Jump to content

Çështja e Kanalit të Korfuzit

From Wikisource
Çështja e Kanalit të Korfuzit
nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
9 prill, 1949
[1]




Përgjegjësi ndërkombëtare për shpërthimin e minave në ujërat territoriale. Bashkëpunim i heshtur me një tjetër shtet; prova, shtrim i minave nga persona të panjohur. Njohuri për shtrimin e minave nga partia shtet: kontroll i territorit për gjetjen e përgjegjësisë; influenca për zgjedhjen e mjeteve si provë; prova indirekte, ndërhyrje e pajtueshme me faktet. Shkelje e detyrimeve që rezultojnë nga njohuria e shtrimit të minave, bazë për përgjegjësi. Juridiksion i gjykatës të vlerësojë sasinë e kompensimit; interpretimi i marrëveshjes speciale; qëndrimi i mëvonshëm i partive.

E drejta e kalimit të anijeve të luftës në kohë paqeje përmes ngushticës që lidhin dy pjesë e detit të gjerë. Zakonet ndërkombëtare. Ngushtica në të cilën ekziston e drejta e kalimit. Kanali i Korfuzit verior. Kalim i pafajshëm; qëllimi i kalimit dhe mënyra e ekzekutimit. Paraqitja e dokumenteve me kërkesën e Gjykatës; refuzim për t'i paraqitur. Neni 49 i Statutit të Gjykatës dhe Neni 54 i Rregullave. Pastrimi i minave i kryer në ujërat territoriale në kundërshtim me dëshirën e shtetit. Justifikim i ardhur nga teoria e ndërhyrjes dhe nocioni e vetë-ndihmës. Dhunim i sovranitetit territorial; përgjegjësi ndërkombëtare; përmbushje në formën e një deklarate nga gjykata e dhunimit të të drejtave.


Gjykimi


Të pranishëm: Presidenti i përkohshëm: Guerrero; Presidenti: Basdevant; gjykatës: Alvarez, Fabela, Hakcworth, Winiarski, Zoricic, De Visscher, Sër Arnold McNari, Klaestad, Badawi Pasha, Krylov, Read, Hsu Mo, Azevedo, M. Ecer; gjykatësi ad hoc,


Në çështjen e Kanalit të Korfuzit,

Mes

Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga:

Sër Eric Becket, K.C.M.G., K.C., këshilltari ligjor i Zyrës së Jashtme, si agjent dhe këshilltar, me praninë e

i nderuari Sër Hartley Shawcross, K.C., M.P., prokuror i Përgjithshëm, i rivendosur më 15 nëntor të vitit 1948, nga Sër Frank Soskice, K.C., M.P., avokat i Përgjithshëm;

Z. C. H. M. Waldoc, profesor i ligjit ndërkombëtar në Universitetin e Oksfordit,

Z. R. O. Wilberforce,

Z. J. Mervyn Jones, dhe

Z. M. E. Reed ( nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm), anëtarë të "English Bar", si këshilltarë,

Dhe

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga:

Z. Kahreman Ylli, i dërguari i Jashtëzakonshëm dhe ministër i Plotfuqishëm i Shqipërisë në Paris, si agjent, i rivendosur më 14 shkurt të vitit 1949, nga

Z. Behar Shtylla, i dërguari i Jashtëzakonshëm dhe ministër i Plotfuqishëm i Shqipërisë në Paris, i asistuar nga

Z. Pierre Cot, Professeur agrege i Fakultetit të Ligjit në Francë, dhe

Maitre Joe Nordman, i Avokatisë së Parisit, si këshilltar; dhe

Maitre Marc Jacquier, i Avokatisë së Parisit, dhe

Maitre Paul Villard, i Avokatisë së Parisit, si avokatë.