Page:OSCE KODI ETIK I MEDIAS SHQIPTARE 21139 sq.pdf/1

From Wikisource
Jump to: navigation, search
This page has not been proofread.


KODI ETIK I MEDIAS

  SHQIPTARE
     Tiranë, 2006
          1

Kodi Etik i Medias Shqiptare u përgatit nga Instituti Shqiptar i Medias Botimi i Kodit u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Instituti Shqiptar i Medias
Kodi etik i medias shqiptare = Code of ethics
of Albanian media / Instituti Shqiptar i Medias. - Tiranë:
OSBE, 2006
14 x 20.5 cm.
Materiali në dy gjuhë: shqip dhe anglisht
ISBN 99943-926-3-8
070.11(496.5)
659.3(496.5)
                            2

SHTRIRJA E KODIT Rregullat që kanë të bëjnë me sjelljen janë të vlefshme për të gjithë personat që ndërmarrin veprimtari gazetareske apo editoriale. Hapësira e Kodit do të përfshijë veprimtarinë individuale dhe kolektive të dhënies së informacionit në fushën e medias së shkruar (tekst dhe fotografi) dhe në fushën e medias elektronike. ROLI I SHTYPIT NË SHOQËRI Liria e fjalës, liria e informacionit dhe e kritikës, liria e shtypit dhe aksesi në dokumente zyrtare janë elementet bazë të demokracisë. Shtypi njeh dhe respekton diversitetin e mendimeve dhe kundërshton çdo diskriminim të nisur nga seksi, raca, kombësia, gjuha, feja, ideologjia, kultura, klasa, apo bindja, në qoftë se bindjet e shprehura nuk bien ndesh me të drejtat themelore të njeriut. Shtypi duhet të njohë dhe mbrojë si të drejtat, ashtu dhe përgjegjësitë para publikut, duke ruajtur vazhdimisht ekuilibrin mes tyre. Gazetarët duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, statutet dhe dokumentet e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe ato të Këshillit të Evropës mbi lirinë e shprehjes dhe

                             3

informacionit dhe mbi të drejtat e njeriut. DHËNIA E INFORMACIONIT TË BESUESHËM 1. Saktësia dhe paraqitja e informacionit Gazetarët kanë të drejtë të marrin informacion, ta botojnë atë dhe të kritikojnë. Informacioni duhet jetë i saktë, i balancuar dhe i verifikuar. Media nuk duhet të çorientojë publikun dhe rastet kur përdoren tekste, dokumente, foto, pamje, apo tinguj të montuar duhen bërë të qarta që janë të tilla. Media duhet të dallojë qartë komentin nga supozimi dhe nga faktet. Media nuk duhet të shtrembërojë apo keqpërdorë deklaratat e bëra në kontekste të caktuara. Gjatë raportimit të një polemike, gazetarët duhet të përpiqen të garantojnë që palëve të përfshira t’u jepet mundësia për të sqaruar pozicionin e tyre. Gjatë raportimit dhe sidomos gjatë komenteve apo polemikave, gazetarët janë të detyruar të respektojnë etikën e të shprehurit në publik dhe kulturën e dialogut. Media nuk duhet të bëjë publike asnjë foto, imazh, apo arranxhim audio apo video, i cili shtrembëron idetë ose faktet e burimit informues, me përjashtim të rasteve të karikaturave, kartonave, apo pjesëve komike.

                            4

Pamjet apo fotografitë e montuara mund të pranohen si ilustrime vetëm në rast se del qartë që kemi të bëjmë me një kolazh. Teksti anonim dhe ai i firmosur me një pseudonim konsiderohen tekste editoriale. Gazetarët duhet të zbatojnë me kujdes rregullat e gjuhës shqipe dhe të shmangin përdorimin e fjalëve të huaja kur kjo është e mundur. 2. Korrektimi dhe replika Media duhet të bëjë publik një korrigjim të qartë dhe në vend të dukshëm, ku tregohet se informacioni i pasaktë ose i shtrembëruar është bërë publik, dhe nëse është e nevojshme të kërkojë dhe ndjesë. Personi i kritikuar duhet të ketë gjithnjë të drejtën të justifikojë vetveten dhe të shpjegohet. Nëse replika nuk është e përshtatshme në formën që ka, ndryshimet duhen diskutuar me autorin. Nëse ai nuk mund të kontaktohet brenda kohës së arsyeshme, është e këshillueshme të botohet replika në formën e ndryshuar. Megjithatë, nuk duhet ndryshuar thelbi i saj. 3. Marrëdhëniet me burimet Gazetarët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mbledhur informacion nga të gjitha burimet e mundshme, në mënyrë që të garantojnë që informacioni është i saktë, i plotë dhe i paanshëm. Gazetarët duhet të jenë kritikë në zgjedhjen e burimeve dhe të sigurohen që informacioni të jetë i saktë.

                            5

Gazetarët nuk duhet të bëjnë të njohur emrin e një personi, i cili ka dhënë informacion në mënyrë konfidenciale, me përjashtim të rastit kur personi ka dhënë pëlqimin në mënyrë të qartë. E drejta për anonimitet mund të shkelet vetëm në raste të veçanta: a)Kur ka dyshime që burimi me vetëdije ka shtrembëruar

  të vërtetën;

b)Kur referenca për emrin e burimit është e vetmja

  mënyrë për të shmangur dëme serioze dhe të
  pashmangshme;

c)Kur informacioni në fjalë lidhet me planifikimin e një

  akti kriminal.

Gazetarët duhet të bëjnë gjithnjë të qarta rastet kur informacioni nuk është i konfirmuar. 4. Marrja dhe prezantimi i informacionit -Identifikimi Informacioni duhet të mblidhet në mënyrë etike dhe ligjore. Personi që intervistohet duhet të ketë të drejtën të dijë nga cila media dhe në çfarë konteksti do të përdoren prononcimet e tij. Duhet treguar maturi ndaj njerëzve që mund të mos jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që kanë deklaratat që ata japin. Nëse gazetarit i mohohet në mënyrë të padrejtë aksesi

                           6

në informacion, ai ka të drejtë të informojë publikun e gjerë për këtë gjë. Thashethemet dhe fjalët e burimeve anonime nuk duhet të botohen si lajm, përveç rastit kur informacioni është me rëndësi jetike për publikun dhe në këtë rast duhet bërë e qartë se informacioni është i paverifikuar. - Ndërhyrja në jetën private të njerëzve Gazetarët duhet të respektojnë nderin dhe reputacionin e individëve që bëhen objekte të interesit të tyre profesional. Gazetari nuk ka të drejtë të ushtrojë shantazh ose të ofrojë shpërblim në shkëmbim të informacionit. Në rastet kur pagesa është e nevojshme për të marrë informacionin që publiku ka të drejtë të dijë, kjo duhet bërë e qartë në raportim. Gazetari duhet të respektojë të drejtën e individëve për privatësi. Vetëm mbrojtja e interesit të shoqërisë mund të justifikojë hetimet gazetareske që ndërhyjnë në jetën private të personit. Gazetarët duhet të përdorin kamerat e fshehta/ mikrofonat, identitetin e rremë, ose të mos bëjnë të ditur identitetin e tyre profesional vetëm në rast se këto janë mënyra e vetme për të zbuluar informacione me rëndësie jetike për interesin publik; metodat e përdorura duhet të bëhen të ditura gjatë raportimit. Gazetarët nuk duhet të tërheqin kurrë vëmendjen ndaj aspekteve personale ose private, nëse ato nuk janë të rëndësishme. Përdorimi �-Y´i beftë�-Y¡ i kamerave në publik apo institucione

                             7

duhet të bëhet duke respektuar dëshirën dhe ndjeshmërinë e të pranishmëve. Figurat publike kanë më pak të drejtë për privatësi; megjithatë, informacioni mbi jetën e tyre private mund të bëhet i njohur vetëm nëse përbën interes publik. - Krimi dhe dhuna Produktet mediatike që propagandojnë luftë, dhunë, zemëratë, apo lëndojnë ndjenjat e gjithë publikut janë rreptësisht të ndaluara. Dhuna dhe brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar. Raportimi duhet të marrë parasysh nevojën për të mbrojtur të miturit. Krimet, terrorizmi, si dhe veprimtari të tjera të dhunshme nuk duhen propaganduar. Gazetarët duhet të respektojnë gjithnjë supozimin e pafajësisë dhe nuk duhet të përshkruajnë dikë si kriminel para se të dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Media duhet të tregojë vetëpërmbajtje në raportimin e krimeve të të miturve dhe në proceset gjyqësore ndaj tyre, për të mos cënuar të ardhmen e të miturve në fjalë. Ky rekomandim vlen edhe për raportimin mbi viktimat e krimit që janë në moshë të mitur. Media duhet të shqyrtojë me kujdes nëse është me vend të botohen faktet për skandalet familjare apo të kujtojë krimin e vjetër të kryer nga një individ që e ka shlyer dënimin e tij. Media duhet të tregojë maturi në identifikimin e viktimave apo dëshmitarëve në krime, sidomos në rastet

                            8

e dhunës seksuale, me përjashtim të rasteve kur është marrë pëlqimi i tyre për t’u identifikuar. - Aksidentet dhe fatkeqësitë Gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema duke treguar simpati dhe vetëpërmbajtje. Në rast aksidentesh dhe fatkeqësish, gazetari duhet të respektojë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjeve të tyre. Në rast aksidentesh dhe fatkeqësish, shtypi duhet të ketë parasysh që operacionet e shpëtimit të viktimave dhe personave në rrezik kanë përparësi mbi të drejtën e publikut për t’u informuar. Media duhet të tregojë maturi me fotot apo pamjet e katastrofave, aksidenteve apo dhunës, në rast se ato fyejnë ndjenjat e të afërmve. Media duhet të ketë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut, gjatë këtyre raportimeve. Nuk duhen identifikuar viktimat apo personat e zhdukur, nëse të afërmit nuk janë informuar. - Fëmijët dhe njerëzit e dobët Gazetari duhet të respektojë të gjitha parimet e konfirmuara në Konventën e OKB-së të vitit 1989 mbi të drejtat e fëmijëve, si dhe legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e fëmijëve. Gazetari mbron të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara, përfshirë dhe të drejtën

                           9

e tyre për t’u dëgjuar. Si rregull i përgjithshëm, nuk ka kundërshtim për botimin e fotografive dhe emrave të të miturve të zhdukur. Megjithatë, këto duhen botuar vetëm me pëlqimin e autoriteteve përkatëse. Gazetarët nuk duhet të përfitojnë nga pafajësia dhe besimi i fëmijëve dhe mund të botojnë informacione apo pamje të jetës private të një fëmije vetëm në rast se kjo është një domosdoshmëri e interesit publik. Gazetarët nuk duhet të intervistojnë fëmijët nën moshën 14 vjeç për çështje personale, në mungesë ose pa pëlqimin e prindërve, ose personave përgjegjës për fëmijën. 5. Pavarësia editoriale Stafi editorial nuk duhet të lejojë që nxitjet personale, politike apo financiare të ndikojnë në raportimin e tyre të saktë dhe të paanshëm. As pronarët dhe as gazetarët nuk kanë të drejtë ta shohin lajmin si pronë të tyre dhe ta përdorin atë për përfitime personale. Ata nuk duhet të përdorin informacion profesional për qëllime personale. Gazetarët duhet t’i shmangen raportimit të temave ku kanë një interes të drejtpërdrejtë vetjak. Përmbajtja editoriale duhet të dallojë qartë dhe prerë nga marketingu, publiciteti, apo materialet e sponsorizuara. Tekstet e marrëdhënieve me publikun duhet të etiketohen si të tilla ose të paraqiten në një mënyrë që i dallon ato nga përmbajtja editoriale e botimit origjinal, në mënyrë që të garantohet se ato nuk e çojnë lexuesin

                             10

në një rrugë të shtrembër. 6. Plagjiatura Gazetarët duhet të respektojnë dhe të kërkojnë respektimin nga të tjerët të së drejtës të autorit. Plagjiatura është e papranueshme. Gazetari abuzon me të drejtën e autorit nëse: a) Boton ose përpiqet të botojë punën e të tjerëve si të ishte e veta (plagjiatura); b) Citon punën e të tjerëve në një mënyrë që shtrembëron kuptimin fillestar të tekstit, duke botuar shtrembërimin si realitet ose duke treguar një person tjetër si të ishte autori; c) Boton si të vetën një temë të konsideruar origjinale – të hulumtuar dhe të botuar nga dikush tjetër – pa asnjë referencë për prejardhjen e saj; d) Dorëzon punën e tij për botim në dy ose më shumë botues në të njëjtën kohë – pa e bërë të qartë këtë fakt – ose dorëzon një punë tashmë të botuar dhe nuk ia bën të qartë botuesit të dytë këtë fakt; e) Boton një punë pa pëlqimin e autorit, ose e vendos atë në rrethana të papërshtatshme (p.sh. kompozim fotografish), ose në rrethana të ndryshme nga ç’është rënë dakord, pa pëlqimin e autorit. 7. Marrëdhëniet mes gazetarëve Në punën e tyre, gazetarët duhet të ruajnë balancën mes konkurrencës së ndershme dhe solidaritetit profesional. Gazetari nuk duhet t’i ndalojë kolegët e tij të mbledhin informacion, t’i fusë ata me qëllim në rrugën e gabuar, ose t’i kallëzojë ata tek autoritetet.

                              11

Gazetarët, apo stafet editoriale nuk duhet ta përdorin median si mjet për t’iu kundërvënë kolegëve. Plagjiatura do të konsiderohet si një nga shkeljet më serioze të profesionit të gazetarit. Sa herë që gazetarët do të përdorin, në çdo lloj mënyre, punë të bërë nga të tjerët, ata duhet t’i referohen emrit të autorit. Gazetari duhet të ruajë sekretet e stafit editorial që nuk përbëjnë shkelje të ligjeve dhe të Kodit të Etikës. Redaksia duhet respektojë të drejtën e gazetarëve për të mos pranuar detyra të caktuara, apo të drejtën për të mos u identifikuar si autorë të punëve gazetareske që do të përbënin shkelje të rregullave dhe frymës së këtij Kodi. 8. Interesi publik Shkelja e termave të këtij Kodi mund të përligjet vetëm kur mund të tregohet qartë që kjo është në shërbim të interesit publik. Interesi publik përkufizohet si më poshtë: · Mbrojtja e shëndetit të publikut dhe sigurisë së tij; · Gjetja, ekspozimi, ose parandalimi i një krimi, skandali,

  apo shpërdorimi me pushtetin;

· Mbrojtja e publikut nga çorientimi.

  Megjithatë, interesi publik nuk justifikon
  sensacionalizmin.

Për qëllimet e këtij Kodi, informacioni me interes publik nuk duhet të ngatërrohet me informacionin interesant për publikun.

                            12