Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/80

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been proofread.

dashamirësh e u Iidhë dy gishta të vogjel, i shpojn me gjylpané, tuj bân me lshue ka' nji pikë veçmas nder dy gota.
§.990. Mbasi t'a perziejn gjakun ase, mbasi t'a tundin mirë, i shndrrojn gotat, me me duer kryqzue, i a kojn shoqi-shoqit, tui e pî giakun e njani-tjetrit. - Nder njiml pergzime qesin pushkë e bahen si vllazen te ri njij nânet e babet.
LIBRI I NJIMBDHETËT
KANUNI I PLEQNIS
NYE I NJIQINDEKATERDHETEPARË.
Tagri e detyra e Pleqvet.
§.991. Plaku i pengut nuk mùnd t’i lypë të falmet e të premet e kanûs, pà e ndreqë pûnen.
§.992. Pleqt jânë a të parët e vllaznive a Krenët e fiseve, zyra e të cillvet âsht e pshtetun në themel të tagrit kanûnar.
§.993. Pa këta nuk mùnd të bahet ndo'i kanûn i ri e as kurrnji gjygj a pleqni, qi do të pershijë a nji vllazni, a nji fis, a edhè nji katund e Flamur.
§.994. Pleq thirren edhè burrat më za per urti e qi jânë regjë nder gjygje e pleqni.
§.995. Per pûnë të veçanta e per të kapme të posaçta, edhè të permendunt mùnd të mirren per pleq pêgjesh e gjygii i bam prej 'tyne âsht i njoftun prej kanûnit, mjaft qi të pleqnojn mbas këtij.
§.996. Pleqt e Kanûs kàn tager me shmangë çdo rragë e kercnim damesh e vraset, kû me urti, kû me fuqi bashkë me katund e nder kercnime të randa fôrt do të lypin krahin e Krenvet e të djelmvet të Flamurit, per të pruin ne mend të dalunin mendësh.
§.997. Pleqt kàn tager me mbledhë katudnin, kùr mos të due kush me i ndêjë gjygjit të folun mbas kanûnit e pà krahambajtje. §.998. Per pleqni të vogla do të mirren Pleqt në katund permbas v1laznijet e fisit.
§.999. Pleqt e mârrun per me bâ ndo'i pleqni, aty e n'at hov, qi t’u apin zabuken të fjalisunt, tager kàn me bâ gjygj e me e çue deri në mbarim.
§.1000. Jo veç Pleqt ase Krenët e Kanûnit kàn két tager, por edhè Pleqt e çashtjevet të veçanta, 'si t’i ketë zgiedhë kush per pleq, kàn tagrin e permendun.
§.1001. Si t’u epet Pleqvet në dorë pengu i pelqimit, edhè ne u pendojshin të fjalisurit, nuk mùnd t'ua stermarrin pengun, as nuk mùnd t’i ndrrojn ata Pleq.
§.1002. Parimi î kanûnit âsht: "Plak mbi Plak, gjygi mbi gjygj e bé mbi bé kanûja nuk bân.
§.1003. Pûnët e randa, qi e vrugnojn nderen e katundit a të Flamurit, do të peshohen prej Pleqvet të katundit e prej Krenvet të Flamurit.
§.1004. Pleqt e Krenët e Flamurit nuk mùnd të kpusin kurrnji gjygi e nuk mùnd të giobisin kend në katund, pà i pasë me vedi Pleqt e Strapleqt e katundit, në të cillin gjindet fajtori.