Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/76

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been proofread.

§.923. I marruemi e e marruernja vetem atbotë shkoin giak-hupës, kùr të vriten në pûnë e në mndyrë të keqe e me nji pushkë.
§.924. Prindja e të marruemve nuk mùnd t'i kerkojn per gjak por do t’i apin dorërasit fishekun e prishun me "Të lumët dora"!
§.925. Do të qesin dorzânë, sè gjaqet e të marruemve nuk do t’i kerkojn perjetë.
§.926. Po i kjau zêmra prîndes së të vramve, sè dorërasi nuk i kà vrà në pûnë të dhunshme, gjygii i shenjon bén mbas kanûnit.
§.927. Po e là Porota mbrendë, dorërasi jét në dy gjaqe e në giobë mbas kanûnit.
§.928. Po pshtoi njana lagje pà u vrà edhè hiku, dorërasi, qi i gjet në pûnë të keqe, nuk mùnd t'a vrasë mbrapa, 'sè bjen në giak, e lagje së vrame gjakun do t'i a lajë.
§.929. Po duelen me marre grue e vajzë a cucë, e po pshtuen pà u vrà - hiken - në dhé të largët, ata i leçitë Flamuri per jetë.
§.930. Po u hetue aj, qi i koriti edhè i vûn rrethin si këtij si edhè të marruemeve, fisi, katundi e Flamuri i grin të dy, tuj jau bâ gjakun giobë.
§.931. Grueja e vêjë a cucë, qi delshîn me marre, do të digjeshin per së gjalli në grumbull të plehit. Ase i vejshin ndermjet dy turrave drush të ndezuna e a i bajshin me kallxue simahorin, a i leishin të shkrihen per mnderë ndermjet dy zjarmesh. - Me kênë sè mbrrijshin me i a xjerrë fjalen sè cilli e koriti, atbotë i vejshin rrethin edhè simahorit, edhè i grijshin bashkë.
NYE I NJIQINDETRIDHETËT.
Vrasa pa hiri.
§.932. Vrasa pà hiri nuk e kà të ndjekmen me pushkë. - Dorërasi làn giakun e dorzanitet.
§.933. N'at gjak të xet dorërasi do te largohet e te rrîjë mshefèt mjé qi të mirret vesht puna mire.
§.934. Hin gjindja e urtë e, 'si të vertetohen sè pernjimend kie pà hiri vrasa, qi u bâ, dorërasi làn çmimin e gjakut edhè dorzanitet.
§.935. Me vrà kush - edhè pà hiri -gruen me shtat xânë, posë 3 qesevet të gjakut të grues, i a presin edhè barrés 3 qese.
§.936. Po u perpush dorërasi per 3 qese te barres, kanûja e ep me çilë të vramen, per me pà pale a pat djalë a vajzë.
§.937. Po pat djalë, dorërasi do të lajë 3 qese per gjak të grues e 6 qese per gjak të dialit: po pat vajzë, posë 3 qesevet të grues së vrame, do të lajë edhè 3 qese të vajzës.
§.938. Vrasa pà hiri nuk kà giobë.
NYE I NJIQINDETRIDHETEPARË.
Vrasë me dorzani.