Punërat e Perëndisë

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
Punërat e Perëndisë
by Andon Zako Çajupi

Zot i math e i vërtetë,
çdo pun' e ke bërë vetë;
bëre qiejtë dhe denë,
bëre yjtë dhe dhenë,
bëre diellin' me dritë,
bëre nat, e bëre ditë,
bëre erënë dhe retë,
bëre pemëtë me fletë,
bëre hënëzën me yje,
bëre fusha, male, pyje,
bëre zogjtë, që këndojnë
dhe lulet që lulezojnë,

bëre dimër' e beharë,
bëre kuaj e gomarë,
bëre misër edhe grurë,
po më shumë bëre gurë.
Si bëre kaqë të mira,
bëre dhe shumë egërsira:

bëre arinë dhe derrë,
bëre... po ç'nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun' e ke bërë mirë,
po një gjë bëre pa mënde
dhe prishe punën tënde:

Kur bëre derr' dhe arinë,
Ç'deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t'gëzonte.


Public domain
This work is in the public domain in countries where the copyright term is the author's life plus 70 years or less. See Copyright.