Page:2010-215-alb.pdf/11

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has not been proofread.

1.3. menaxhuar dokumentet e tyre, në mënyrë efikase, në mënyrë që të ketë
qasje të lehtë;
1.4. për ta informuar publikun për të drejtat të cilat rrjedhin nga ky ligj; si dhe
1.5. për të caktuar njësinë apo zyrtarin përgjegjës për komunikim me qytetarë, të
cilët janë përgjegjës për pranimin dhe shqyrtimin fillestar të kërkesave për qasje
në dokumente.
Neni 20
Transparenca, raportimi dhe informimi i institucioneve publike
1. Për të siguruar transparencë të plotë institucionet në punën e tyre edhe sa i përket
qasjes në dokumente publike, obligohen të jenë të përgjegjshme, efikase si dhe të
raportojnë dhe informojnë opinionin publik, në mënyrë të rregullt periodike dhe vjetore.
2. Informimin nga paragrafi 1. i këtij neni, institucionet publike, të paktën një herë në vit,
duhet ta bëjnë edhe përmes botimit të informatorëve gjithëpërfshirës, raporteve dhe
formave tjera të përshtatshme kushtetuese dhe ligjore të informimit të plotë dhe
transparent të qytetarëve.
3. Secili institucion publik harton raport vjetor për vitin paraprak, ku përfshihet numri i
rasteve në të cilat institucioni publik ka lejuar qasjen, numri i rasteve në të cilat
institucioni publik ka refuzuar qasjen në dokumente, si dhe arsyet e këtyre refuzimeve.
4. Secili institucion publik, raportin vjetor për vitin paraprak, ia dërgon njësisë përkatëse
të Qeverisë së Kosovës/Zyrës së Kryeministrit, më së largu deri në fund të muajit janar të
vitit përkatës.
5. Njësia përkatëse e Qeverisë së Kosovës/Zyrës së Kryeministrit, për zbatimin e këtij
ligji:
5.1. përgatit raportin gjithëpërfshirës për vitin paraprak, deri në fund të muajit
mars të vitit përkatës;
5.2. dorëzon një kopje të raportit gjithëpërfshirës në Kuvendin e Kosovës;
5.3. bën rekomandime, duke përfshirë, nëse është nevoja, propozimet për
rishikimin e këtij ligji; dhe
5.4. përgatit një program veprimi për masat që duhen ndërmarrë nga institucionet.
6. Njësitë përkatëse të Zyrës së Kryeministrit, sipas nevojës edhe në bashkëpunim me
institucionet tjera publike dhe shoqërinë civile, ndërmarrin masat e nevojshme për të
promovuar dhe përkrahur të drejtat themelore për qasje në dokumente tek punonjësit e
institucioneve publike.
11