qesë kapucarin.
§.1074. Porota, per ne u mbledhët me bâ bén jashta ditës së caktueme, s'kà tjeter bukë, por shkon në bé e derdhet në pûnët të vet seicilli.
§. 1075. Në ditë, qi do të bahet beja, do të pranojn edhè Pleqt e gjygjit të bam.
§. 1076. Beja do të bahet me két rend:
a) prîn në bé i zoti, per me i a shndoshë zêmren Porotës,
b) mbas këtij do të bâjn bé ata, qi e kàn mâ afer me giak;
c) mandej bâjn bé Paronikët e njefun prei gjygjit.
d) së mbramit Poronikët e paniefun.
§.1077. Fjalët e bés do të shqyptohen pà ndrrim e sikursè i kà niefé e rreshtue gjygji i Pleqvet.
§.1078. Të giithë sà Poronikë të jenë, do të bâjn bé, tui e pshtetun doren mbë shêj të besimit, perposë në falët a në jashtofët kend per nderë vetë i zoti gjâs.
Oroe:
Dukagjini, Malsija e Gjakovës e sà krahina tjera Poroten e njefin disà per "dorë bejet" në Kishë, e disà tjera e lajn per "me ndigiue bén".
NYE I NJIQINDEKATERDHETEPESËT.
Kapucari.
§.1079. Kapucar thirret aj, i cilli difton fajin e ndokuej, si bj.fj. ndo'i viedhni të mshefne, a ndo'i vrasë të hupne permbas hetimeve, qi bân.
§.1080. Kapucari peregjithsisht nuk del faqe, a ndollë sè del edhè çiltas.
§.1081. Kapucari do të ketë kpucët e veta permbas të folmevet të zot't të gjâs se vjedhun a të gjakut të hupun.
§.1082. I zoti i gjâs së viedhun a i gjakut të hupun, para sè t’i flasë kpucë kapucarit, do të shkojë në katund të pandehunit do të mârrë dy shokë të tij e bashkë me 'ta. do t’i shkojë tê dera, per me lypë arsye prej tij.
§.1083. Si mos t'i vêhet kurrsesi i pandehuni, i zoti i gjàs do t'i kallxojë sè do të flasë kapucarin në shpinë të tij.
§.1084. Po i thà i pandehuni, sè âsht i lirë të flasë kapucari sà të duei po duel në fâj, kpucët e foluna kapucarit do t'i lajë ky.
§.1085. Po i foli kush kpucët kapucarit pà e bâ me dieje të pandehunin, edhè në dalët fajtuer ky,
kpucët e foluna prei të zot't të gjâs pergjymsash do t'i lajn.
§.1086. Kpucët e kapucarit jânë me dorë në bé, qi mos të randohet i pandehuni me teprime të foluna, edhè në dalët në fâj.
§.1087. Kanûni i pergjithët âsht, qi kpucët e kapucarit nuk mùnd të kalojn çmimin e gjâs së hupun.
Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/85
Jump to navigation
Jump to search
This page has been validated.