Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/8

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

3) Do të çojë puntorin në punë, qi ka katundi rrethas;

b) në Flamur:
1) Do të dalë në kuvend të Flamurit kur të thirren “Burrë per shpi’’ ;
2) Do të pergjigjet rrethas me katund per “dy hae bukë” djemvet të Flamurit ;
3) Do të lajë 400 grosh giobë Derës së Gjomarkut per çdo vrasë ;
4) Do të dalë n’ushtri të Flamurit.

LIBRI I TRETË

MARTESA

NYE I NJIMBDHETËT
Percaktimi e mëndyrët e Martesës.

§. 28. Percaktimi i Martesës në Kanun.

M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per krah të punve, sa per të shtuem të fmive.

§. 29. Mëndyrat e Martesës.

a) Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës
b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës;
c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;
d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.

NYE I DYMBDHETËT.
Tagari i djalit e i vajzës.
§. 30. Tagri i djalit.

‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.
Djali sa të ket prind s’ka tager :
a) me mendue per martesë të vet;
b) me shenjue shkuesin
c) m’u perzie në fejesë të vet;
d) as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.

§. 31. Tagri vajzës.

Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s‘ka tager:
a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;
b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë as në petka.

NYE I TREMBDHETËT.
Detyrët e burrit e të grues.