Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/78

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been proofread.

NYE I NJIQINDETRIDHETETRETË.
Kush vret vendin, shkon gjak-hups.
§.958. Po vrau kush vedin, gjaku i shkon hupës.
§.959. Shpija e vetvrasti bjen në globë, 'sè giobitë vedin me të bjerrun të njij njerit e me të prishunat e drekvet.
§.960. Po vrau i vllai të vilan, gjakhupës shkon, porsé gioben e Flamurit do t'a bâjn si mbas kanûnit.
§.961. Po vrau i biri t'an, s'e ndjekë kush, porsé i biri, dorërasi, grihet a prej fisit a edhè katundisht.
§.962. Me vrà i biri tâmen, bjen në gjak me prîndët e s'amës.
§.963. Me vrà i shoqi të shoqen, bjen në giak me prîndt e grues.
§.964. Me vrà e shoqja të shoin, prîndja e kësaj biejn në gjak. (Ka ndollë qi prindja e kà gri të bin, qi bate két shemtim).
NYE I NJIQINDETRIDHETEKATERT.
Shkuesija e gjakut.
§.965. Shkues i giakut thirret aj, i cilli perpiqet té shpija e të vramit, per me e pajtue dorërasin.
§.966. Shkuesi i gjakut, po i duel në krye pûnës, kà tager në kpuce.
§.967. Kpucët a opangat e shkuesit perbahen prej 500 groshësh.
§.968. Kpucët e shkuesit të gjakut i làn shpija e dorerasit.
NYE I NJIQINDETRIDHETEPESËT.
Pajtimi i gjakut.
§.969. Paitimi i gjakut bahet dy mndyrësh:
a) me të himë të dashamirvet të shpis së të vramit e te Famullitarit
b) me të dalun të Krenvet, të Derës së Gjomarkut e ë djelmvet të Flamurit. - Në két rasë per çdo vrasë Dera e Giomarkut t'Oroshit mirrte 500 grosh.
§.970. Në të dyja këto rasë dorëzanët e kanûnit jânë të domosdoshem.
§.971. I zoti i gjakut, posë çmimit të caktuem per gjak, kà tager me lypë nji hutë (martine) në krah të cillitdo, qi t'a ngulë synin e dorërasi âsht në detyrë me i a prû aty.
§.972. Pa u ndreqë puna e gjakut, pà hi Dorzânët e duhshem, pà u caktue vadet e të hollavet të gjakut, trevezat e bukës nuk shtrohen e buka nuk hahet.
NYE I NJIQINDETRIDHETEGJASHTËT.
Dorzanët e gjakut.
“Dorzanë e bastar nuk hin kush me pare”.
§.973. Dorzânët e gjakut i zgjedhë shpija e dorërasit.
§.974. Dorzânët e gjakut jânë ata, qi hijn per me mbajtë larg çdo të persritun mnijet e ziarmit, qi