Shoqata Sindikale
1. Bënë shqyrtimin e legjislacionit të propozuar që do të ndërmerret në nivel të institucionit përkatës lidhur me pozitën
ekonomike dhe sociale të punonjësve dhe jep një mendim;
2. Mbron të drejtat për punë dhe të drejtat sociale të anëtarëve të shoqatave sindikale;
3. Vendos për greva dhe forma të tjera të veprimeve sindikale në nivel të shoqatës;
4. Shqyrton dhe vendos për propozimet dhe iniciativat e anëtarëve të saj dhe organeve të SBASHK-ut;
5. Monitoron dhe mbikëqyr zbatimin e ligjeve dhe kontratën kolektive në nivel shoqate;
6. Ballafaqohet me ankesat në lidhje me realizimin e të drejtave të punës së anëtarëve;
7. Miraton raportin e përfaqësuesve të shoqatës sindikale dhe ofron udhëzime për punën e tyre;
8. Propozon kandidatët për përfaqësuesit e punonjësve;
9. Propozon masa për të punuar në një mjedis të sigurt të punës;
10. Bënë organizime kulturore, sportive dhe aktivitete të tjera me interes për anëtarësinë;
11. Paguan kuotën sindikale në përputhje me Statutin dhe vendimet e përcaktuara nga SBASHK-u;
12. Zbaton vendimet e organeve të SBASHK-ut;
13. Zgjidh kërkesat e anëtarëve të saj etj.
ORGANET E SHOQATËS SINDIKALE
Organet e Shoqatës Sindikale janë:
1. Kuvendi i Shoqatës Sindikale
2. Kryesia e Shoqatës Sindikale
3. Komisioni Mbikëqyrës i Shoqatës Sindikale
Neni 29
KUVENDI I SHOQATËS SINDIKALE
Neni 30
1. Kuvendi është organi më i lartë i Shoqatës Sindikale.
2. Kuvendi përbëhet nga të gjithë anëtarët e Shoqatës Sindikale. Kuvendi duhet të mblidhet së paku katër herë në vit. Nëse
është e nevojshme mund të thirret më parë me kërkesën e një të tretës së anëtarësisë apo të Kryesisë së Shoqatës
Sindikale.
3. Kuvendi shqyrton rezultatet e Shoqatës Sindikale, miraton raportin e punës dhe atë financiar të kryesisë, përcakton
prioritete e organizimit të aktiviteteve sindikale.
4. Miraton rregullat për punën e Shoqatës Sindikale, zgjedh kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e Kryesisë së Shoqatës
Sindikale dhe Komisionin Mbikëqyrës.
5. Kuvendi i Shoqatës Sindikale zgjedh dhe shkarkon Kryetarin, Nënkryetarin, anëtarët e Kryesisë, delegatët për
Kuvendin e SKAP apo Sindikatës Universitare, Komisionin Mbikëqyrës dhe komisione e përfaqësues tjerë duke u
bazuar në nevojën reale për funksionimin e shoqatës sindikale.
KRYESIA E SHOQATËS SINDIKALE
Neni 31
1. Kryesia e Shoqatës Sindikale përbëhet nga kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e zgjedhur në Kuvendin e SHS nga
anëtarët e Shoqatës Sindikale.
2. Kryetari, Nënkryetari, Anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të SHS zgjedhën nga Kuvendi SHS,
nga radhët e anëtarëve të SHS me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve.
3. Kryetari dhe Nënkryetari i SHS së paku njëri nga ta, të jetë i gjinisë femërore.
4. Kryesia e Shoqatës Sindikale, në emër të anëtarëve të vet, kryen këto punë:
1.1. Monitoron zbatimin e kontratës kolektive në nivel të institucionit, inicion ndryshimet e saj etj.
1.2. Siguron kushtet për informim të rregullt, të plotë dhe të vërtetë të punonjësve anëtarë të SBASHK-ut, për
çështjet që ndikojnë në punën socio-ekonomike e në bazë të ligjeve në fuqi;
1.3. Përgatit programin e punës, raportin vjetor dhe pasqyrat financiare për anëtarësinë;
1.4. Siguron kushte, që anëtarët e Shoqatës të paguajnë detyrimet rregullisht;
1.5. Fondet e Shoqatës Sindikale të përdorën ekskluzivisht për veprimtari sindikale në përpuethshmëri me
rregullat e SBASHK-ut dhe rregullat financiare të Republikës së Kosovës;
1.6. Ballafaqimi me çështje të tjera me interes për anëtarësinë;
5. Kryesia e shoqatës sindikale përbëhet nga 3 deri në 5 anëtarë.
KOMISIONI MBIKËQYRËS I SHOQATËS SINDIKALE
Neni 32
1. Komisioni Mbikëqyrës i Shoqatës Sindikale mbikëqyrë përdorimin e fondeve financiare dhe të tjera dhe e informon
shoqatën sindikale.
2. Komisioni Mbikëqyrë, përbëhet nga anëtarët e zgjedhur nga kuvendi i shoqatës sindikale.
3. Anëtarë të Komisionit Mbikëqyrës, nuk mund të jenë njëkohësisht anëtarët e Kryesisë së Shoqatës Sindikale
dhe anasjelltas.
4. Kuvendi dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale do të marr në konsideratë raportet dhe konkluzionet e Komisionit
Mbikëqyrës.
5. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë.
6. Komisioni Mbikëqyrës ka obligim që së paku një herë në vit të mbikëqyrë financat dhe të përgatis raport të punës. 7. Komisioni Mbikëqyrës i SHS obligohet të informoj Komisioni Mbikëqyrës të SKAP-it gjegjësisht Sindikatës Universitare për punën e vetë.
Neni 33
1. Mandati i Kryesisë së Shoqatës Sindikale dhe Komisionit Mbikëqyrës është katër vjet.
2. Kryetari i Shoqatës Sindikale zgjidhet me mandat 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
3. Puna e kryetarit, nënkryetarit e anëtarëve të kryesisë si dhe Komisionit Mbikëqyrës të Shoqatës Sindikale është vullnetare.
4. Kryetarin e SHS në rast të moszbatimit të vendimeve të organeve të SBASHK-ut apo shkeljeve statutore, përveç Kuvendit të SHS mund ta shkarkon edhe Kryetari i SBASHK-ut me vendim të vetin apo me propozimin e Kryetarit të SKAP apo SUSHK-ut.
NIVELI KOMUNAL
Neni 34
Sindikata Komunale e Arsimit Parauniversitar (SKAP) përbëhet nga:
1. Kuvendi i SKAP-it
2. Kryesia e SKAP-it
3. Komisioni Mbikëqyrës i SKAP-it
KUVENDI I SKAP-it
Neni 35
1. Kuvendi i SKAP-it përbëhet nga kryetarët e të gjitha Shoqatave Sindikale të Arsimit Parauniversitar të një komune.
2. Shoqatat Sindikale që kanë më tepër se 40 anëtarë edhe një anëtarë, e në rast se ka më tepër se 80 edhe dy anëtarë ku së paku njëri nga ta duhet të jetë i gjinisë femërore.
3. Anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit të SKAP të komunës që ata përfaqësojnë dhe e njoftojnë Kuvendin me vendimet dhe punën e KD.
4. Kuvendi duhet të mblidhet së paku tri herë në vit, por nëse është e nevojshme mund të thirret më shpesh.
5. Kuvendin e thërret kryetari, me kërkesën e 1/3- së të anëtarëve të Kuvendit apo Kryesisë së SKAP-it.
6. Kuvendi i SKAP-it, miraton rregullat dhe rregulloren e punës së kuvendit, miraton raportet e punës dhe raportin financiar të kryesisë, përcakton prioritetet e organizimit të aktiviteteve sindikaliste në nivel komune apo të përcaktuar nga niveli qendror.
Neni 36
Kuvendi i SKAP-it zgjedh dhe shkarkon Kryetarin, Nënkryetarin, Kryesinë e SKAP-it, delegatët për Kongresin e SBASHKut nga komuna përkatëse dhe komisione e përfaqësues tjerë duke u bazuar në nevojën reale për funksionimin e tyre.
KRYESIA E SKAP-it
Neni 37
1. Kryetari zgjidhet nga Kuvendi i SKAP-it me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve e cila apo i cili duhet të jetë anëtare apo anëtar i/e Kuvendit të SKAP-it dhe të ketë përvojë në udhëheqje sindikale në nivel shoqatë apo SKAP së paku një mandat.
2. Nënkryetari dhe Anëtarët e Kryesisë zgjedhën nga Kuvendi SKAP-it, nga radhët e anëtarëve të SBASHK-ut të komunës gjegjëse me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve.
3. Kandidatët që votohen për tu zgjedhur, duhet ti marrin mbi 50% të votave të anëtarëve të Kuvendit të SKAP e në rast se edhe pas raundit të tretë nuk arrijnë që të marrin më tepër se 50 % të votave ndërprehet votimi dhe propozohen kandidatë tjerë.
4. Kryesia e SKAP-it përbëhet nga 5-9 anëtarë, varësisht nga numri i Shoqatave Sindikale në atë komunë dhe duhet të jenë të përfaqësuara të dy gjinitë.
5. Kryetari dhe nënkryetari i SKAP-it duhet të jenë njëri nga arsimi parashkollor, fillor dhe i mesëm i ultë, e tjetri nga
arsimi i mesëm i lartë si dhe së paku njëri nga ta të jetë i gjinisë femërore.
6. Kryetari, përgatit raport pune dhe raport financiar dhe i raporton Kuvendit dhe Nivelit Qendror.
7. Kryetarin e SKAP në rast të moszbatimit të vendimeve të organeve të SBASHK-ut apo shkeljeve statutore përveç
Kuvendit të SKAP e shkarkon edhe Kryetari i SBASHK-ut.
8. Mandati i autoritetit në nivel komunal është 4 vjet me mundësi rizgjedhjeje.
KOMISIONI MBIKËQYRËS I SKAP-it
Neni 38
1. Komisioni Mbikëqyrës i SKAP-it, mbikëqyrë përdorimin e fondeve financiare dhe të tjera dhe e informon Kuvendin dhe Kryesinë e SKAP-it.
2. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga anëtarët e emëruar nga Kuvendi i SKAP-it.
3. Anëtari i Komisionit Mbikëqyrës nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar i Kryesisë së SKAP-it dhe anasjelltas.
4. Kuvendi dhe Kryesia e SKAP-it do të marrë në konsideratë raportet dhe konkluzionet e Komisionit Mbikëqyrës.
5. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë.
6. Komisioni Mbikëqyrës ka obligim që së paku një herë në vit të mbikëqyrë financat dhe të përgatis raport të punës.
7. Komisioni Mbikëqyrës i SKAP-it, obligohet të informojë Komisionin Mbikëqyrës Qendror.
NIVELI UNIVERSITAR
Neni 39
Sindikata Universitare ( SU ) përbëhet nga:
1. Kuvendi i SU-it
2. Kryesia a SU-it
3. Komisioni Mbikëqyrës i SU-it
KUVENDI I SU-it
Neni 40
1. Kuvendi i SU-it përbëhet nga kryetarët e të gjitha Shoqatave Sindikale të Universitetit përkatës.
2. Shoqatat Sindikale që kanë nga 40 - 80 anëtarë përfaqësohen në Kuvend edhe me një anëtar shtesë, ndërsa shoqatat që
kanë më tepër se 80 anëtarë përfaqësohen edhe me dy anëtarë.
3. Anëtari i dytë dhe tretë i shoqatës sindikale që përfaqësohet në Kuvend nuk mund të jetë i të njëjtës gjini me kryetarin
e asaj shoqate sindikale.
4. Me punën e Kuvendit udhëheq Kryetari.
5. Kuvendi duhet të mblidhet së paku tri herë në vit. Nëse është e nevojshme mund të thirret më shpesh.
6. Kuvendin e thërret kryetari, me kërkesën e 1/3- së të anëtarëve të Kuvendit apo Kryesisë së SU-it .
7. Kuvendi i SU-it miraton rregullat dhe rregulloren e punës së kuvendit, miraton raportet e punës dhe raportin financiar
të Kryesisë ( nëse disponon fonde financiare ), përcakton prioritetet e organizimit të aktiviteteve sindikaliste në nivel të
universitetit apo të përcaktuar nga niveli qendror.
Neni 41
Kuvendi i SU-it zgjedh Kryesinë e SU-it , delegatët për Kuvendin e SUSHK-ut dhe komisione e përfaqësues tjerë duke u
bazuar në nevojën reale për formimin, gjegjësisht zgjedhjen e tyre.
KRYESIA E SU-it
Neni 42
1. Kryetari, nënkryetari, dhe anëtarët e Kryesisë zgjedhën nga Kuvendi i SU-it, nga radhët e anëtarëve të SBASHK-ut të Universitetit gjegjës me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve.
2. Kryesia e SU-it, përbëhet nga 3-5 anëtarë varësisht nga numri i Shoqatave Sindikale në atë Universitet dhe duhet të jenë të përfaqësuara të dy gjinitë.
3. Kryetari dhe Nënkryetari i SU-it, preferohet të jenë njëri nga stafi akademik e tjetri nga stafi administrativ si dhe së paku njëri nga ta të jetë i gjinisë femërore.
4. Përgatit raport pune dhe raport financiar ( nëse disponon fonde financiare ), dhe i raporton Kuvendit të SU-it
5. Mbledhjet e Kryesisë i thërret dhe udhëheq Kryetari i SU-it.
6. Kryesia e SU-it, sipas nevojës emëron komisione dhe grupe të tjera punuese për çështje të caktuara, në të cilat angazhohen profesionistë të profileve të caktuara, të cilët nuk është e domosdoshme të jenë anëtarë të ndonjë organi sindikal.
7. Mandati i autoritetit në nivel universitar është 4 vjet me mundësi rizgjedhjeje.
KOMISIONI MBIKËQYRËS I SU-it
Neni 43
1. Komisioni Mbikëqyrës i SU-it, mbikëqyrë përdorimin e fondeve financiare, pasurinë sindikale, punën sindikale dhe çështje tjera pasurore të SU-it dhe e informon Kuvendin dhe Kryesinë e SU-it.
2. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi i SU-it.
3. Anëtari i Komisionit Mbikëqyrës nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar i Kryesisë së SU-it dhe anasjelltas.
4. Kuvendi dhe Kryesia do të marrë në konsideratë raportet dhe konkluzionet e Komisionit Mbikëqyrës.
5. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë.
Neni 44
SBASHK-un e përbëjnë:
1. Sindikata e Arsimit Parafillor, Fillor dhe e Mesme e Ultë e Republikës së Kosovës (SAPFK)
2. Sindikata e Arsimit të Mesëm e Lartë e Republikës së Kosovës (SAMK);
3. Sindikata e Universitetev dhe e Shkencës eRepublikës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë (SUSHK);
4. Sindikata e Kulturës e Republikës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë SKK.
Neni 45.
Mënyra e organizimit dhe veprimi i pjesëve përbërëse të SBASHK-ut rregullohet me këtë Statut
Neni 46.
Sindikata e Arsimit Parafillor, Fillor dhe e Mesme e Ultë e Republikës së Kosovës (SAPFK) përbëhet nga:
1. Kuvendi i SAPFK
2. Kryesia e SAPFK
KUVENDI I SAPFK
Neni 47
1. Organi më i lartë i SAPFK është Kuvendi, i cili vepron në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga dokumentet e Kongresit, Këshillit Drejtues dhe Kryesia e SBASHK-ut.
2. Kuvendi i SAPFK përbëhet nga delegatët e Arsimit Parafillor, Fillor dhe i Mesëm i Ultë nga komunat e Kosovës, ku SBASHK-u ka anëtarësi. Të gjitha komunat në Kuvendin e SAPFK-së përfaqësohen me nga dy delegatë, përveç komunat që kanë më pak se katër shoqata sindikale që përfaqësohen me nga një delegat, ndërsa komunat më të mëdha si: ( Prishtina , Prizreni, Ferizaj, Mitrovica, Gjilani, Gjakova dhe Peja) edhe me nga një delegat shtesë.
3. Delegatët duhet të jenë të përfaqësuar me të dy gjinitë dhe kanë mandat 4 vjeçar.
4. Me punën e Kuvendit udhëheq kryetari.
5. Kuvendi zgjedh kryetarin dhe mënkryetarin dhe anëtarët e Kryesisë me kundër kandidat me vota të fshehta.
6. Kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit, janë kryetar përkatësisht nënkryetar të Kryesisë së SAPFK-së, ndërsa kryetari është edhe anëtar i Kryesisë së SBASHK-ut.
7. Kryetari i SAPFK-së për punën e vetë i përgjigjet kryetarit të SBASHK-ut dhe Kuvendit,
8. Kuvendin e thërret kryetari, me kërkesën e 1/3- së të anëtarëve të Kuvendit apo Kryesisë e SAPFK-së
9. Kuvendi mund të punojë nëse në të marrin pjesë më shumë së 1/2 e anëtarëve të tij
10. Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme nëse për të votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm në Kuvend.
11. Kuvendi i SAPFK-së miraton rregullat dhe rregulloren e punës së kuvendit, miraton raportet e punës dhe raportin financiar të Kryesisë ( nëse disponon fonde financiare ), përcakton prioritetet e organizimit të aktiviteteve sindikaliste në nivel të universitetit apo të përcaktuar nga niveli qendror.
Neni 48
Kuvendi i SAPFK-së -së zgjedh Kryesinë e SAPFK-së, dhe komisione e përfaqësues tjerë duke u bazuar në nevojën reale
për formimin, gjegjësisht zgjedhjen e tyre.
KRYESIA E SAPFK-së
Neni 49
1. SAPFK-së e udhëheq Kryesia e përbërë pre 9 (nëntë) anëtarëve dhe duhet të jenë të përfaqësuara të dy gjinitë.
2. Kryesinë e SAPFK-së e përbëjnë përfaqësuesit e 7 rajoneve të propozuar nga delegatët e komunave të rajonit përkatës të cilët i zgjedh Kuvendi i SAPFK-së.
3. Në rast se njëri nga përfaqësuesit e rajoneve largohet nga Kryesia për shkaqe të ndryshme atëherë në Kryesi hyn kandidati tjetër i atij rajoni, që është në radhë për nga numri i votave të firuara në Kuvendin zgjedhor.
4. Kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e Kryesisë zgjedhën nga Kuvendi SAPFK-së, nga radhët e anëtarëve të SBASHKut me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve.
5. Kryetari dhe nënkryetari i SAPFK-së duhet të jenë të regjioneve të ndryshme dhe së paku njëri nga ta të jetë i gjinisë femërore.
6. Kryesia e SAPFK-së miraton rregullat dhe rregulloren e punës së Kryesisë, miraton raportet e punës dhe raportin financiar ( nëse disponon fonde financiare ), përcakton prioritetet e organizimit të aktiviteteve sindikaliste në nivel të SAPFK-së, apo të përcaktuar nga SBASHK-u.
Neni 50
Sindikata e Arsimit të Mesëm e Lartë e Republikës së Kosovës (SAMK) përbëhet nga:
1. Kuvendi i SAMK
2. Kryesia e SAMK
KUVENDI I SAMK
Neni 51
1. Organi më i lartë i SAMK është Kuvendi i cili vepron në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga dokumentet e Kongresit, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e SBASHK-ut.
2. Kuvendin e SAMK e përbëhet nga delegatët e arsimit të mesëm të lartë nga komunat e Kosovës, të cilët zgjidhen nga SKAP të komunës përkatëse nga radhët e anëtarëve të SBASHK-ut të AML dhe atë në çdo 150 anëtarë një delegat.
3. Delegat të Kuvendit të SAMK-së janë edhe anëtarët e Kryesisë të SAMK-së.
4. Delegatët duhet të jenë të përfaqësuar me të dy gjinitë dhe kanë mandat 4 vjeçar.
5. Me punën e Kuvendit udhëheqë Kryetari
6. Kuvendi zgjedh Kryetarin dhe nënkryetarin dhe anëtarët e Kryesisë me kundërkandidat me vota të fshehta.
7. Kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit janë Kryetar përkatësisht nënkryetar të Kryesisë së SAMK-së, ndërsa kryetari është edhe anëtar i Kryesisë së SBASHK-ut.
8. Kryetari i SAMK-se për punën e vetë i përgjigjet Kryetarit të SBASHK-ut dhe Kuvendit,
9. Kuvendin e thërret kryetari , me kërkesën e 1/3- së të anëtarëve të Kuvendit apo Kryesisë së SAMK-së
10. Kuvendi mund të punoj nëse në të marrin pjesë më shumë se 1/2 e anëtarëve të tij
11. Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme nëse për të votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm në Kuvend.
12. Kuvendi i SAMK-së -së miraton rregullat dhe rregulloren e punës së kuvendit, miraton raportet e punës dhe raportin financiar të Kryesisë ( nëse disponon fonde financiare ), përcakton prioritetet e organizimit të aktiviteteve sindikaliste në nivel të universitetit apo të përcaktuar nga niveli qendror.
KRYESIA E SAMK-së
Neni 52
1. SAMK-së e udhëheq Kryesia e përbërë pre 9 (nëntë) anëtarëve dhe duhet të jenë të përfaqësuara të dy gjinitë.
2. Kryesinë e SAMK-së e përbëjnë përfaqësuesit e 7 rajoneve të propozuar nga delegatët e komunave të rajonit përkatës të cilët i zgjedh Kuvendi i SAMK-së
3. Në rast se njëri nga përfaqësuesit e rajoneve largohet nga Kryesia për shkaqe të ndryshme atëherë në Kryesi hyn kandidati tjetër i atij rajoni qe është në radhë për nga numri i votave të fituara në Kuvendin zgjedhor.
4. Kryetari, Nënkryetari dhe Anëtarët e Kryesisë zgjedhën nga Kuvendi SAMK-së, nga radhët e anëtarëve të SBASHKut me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve.
5. Kryetari dhe nënkryetari i SAMK-së -së preferohet të jenë të regjioneve të ndryshme dhe së paku njëri nga ta të jetë i gjinisë femërore.
6. Kryesia e SAMK-së miraton rregullat dhe rregulloren e punës së Kryesisë, miraton raportet e punës dhe raportin financiar ( nëse disponon fonde financiare ), përcakton prioritetet e organizimit të aktiviteteve sindikaliste në nivel të SAPFK-së apo të përcaktuar nga SBASHK-ut.
Neni 53
Sindikata e Universitet dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës, në tekstin e mëtejmë (SUSHK) përbëhet nga:
1. Kuvendi i SUSHK-ut.
2. Kryesia e SUSHK-ut.
3. Komisioni Mbikëqyrës i SUSHK-ut.
KUVENDI I SUSHK-ut
Neni 54
1. Organi më i lartë i SUSHK-ut është Kuvendi i cili vepron në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga dokumentet e Kongresit, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e SBASHK-ut.
2. Kuvendi është organi më i lartë i SUSHK-ut. Kuvendin e përbëjnë delegatët e zgjedhur të të gjitha Universitet dhe institucionet shkencore, anëtare të SBASHK-ut.
3. Delegatët për Kuvendin e SUSHK-ut zgjidhen nga Kuvendet e Sindikatave të Universiteteve gjegjësisht Institucionet Shkencore dhe atë në çdo 40 anëtarë një delegatë.
4. Statusin e delegatit në Kuvendin e SUSHK-ut e kanë edhe anëtarët e kryesisë së SUSHK-ut, dhe kryetari i Komisionit Mbikëqyrës.
5. Me punën e Kuvendit udhëheq Kryetari, Nënkryetari dhe Sekretari i SUSHK-ut.
6. Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretari dhe Komisioni Mbikqyrës zgjedhën nga Kuvendi, kanë mandat prej katër (4) viteve të cilët zgjedhën me vota të fshehta në mesin e dy e më tepër kandidatëve
7. Kuvendi zgjedh delegatët e SUSHK-ut për Kongresin e SBASHK-ut.
8. Kryetari dhe Nënkryetari i Kuvendit, janë kryetar përkatësisht nënkryetar të Kryesisë së SUSHK-ut, ndërsa kryetari është edhe anëtar i Kryesisë së SBASHK-ut.
9. Kryetari i SUSHK-ut për punën e vetë i përgjigjet Kryetarit të SBASHK-ut dhe Kuvendit.
10. Kuvendin e thërret kryetari, me kërkesën e 1/3- së të anëtarëve të Kuvendit apo Kryesisë së SUSHK-ut.
11. Kuvendi mund të punoj nëse në të marrin pjesë më shumë se 1/2 e anëtarëve të tij.
12. Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme nëse për të votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm në Kuvend.
13. Kuvendi, nëpërmjet udhëheqësisë dhe organeve të tij, për shumë çështje me interes për anëtarët, bashkëpunon dhe koordinon punën me asociacionet e ndryshme edukative-arsimore dhe shkencore.
14. Me punën e Kuvendit udhëheq Kryetari.
KRYESIA E SUSHK-ut
Neni 55
1. Kryesia e SUSHK-ut përbëhet nga 11 ( njëmbëdhjetë ) anëtarë: Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe shtatë anëtarë të Kryesisë janë Kryetarët e Sindikatave të Universiteteve dhe një Kryetar i Institucioneve shkencore.
2. Në kryesi duhet të përfaqësohen të dy gjinitë.
3. Takimet e Kryesisë i thërret dhe i udhëheq Kryetari i SUSHK-ut
4. Kryetari, Nënkryetari dhe Sekretari zgjidhën nga Kuvendi SUSHK-ut, nga radhët e anëtarëve të SBASHK-ut me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve.
5. Kryesia e SUSHK-ut miraton rregullat dhe rregulloren e punës së Kryesisë, miraton raportet e punës dhe raportin financiar, përcakton prioritetet e organizimit të aktiviteteve sindikaliste në nivel të SUSHK-ut, apo të përcaktuar nga SBASHK-u.
KOMISIONI MBIKËQYRËS I SUSHK-ut
Neni 56
6. Komisioni Mbikëqyrës i SUSHK-ut, mbikëqyrë përdorimin e fondeve financiare dhe të tjera dhe e informon Kuvendin dhe Kryesinë e SUSHK-ut.
7. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga anëtarët e emëruar nga Kuvendi i SUSHK-ut.
8. Anëtari i Komisionit Mbikëqyrës nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar i Kryesisë së SUSHK-ut dhe anasjelltas.
9. Kuvendi dhe Kryesia e SUSHK-ut do të marrë në konsideratë raportet dhe konkluzionet e Komisionit Mbikëqyrës.
10. Komisioni Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë.
11. Komisioni Mbikëqyrës ka obligim që së paku një herë në vit të mbikëqyrë financat dhe të përgatis raport të punës.
12. Komisioni Mbikëqyrës i SUSHK-ut, obligohet të informojë Komisionin Mbikëqyrës Qendror.
VIII ORGANET E SBASHK-ut
1. Kongresi
2. Këshilli Drejtues ( KD)
3. Kryetari
4. Kryesia
5. Komisioni Mbikëqyrës
6. Komisioni Statutor
Organi më i lartë i SBASHK-ut është Kongresi.
Neni 57
KONGRESI
Neni 58
1. Kongresi është i përbërë nga delegatët, anëtarë të SBASHK-ut, që zgjidhen duke u bazuar në numrin e anëtarëve që paguajnë kuotë sindikale dhe atë:
2. Për çdo 250 anëtarë nga një delegat.
3. Statusin e delegatit në Kongres e kanë edhe: Anëtarët e Kryesisë së SBASHK-ut, anëtarët e KD, Kryetari i Komisionit Mbikëqyrës, Kryetari i Komisionit Statutor dhe Menaxheri i Financave, pa të drejtën e votës, për raportin
e punës dhe sanksionet e organeve në të cilat ata janë anëtarë.
4. Mandati i delegatit është katër vjeçar.
5. Kongresi i rregullt mbahet çdo katër vjet.
6. Kongresi i jashtëzakonshëm, nëse është e nevojshme, mund të mbahet më parë, me kërkesën e 1/3 të delegatëve të Kongresit, me vendim të KD, me vendim të Kryesisë ose Kryetarit të SBASHK-ut.
7. Vendimi për të thirr Kongresin, për kriteret e përzgjedhjes dhe numrin e delegatëve, e merr KD në pajtim me statutin.
8. Me punimet e Kongresit udhëheq Kryetari dhe Kryesia e Punës.
9. Në Kryesinë e punës të Kongresit Zgjedhor, në fazën e zgjedhjeve, nuk mund ta udhëheq ai që është kandidat për
t’u zgjedhur në ndonjë post në Organet Udhëheqëse Qendrore të SBASHK-ut.
Neni 59
Kongresi:
1. Miraton ndryshimet dhe plotësimet e Statutit dhe Programit të SBASHK-ut;
2. Miraton ndryshimet dhe plotësimet e parimeve dhe objektivave të SBASHK-ut;
3. Miraton, plotëson apo i anulon vendimet e KD;
4. E zgjedh ose e shkarkon Kryetarin
5. I zgjedh ose i shkarkon Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës dhe Komisionit Statutor;
6. Miraton raportin e punës dhe atë financiar të SBASHK-ut mes dy Kongreseve;
7. Diskuton dhe miraton raportin e Komisionit Mbikëqyrës.
8. Verifikon miratimin e shpenzimet të miratuara nga Kryesia mes dy kongreseve ( për 4 vite);
9. Miraton planifikimin e buxhetit afatmesëm ( për 4 vite ) mes dy kongreseve;
10. Përcakton drejtimet e veprimtarisë sindikale për periudhën mes dy Kongreseve;
11. Shqyrton vendimin e KD për hyrjen apo daljen e SBASHK-ut nga ndonjë Konfederatë;
12. Shqyrton ankesat dhe parashtresat që i janë drejtuar Kongresit;
13. Miraton rregulloren e punës së Kongresit;
14. Mund të ndryshojë, ose anulojë ndonjë akt normativ apo vendim të Organeve të SBASHK-ut;
15. Zgjedh Kryesinë e punës së Kongresit;
16. Zgjedh Komisionet Verifikuese të Kongresit;
17. Miraton Zgjedhjen e Komisionin Kandidues të Kongresit të zgjedhur nga KD;
18. Zgjedh Komisionin Zgjedhor të Kongresit;
19. Zgjedh edhe Komisione tjera të nevojshme për punën e Kongresit;
20. Verifikon anëtarët e KD sipas propozimit të SKAP-it, SUSHK-ut dhe SK;
21. Nxjerr rezoluta të cilat duhet te zatohen nga organet tjera të SBASHK-ut.
Neni 60
Kongresi për funksionimin më efikas të SBASHK-ut mund të transferojë te Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, Kryetari apo
Kryesia disa kompetenca brenda fushëveprimit të Kongresit.
KËSHILLI DREJTUES
Neni 61
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ( në tekstin e mëtejmë KD ) është organi më i lartë i SBASHK-ut në mes dy Kongreseve.
1. KD-në e përbëjnë: Kryesia e SBASHK-ut, Kryetar i SKAP dhe anëtarët e zgjedhur me propozimin e SKAP-it të komunës përkatëse apo SUSHK-ut, sipas këtij kriteri: Deri në 600 anëtarë - Kryetari i SKAP-it apo nënkryetari i SUSHK-ut, nga 600-1200 anëtarë, - edhe një delegat, nga 1200-1800 anëtarë edhe dy delegatë ku së paku njeri duhet të jetë i gjinisë femërore, dhe mbi 1800 anëtarë edhe tre delegatë, ku se paku dy nga ta të jenë të gjinisë femërore, e duke ruajtur përfaqësimin e nivelit arsimor.
2. Në KD përfaqësohen edhe Shtëpitë Studentore një përfaqësues dhe Kultura me dy përfaqësues.
3. Anëtarët e KD i verifikon Kongresi sipas propozimit të SKAP-it, SUSHK-ut dhe SK bazuar paragrafin 2.
4. KD e thërret Kryetari ose Kryesia e SBASHK-ut e në mungesë të kryetarit e thërret nënkryetari.
5. Mbledhja konstituive e KD duhet të thirret brenda 45 ditëve pas Kongresit.
6. KD thirret të paktën një herë në vit, por sipas nevojës edhe më shpesh.
7. KD mund të thirret edhe me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të KD apo me kërkesën e Komisionit Mbikëqyrës.
Neni 62
Këshilli Drejtues:
1. Verifikon draft-statutin e SBASHK-ut, nëse ka propozime gjatë diskutimit publik dhe ja paraqet Komisionit Statutor;
2. Verifikon projekt- programet e veprimit sindikal të SBASHK-ut.
3. Vlerëson, shqyrton dhe merr qëndrim lidhur me raportin njëvjeçar të punës së SBASHK-ut;
4. Vendos mbi nënshkrimin e Marrëveshjeve Sociale, Kontratës Kolektive dhe deklaratave në përputhshmëri me aktet ligjore;
5. Vlerëson, shqyrton dhe merr qëndrim lidhur me vendimet e Kryesisë së SBASHK-ut;
6. Miraton dhe ndryshon programin vjetor të punës dhe buxhetin për vitin paraprak dhe raporton mbi zbatimin e programit vjetor të punës dhe planit financiar, nëse i është bartur autorizimi nga Kongresi;
7. Cakton datën e mbajtjes dhe rendin e ditës së Kongresit sipas propozimit të Kryetarit apo Kryesisë;
8. Verifikon propozimin e Kryesisë për Komisionin Mbikëqyrës dhe Komisionin Statutor;
9. Propozon kandidatët për organet punuese të Kongresit;
10. Zgjedh Komisionin kandidues të Kongresit;
11. Vendos mbi anëtarësimin apo ç’anëtarësimin e SBASHK-ut në Konfederatë sipas propozim të Kryetarit;
12. Vendos në rast të konfliktit ndërmjet vendimeve të SBASHK-ut, përveç në lidhje me vendimet e Kongresit, Komisionit Mbikëqyrës dhe Komisionit Statutor;
13. Zgjedh Nënkryetarin-ët dhe Sekretarin e Përgjithshëm sipas propozimit të Kryetarit të SBASHK-ut;
14. Miraton rregulloren e punës së KD;
15. E informon anëtarësinë në lidhje me vendimet dhe veprimet e KD;
16. Organizon veprime të përbashkëta të solidaritetit që adresojnë çështjet sociale të punonjësve;
17. Kujdeset për mbrojtjen e plotë të anëtarëve të SBASHK-ut;
18. Merr masa ( rregullisht dhe tërësisht ) për anëtarësim në SBASHK, për pagesën e kuotës sindikale si dhe për sigurimin dhe mbarëvajtjen e fondeve në të gjitha nivelet e organizimit të SBASHK-ut;
19. Organizon forma të ndryshme të veprimit sindikal për të drejtat e anëtarëve të garantuara me Kushtetutë dhe Konventa Ndërkombëtare si dhe greva në nivel kombëtar;
20. Vendos për themelimin e kompanisë, organizatës, nxjerrjen e gazetës, revistës apo koleksionit të SBASHK-ut;
21. Kryen edhe aktivitete të tjera me interes për anëtarët e SBASHK-ut.
Neni 63
KD, për funksionimin efikas të SBASHK-ut mund të transferojë te Kryetari apo Kryesia e SBASHK-ut disa kompetenca brenda fushëveprimit të KD.
Neni 64
Kur kërkesat e arsyeshme të anëtarëve të saj, nuk zgjidhen përmes dialogut dhe veprimeve tjera sindikale;
1. KD i fton shoqatat sindikale, në përputhshmëri me Ligjet dhe Statutin, të ndërrojnë formën e deritashme të veprimit sindikal për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe të përgatiten që të fillojnë grevën e përgjithshme.
2. KD shpall grevë të përgjithshme në përputhje me Ligjet në fuqi me 2/3 e votave të anëtarëve të KD përveç, nëse paraprakisht për grevë janë deklaruar mbi 50% e anëtarësisë e në këtë rast Kryetari i SBASHK-ut e merr vendimin për grevë.
Neni 65
KD thërret një Kongres të jashtëzakonshëm të SBASHK-ut në qoftë se për të deklarohen të paktën 2/3 të anëtarëve të KD.
KRYESIA E SBASHK-ut ( Kryesia )
Neni 66
1. Kryesia përbëhet nga 7 ( shtatë ) anëtarë: Kryetari, Nënkryetari, Sekretari i Përgjithshëm, një përfaqësues për Arsimin Parashkollor, Fillor e i Mesëm i Ultë, një nga Arsimi i Mesëm i Lartë, një nga Arsimi Universitar dhe Shkenca dhe një nga Kultura.
2. Në kryesi duhet të përfaqësohen të dy gjinitë.
3. Takimet e Kryesisë i thërret dhe i udhëheq Kryetari i SBASHK-ut.
4. Niveli Arsimor që ka më pak se 1000 anëtarë nuk përfaqësohet në Kryesi, përveç nëse Kryetari i Nivelit Arsimor shkon me automatizëm.
5. Përfaqësuesit e Niveleve Arsimore dhe Kulturës në Kryesinë e SBASHK-ut janë vullnetar.
Neni 67
1. Kryetari, Nënkryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm zgjidhen duke e respektuar nenin 67 dhe 84
2. Kryetari dhe nënkryetari nuk mund të jenë të njëjtës gjini.
3. Kandidatët për Kryetar duhet të paraqesin para Kongresit programin e punës për mandatin që dëshiron të zgjidhet.
4. Kryetari zgjidhet nga Kongresi në mesin e së paku dy kandidatëve, ndërsa Nënkryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm
i zgjedh KD të propozuar nga Kryetari i SBASHK-ut dhe kanë mandat 4 vjeçar.
5. Kandidatët për Nënkryetar dhe Sekretar të Përgjithshëm duhet të paraqesin para KD programin e punës për mandatin që dëshiron të zgjidhet.
6. Nënkryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm mund të pushohen përkohësisht nga detyara nga Kryetari i SBASHK-ut ku pastaj e paraqet në KD kërkesën për shkarkim në rast të moskryerjes së detyrave që ja përcakton statuti apo të moszbatimit të vendimeve të Kryetarit, Kryesisë apo KD.
Neni 68
Kryesia:
1. Zbaton vendimet e Kongresit dhe KD;
2. Monitoron dhe vlerëson zbatimin e marrëveshjeve shoqërore, Kontratës Kolektive, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore;
3. Vendos për mjetet dhe procedurat e tjera në mungesë të marrëveshjeve shoqërore, kontratës kolektive, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore;
4. Vendos për thirrjen e mbledhjeve të KD, përgatit dhe zbaton vendimet e KD;
5. Miraton, Rregullat e Punës së Kryesisë,
6. Miraton raportin e shpenzimeve vjetore të bazuar në planifikimin e miratuar nga Kongresi e të propozuar nga Kryetari;
7. I raporton KD për punën e vet;
8. Miraton rregullore dhe dokumente tjera relevante për aktivitetet e SBASHK-ut;
9. Miraton rregulloren e përgjithshme mbi të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës për punonjësit në të gjitha nivelet e organizimit të sindikatave;
10. Miraton rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në SBASHK dhe rregullore tjera;
11. Cakton vlerën e poenit për paga;
12. Propozon krijimin e veb-faqes, botimin e revistave, broshurave, etj;
13. Kujdeset për personelin profesional, kadrovik dhe çështje të tjera për punën dhe aktivitetet e SBASHK-ut;
14. Kujdeset për pronat e blera nga fondet në përputhje me rregullat e ndarjes së tarifave;
15. I propozon KD planin vjetor dhe plotësim ndryshimin e planit financiar të miratuar në Kongres sipas nevojës;
16. Merr vendime dhe jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e kontakteve me autoritetet shtetërore qendrore, lokale, joqeveritare dhe ndërkombëtare, si dhe persona të tjerë juridik në fushën e arsimit;
17. Emëron dhe shkarkon grupe punuese për të negociuar dhe lidhur marrëveshje kolektive, si dhe ua jep atyre udhëzimet e duhura për negociatat;
18. Propozon shkarkimin e Kryetarit të SKAP, SUSHK e SK, në rast të shkeljeve statutore apo moszbatimit të vendimeve të organeve të SBASHK-ut, të Kryetarit të SBASHK-ut apo të organet që i kanë zgjedhur.
19. I propozon KD veprim të rregullt dhe të plotë për anëtarësim të anëtarëve, pagesa të kuotës apo politikat destinuese
për përdorimin e fondeve të sindikatave;
20. Bashkëpunon me institucionet e përfaqësuesit sindikal dhe koordinon punën e niveleve komunale të SBASHK-ut,
21. Vendos dhe mban kontakte me sindikatat e tjera në të gjitha fushat;
22. Vendos për propozime, për të ngritur procedura para Gjykatës Kushtetuese;
23. Shqyrton dhe merr vendime lidhur me iniciativat dhe propozimet e anëtarëve dhe organeve të tjera të sindikatave;
24. Emëron përfaqësuesit e SBASHK-ut në organe dhe tjera;
25. Jep opinion mbi ligjet, rregulloret dhe dokumentet e tjera;
26. Miraton vendime të tjera në kuadër të statutit.
KRYETARI
Neni 69
1. Përfaqëson SBASHK-un;
2. Përfaqëson interesat e anëtarëve para autoriteteve dhe institucioneve dhe në takimet sindikale ndërkombëtare;
3. Thërret seanca dhe kryeson punën e KD dhe Kryesisë;
4. Zbaton vendimet, rezolutat dhe konkluzionet e Kongresit, KD dhe Kryesisë;
5. Miraton raportet vjetore financiare sipas planifikimit të miratuare në Kongres dhe i paraqet për miratim në Kryesi;
6. Miraton Planifikimin buxhetor vjetor duke u bazuar në planifikimin e miratuar nga Kongresi;
7. Merr masa të nevojshme për zbatimin e politikave të përcaktuara nga SBASHK-u;
8. Në mbledhjet e KD dhe Kryesisë raporton për punën, aktivitetet dhe realizimin e vendimeve;
9. Siguron zbatimin e vendimeve të KD dhe Kryesisë;
10. Nënshkruan Kontratën Kolektive për sektorin e arsimit;
11. Nënshkruan kontrata të treta, në interes të SBASHK-ut sipas vendimeve të KD apo Kryesisë;
12. Nënshkruan planifikimin vjetor të buxhetit të miratuar nga KD dhe kujdeset për implementimin e tij.
13. Është përgjegjës për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me sindikatat e tjera në Republikën e Kosovës dhe vende të tjera.
14. Udhëheq bashkëpunimin sindikal ndërkombëtar;
15. Kujdeset për edukimin e rregullt të sindikalistëve dhe zyrtarëve të tjerë të sindikatave;
16. Është përgjegjës i fondeve në llogaritë e SBASHK-ut;
17. Obligohet që të informojë menjëherë anëtarësinë dhe opinionin publik për të gjitha vendimet e Organeve të SBASHK-ut;
18. Mban takime të rregullta me Kryetarët e SK të Arsimit Parauniversitar dhe atij Universitar;
19. Vendos për të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e udhëheqësve në SBASHK, në të gjitha nivelet e organizimit;
20. Vendos për çështje të tjera në përputhje me këtë Statut dhe vendimet e KD dhe Kryesisë;
21. Emëron dhe shkarkon Këshilltarët për organizim të brendshëm dhe bashkëpunim ndërkombëtar;
22. Propozon kandidat për Nënkryetar dhe Sekretar të Përgjithshëm;
23. Emëron komisione të ndryshme për punën në SBASHK;
24. Nënshkruan Kontratat e të punësuarve në SBASHK në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm;
25. Cakton personat përgjegjës për mbikëqyrje të zbatimit të kontratave të lidhura nga SBASHK;
26. Shkarkon cilindo nga udhëheqësit e zgjedhur nga shoqata sindikale deri në nivel Qendror, përveç anëtarëve të Komisionit Mbikëqyrës dhe Komisionit Statutor, në rast të shkeljeve Statutore apo moszbatimit të vendimeve të organeve të SBASHK-ut;
27. Përjashton nga SBASHK-u, anëtarin e SBASHK-ut në rastin kur shkel vendimet e organeve të SBASHK-ut ose në mënyrë publike propagandon kundër SBASHK-ut me qëllim të dëmtimit të SBASHK-ut;
28. Plotëson përbërjen e Komisionit Mbikëqyrës dhe Komisionit Statusor në rast se mbetet i zbrazët vendi në komision.
29. Me qëllim të funksionimit sa më efikas të SBASHK-ut, mund të zëvendësoj pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm me Drejtor Ekzekutiv të SBASHK-ut, i cili pastaj ka të njëjtat detyra;
30. Cakton personin përgjegjës për informim;
31. I raporton për punën e vet, Kryesisë, KD dhe Kongresit.
NËNKRYETARËT
Neni 70
1. Në bashkëveprim me kryetarin, kryejnë të gjitha punët dhe detyrat që i angazhon Kryesia dhe Kryetari;
2. Për punën e vetë i përgjigjet Kryetarit dhe KD;
3. Detyrat e veçanta që kryejnë nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë nga nivelet arsimore duhet të përcaktohen me rregullore të Kryesisë.
4. Kryen detyrat Sekretarit të Përgjithshëm në rast të mungesës së tij/saj
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Neni 71
1. Organizon, dhe është përgjegjës-e për përgatitjen e materialeve për mbledhjet e KD, komisioneve dhe organeve nën mbikëqyrjen e KD;
2. Organizon punët për përgatitjen e mbledhjeve të Kryesisë;
3. Organizon dhe koordinon punën e grupeve punuese;
4. Kujdeset për shqyrtimin e kërkesave, njofton palët me qëndrimet e KD apo Kryesisë dhe detyra tjera;
5. Informon anëtarët e SBASHK-ut dhe i udhëzon për punë në të gjitha nivelet e organizimit në pajtueshmëri me vendimet e KD apo Kryesisë së SBASHK-ut;
6. Krijon dhe mban kontakte me sindikat ndërkombëtare në pajtueshmëri me vendimet e KD apo Kryesisë së SBASHKut
7. Ju ofron asistencë të rregullt për trajnime dhe çështje tjera të sindikatës;
8. Koordinon punën me Kryetarët e Sindikatave Komunale, me Arsimin Parauniversitar, Universitar, Shkencën e Kulturën për mbajtjen e Kuvendeve;
9. Asiston me zyrtarë për të kryer planin financiar;
10. Është përgjegjës/e për të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve në SBASHK;
11. Nënshkruan kontratat e të punësuarve në SBASHK në bashkëpunim me Kryetarin;
12. Koordinon punët me juristin për përfaqësimin e SBASHK-ut në kontestet Gjyqësore;
13. Udhëheq diskutimet dhe negociatat me organizatat e tjera përveç nëse Kryesia vendos ndryshe;
14. Kryen edhe punë tjera në përputhje me statutin dhe dokumentet tjera të SBASHK-ut;
Neni 72
Kryetari dhe Nënkryetari duhet të jenë të liruar nga obligimet e punës primare në ndonjë institucion tjetër gjatë mandatit.
Neni 73
1. Kryetarit, Nënkryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm, Anëtarëve të Kryesisë dhe të gjithë personave të zgjedhur në të gjitha nivelet, i pushon detyra më:
1.1.Përfundim të mandatit;
1.2.Pensionim ( mosha 65 vjeç sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212);
1.3.Shkelje të rëndë të Statutit;
1.4.Shkarkimit nga Kryetari i SBASHK-ut apo organi që e ka zgjedhur;
1.5.Dorëheqje;
1.6.Nëse deklarohen të paktën 50%+1 të anëtarëve të Organit ka zgjedhur;
2. Përjashtimisht nga pika 1.2 bëjnë nëse kanë kaluar më tepër se 2/3 e mandatit të cilin mund ta vazhdojnë mandatin deri në Kongresin e rregullt zgjedhor.
Neni 74
1. Në rastet kur Kryetari nuk është në gjendje të kryejë funksionin e tij, funksionin e kryetarit e kryen Nënkryetari;
2. Në rastet e parashikuara në nenin 72 , pika 1.2, 1.3, 1.4 1.5 dhe 1.6 të Statutit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, ushtrues i detyrës është nënkryetari; Zgjedhja e Kryetarit, sipas paragrafit 1. 2 të këtij neni, duhet të bëhet brenda 6 muajve;
3. E njëjta procedurë vlen edhe për Nënkryetar, Sekretarin e Përgjithshëm e Anëtarët e Kryesisë;
4. Kryetari, Nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm e Anëtarët e Kryesisë të zgjedhur kanë mandat deri në Kongresin e rregullt zgjedhor.
KOMISIONI MBIKËQYRËS
Neni 75
1. Komisioni Mbikëqyrës, mbikëqyrë ligjshmërinë e financimit, alokimin dhe përdorimin e fondeve të SBASHK-ut;
2. Komisioni Mbikëqyrës, përbëhet prej tre anëtarëve të cilët në mbledhjen konstituive zgjedhin kryetarin;
3. Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës, nuk mund të jenë anëtarë të KD, e as të Kryesisë;
4. Komisioni Mbikëqyrës, do të veprojë me nismën e vet, me iniciativën e KD, Kryesisë dhe Kryetarit;
5. Komisioni Mbikëqyrës është i pavarur në punën e tij;
6. Dokumentet e Komisionit Mbikëqyrës janë: mendimet interpretimet dhe vendimet.
7. Komisioni Mbikëqyrës, miraton rregullat e veta të procedurës.
8. Monitoron zbatimin e politikave të përcaktuara financiare, kontrollon dhe shqyrton se si bëhet grumbullimi i tëhyrave;
9. Kontrollon menaxhimin e përgjithshëm financiar të SBASHK-ut se a është në përputhje me planifikimin;
10. I raporton Kryesisë, KD dhe Kongresit;
11. Nëse konstaton parregullsi mund të kërkoje thirrjen e Kryesisë apo KD;
12. Ka qasje në të gjitha dokumentet ligjore të SBASHK-ut dhe organet e tij, në të gjitha nivelet e organizimit, të cilat
janë të lidhura me realizimin e objektivave të Komisionit Mbikëqyrës;
13. Anëtarët e Komisioni Mbikëqyrës do të zgjidhen për një mandat prej 4 vjetësh;
14. Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës janë vullnetarë;
KOMISIONI STATUTOR
Neni 76
1. Komisioni Statutor e interpreton Statutin dhe dokumentet tjera të SBASHK-ut;
2. Përkujdeset që rregulloret e punës dhe rregulloret e tjera të niveleve komunale dhe shoqatave sindikale të jenë në harmoni me Statutin e SBASHK-ut;
3. Komisioni Statutor mbikëqyr punën e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e SBASHK-ut;
4. Komisioni Statutor zgjidh ankesat e anëtarëve, shoqatave sindikale, niveleve komunale apo organeve tjera brenda SBASHK-ut në lidhje me:
4.1 Shkeljen e procesit zgjedhor;
4.2 Anulimin e zgjedhjeve sindikale;
4.3 Shkeljen e Statutit;
4.4 Shkarkimin dhe dorëheqjen;
5. Komisioni Statutor merr vendime në mbledhjen e tij brenda 30 ditëve nga marrja e ankesës në procedurë të rregullt;
6. Komisioni miraton rregulloren e punës;
7. Dokumentet që nxjerrë Komisioni Statutor janë konkluzionet dhe vendimet;
8. Dokumentet janë përfundimtare dhe të detyrueshme në qoftë se për ta nuk parashtrohet ankesë brenda afatit të parashikuar;
9. Komisioni statutor ka 5 anëtarë. Në mesin e anëtarëve zgjidhet Kryetari. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Statutor do
të jetë me votim të fshehtë me kundër kandidat në Kongres;
10.Anëtarët e Komisionit Statutor zgjidhen për një mandat prej 4 vjetësh;
11.Anëtarët e Komisionit Statutor janë vullnetarë;
Neni 77
VENDIMMARRJA NË SBASHK
1. Kushti themelor për të vendosur në Shoqata Sindikale dhe në të gjitha organet e SBASHK-ut është shprehja e vullnetit në mënyrë demokratike, në interes të anëtarësisë.
2. Organet e shoqatave sindikale, nivelit komunal, niveleve arsimore dhe të SBASHK-ut mund ligjërisht të vazhdojnë punën nëse në seancë marrin pjesë shumica e anëtarësimit të përgjithshëm dhe vendimet janë të vlefshme, në qoftë se ato janë marrë me votimin e shumicës së të pranishmëve, përveç nëse ndonjë nen i statutit për ndonjë organ të caktuar e parasheh ndryshe.
3. Të gjitha organet e SBASHK-ut para marrjes së vendimeve, qëndrimeve dhe konkluzioneve për çështjet më vitale të veprimtarisë së tij si dhe në dokumentet e karakterit programor dhe statutor, duhet të organizojnë një debat publik me anëtarësinë.
4. Vendimet merren me votim, në përputhje me statutin.
PROCEDURAT E KANDIDATURËS
Neni 78
1. SBASHK-u është i pavarur në menaxhimin e politikës së kuadrove të tij.
2. Anëtari i SBASHK-ut ka të drejtën e vetë-kandidimit, mund të zgjedh dhe të propozojë, të jetë i propozuar dhe i zgjedhur në të gjitha funksionet dhe forumet e organeve nga Shoqata Sindikale deri në SBASHK dhe në Konfederatë Sindikale në Republikën e Kosovës, nëse SBASHK-u është anëtar duke respektuar kriteret e këtij statuti.
3. Për propozimin dhe kryerjen e ndonjë funksioni në Sindikatë, anëtari duhet të paraqes kandidaturën me shkrim.
4. Çdo kandidat i propozuar duhet të deklarohet për pranimin e kandidimit, i cili pastaj fiton të drejtën qe të futet në listën e kandidatëve.
Neni 79
1. Nëse zgjedhjet në Shoqatat Sindikale, nivelin komunal dhe nivelet tjera nuk janë mbajtur në kohën e paraparë me statut, Kryetari i SBASHK-ut do të caktojë një ushtrues detyre të Kryetarit në kohën prej më së shumti 6 muaj.
2. Gjatë kësaj kohe ushtruesi i detyrës së kryetarit duhet t’i organizojë zgjedhjet.
Neni 80
1. Funksionet në organet e SBASHK-ut janë të papajtueshme me funksionet në politikë dhe autoritetet qeverisëse në nivel qendror e lokal.
2. Kryetarët e sindikatave në të gjitha nivelet nuk mund të jenë në listat zgjedhore të partive politike, në zgjedhjet lokale dhe qendrore në Republikën e Kosovës.
ZGJEDHJET NË SBASHK
Neni 81
1. Zgjedhjet e rregullta në shoqata sindikale kryhen çdo 4 vite, në bazë të vendimit për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
2. Shoqatat Sindikale me rregullat e tyre e rregullojnë mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të organeve të tyre, në përputhje me Statutin e SBASHK-ut.
3. Kuvendet zgjedhore të Sindikatave Komunale dhe Universiteteve mbahen pas mbajtjeve të zgjedhjeve në shoqata sindikale.
4. Kuvendet zgjedhore të SAPFK, SAMK, SUSHK dhe SK mbahen pas mbajtjeve të zgjedhjeve në SK të Arsimit Parauniversitar dhe Sindikatave të Universiteteve.
5. Zgjedhjet në të gjitha nivelet për të gjitha pozitat udhëheqëse dhe anëtarë të forumeve të SBASHK-ut bëhen me votim të fshehtë ndërmjet dy ose më shumë kandidatëve.
6. Është e drejtë e çdo anëtari të iniciojë dorëheqjen ose shkarkimin e udhëheqësve ose anëtarëve të organeve sindikale. Iniciativa duhet të dorëzohet me shkrim me një shpjegim nga organi që ky anëtar i takon, përmes shoqatës sindikatave të tij.
7. Zgjedhjet e parakohshme kryhen në bazë të vendimeve të miratuara të Shoqatave Sindikale, Nivelit Komunal dhe SBASHK-ut.
Neni 82
1. Për pozitat udhëheqëse dhe anëtarë të forumeve të SBASHK-ut propozohen kandidatët të cilët zotërojnë aftësi dhe njohuri për përmbushjen e interesave të anëtarësisë dhe mbrojtjen e të drejtat e tyre, që posedojnë zotësi organizative dhe zotësi tjera për punë sindikale dhe si të tillë gëzojnë reputacion e besim te anëtarësia.
2. Iniciativa për propozimin e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni mund të iniciojnë edhe organet në nivele më të larta
të SBASHK-ut.
3. Anëtarët e SBASHK-ut mund të kryejnë vetëm një funksion në Organet e SBASHK-ut, nëse Statuti i SBASHK-ut nuk e definon ndryshe apo Kryetari i SBASHK-ut nuk ka vendos ndryshe me vendim të posaçëm.
Neni 83
1. Kandidatin për Kryetar të SBASHK-ut e propozon: KD, Kryesia, Kuvendi Komunal apo Shoqata Sindikale.
2. Kandidat për Kryetar mund të propozohet, një anëtar i cili në periudhën e kaluar ka marrë pjesë në mënyrë aktive në punët e SBASHK-ut, në nivelin komunal apo qendror dhe që ka së paku 5 vjet anëtarë i SBASHK-ut dhe përvojë pune në institucionet që SBASHK-u ka anëtarësi.
3. KD i përcakton kriteret për kandidat, hyrjen në procedurën e zgjedhjes për Kryetar si dhe kohën e paraqitjes së kandidaturave, bazuar në Statutin e SBASHK-ut.
Neni 84
1. KD konstituohet pas Kongresit, sipas kritereve të përcaktuara me këtë Statut.
2. Vendimin për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve e merr KD dhe zbatohet nga organet e SBASHK-ut.
3. KD shpall zgjedhjet për të gjitha organet e SBASHK-ut, në të gjitha nivelet në afat prej së paku 60 ditëve para skadimit të mandatit të organeve Qendrore.
PROCEDURA E ZGJEDHJEVE
Neni 85
1. Zgjedhjet në SBASHK janë me votim të fshehtë.
2. Zgjedhjet në të gjitha nivelet i bën Komisionin Zgjedhor. Komisioni Qendror Zgjedhor zgjidhet nga KD së paku 60 ditë para fillimit të zgjedhjeve të rregullta. Komisioni Zgjedhor emëron organet që i menaxhojnë zgjedhjet.
3. Zgjedhjet janë të vlefshme nëse kanë votuar shumica e anëtarëve me të drejtë vote.
4. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të anëtarëve prezent, zgjidhet .
5. Për fillimin dhe mbarimin e mandatit të organeve të shoqatave sindikale, me propozim të Kryetarit të SBASHK-ut vendos KD dhe nxjerr vendimin për shpalljen e zgjedhjeve.
6. Mandati i të gjitha organeve tjera, fillon dhe mbaron me ditën e mbajtjes së Kongresit.
7. Në zgjedhje, zgjidhen anëtarët dhe organet e SBASHK-ut me një mandat që e përcakton ky statut.
8. Procedura për zgjedhje të parakohshme është e njëjtë si procesi zgjedhor i rregullt.
9. Organet e SBASHK-ut në përgjithësi ose të anëtarëve të këtyre organeve do të shkarkohen në të njëjtën mënyrë që vlen për zgjedhje përveç nëse është cekur ndryshe në këtë statut.
10.Nëse kandidati në tri raunde nuk merr votat e nevojshme, ndërpritet votimi për të vazhduar në një afat jo me gjatë se 15 ditë dhe ndërrohen kandidatët.
Neni 86
1. Udhëheqësit ose anëtarit të ndonjë organi të SBASHK-ut i ndërpritet mandati:
1.1.Pas skadimit të mandatit;
1.2.Përfundimi i anëtarësimit në SBASHK;
1.3.Me kërkesën e tij;
1.4.Shkeljet e rënda statutore
1.5.Shkarkim nga Kryetari i SBASHK-ut apo organi që e ka zgjedhur;
1.6. Dorëheqja;
1.7.Daljes në pension ( mosha 65 vjeç sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212 ).
2. Në rastet e ndërprerjes së mandatit të udhëheqësit apo anëtarësisë të ndonjë organi sindikal, udhëheqësi apo anëtari i sapozgjedhur ka mandat deri në zgjedhjet e rregullta.
Neni 87
1. Dorëheqja duhet të paraqitet te organi apo në të cilën është kryer funksioni.
2. Vendimi për shkarkimin, miratohet nga organi kompetent i SBASHK-ut me votim të hapur.
3. Para marrjes së një vendimi për shkarkimin të udhëheqësit apo anëtarit, jepen arsyet për shkarkimin e tij.
FINANCIMI
Neni 88
1. Baza materiale për operimin dhe funksionimin e SBASHK-ut, janë fondet e burimeve nga kuota sindikale, donacione dhe të tjera.
2. Kuota sindikale paguhet nga shoqatat sindikale, kurse SBASHK-u krijon kushte për ndalesë të kuotës sindikale përmes listës së pagave.
3. Shoqatat sindikale mund të përcaktojnë një sasi më të lartë të kuotës sindikale me kusht që pjesa mbi % e përcaktuar me këtë statut të mbetet për nevoja të shoqatës.
4. Përdorimi i të hyrave nga kuota sindikale, përdoret në mënyrë rigoroze sipas Rregullores së miratuar nga Kryesia e SBASHK-ut dhe secili nivel i organizimit jep përgjegjësi për menaxhimin e pjesës qe i takon për menaxhim.
5. Anëtari nuk mund të kërkon rimbursim të kuotës sindikale në asnjë rrethanë.
Neni 89
SBASHK-u ndjek procedurat për çështjet financiare në përputhje me ligjet dhe standardet e përcaktuara në Republikën e Kosovës.
INFORMACION
Neni 90
1. SBASHK-u informacionin dhe edukimin mund ta bëjë përmes hapjes së një Qendre për Arsim e informim.
2. Organizimi i punës dhe juridiksioni i Qendrës duhet të themelohet nga KD me akt të veçantë.
3. Të gjitha organet e SBASHK-ut dhe organizatave tjera që verpojnë në kuadër të SBASHK-ut orgainzojnë seminare, punëtori, kurse etj. Janë të obliguara të raportojnë që punën e tyre, të sigurojnë informacione të sakta dhe të plota në kohë reale
4. KD dhe Kryesia e SBASHK-ut për punën e vet dhe aktivitetet i informon shoqatat sindikale, anëtarësinë dhe opinionin e gjerë në media, web site, revista, broshura dhe forma të tjera.
SHËRBIMI PROFESIONAL
Neni 91
1. Detyrat profesionale, administrative dhe teknike kryhen nga shërbimi profesional i SBASHK-ut.
2. Kryesia me akte normative të veçanta përcakton organizimin e punës, detyrat, përgjegjësitë dhe mbikëqyrësin e punës, të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni.
SHPËRBLIME
Neni 92
1. KD, Kryetari dhe Kryesia, mund të jap shpërblime/mirënjohje anëtarëve të SBASHK-ut për kontribut të veçantë në arsim dhe veprimtari sindikale.
2. Propozimin dhe kriteret për dhënien e shpërblimeve e përgatit Kryetari ose Kryesia.
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 93
1. Ky Statut hyn në fuqi në momentin e miratimit nga Kongresi i SBASHK-ut
2. Me hyrjen në fuqi të këtij Statuti përfundon vlefshmëria e Statutit të datës, 24 shkurt 2018.
3. Ndryshimet në këtë Statut do të bëhen sipas procedurës me të cilin është miratuar.
4. Ndryshime në Statut midis dy Kongreseve me propozimin e Kryetarit apo Komisionit Statutor mund të bëjë KD në qoftë se për këto ndryshime votojnë së paku dy të tretat e anëtarëve të KD prezent.
Neni 94
Shoqatat sindikale dhe organet tjera në të gjitha nivelet obligohen që brenda dy muajve të harmonizojë politikat, vendimet dhe dokumentet tjera në përputhshmëri me këtë Statut.
Prishtinë, 02 prill 2022