Aktakuza/Boshkovski dhe Tarçullovski

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search

Sipas aktakuzës, më 12 gusht 2001 anëtarët e një njësie policore të komanduar prej Johan Tarçulovskit kryen një sulm të paligjshëm në Luboten gjatë të cilit vdiqën shtatë shqiptarë etnikë, së paku 14 shtëpive iu vu zjarri qëllimisht dhe më shumë se njëqind banorë të fshatit që ishin meshkuj shqiptarë, u arrestuan dhe u rrahën, poshtëruan dhe u keqtrajtuan psikologjikisht.

Gjithashtu pretendohej se në cilësinë si Ministër i Brendshëm i Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë Boshkoski dinte ose kishte arsye të dinte se vartësit e tij kishin kryer krime dhe ai si epror nuk mori masa të nevojshme dhe të arsyeshme për ndëshkimin e keqbërësve.

Gjykimi filloi më 16 prill 2007 ku Prokuroria përfundoi me procedimin e çështjes më 6 dhjetor 2007. Mbrojtja filloi më 30 janar 2008 dhe përfundoi më 18 mars 2008. Argumentet përmbyllëse u dëgjuan në datat 6-8 maj 2008.

Kjo është e vetmja çështje gjyqësore e Tribunalit në lidhje me konfliktin gjashtëmujor në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë. (INA)

Konstatimi[edit]

Tribunali i Hagës për krime lufte në seancën e sotme solli vendimin për lirimin e ish-ministrit të brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski. Ndërkaq bashkëpunëtori i tij Johan Tarçullovski u dënua me 12 vite burg.

Johan Tarçullovski u dënua për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë.

"Këshilli konstaton se jeni fajtor (për Johan Tarçullovskin) sipas nenit 7.1 nga Statuti për veprat vijuese: pika 1 - vrasje, shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, sipas Nenit 3 nga Statuti, për shkak se keni urdhëruar, planifikuar dhe nxitur vrasjen e Rami Jusufit, Sulejman Bajramit dhe Muharrem Ramadanit. Pika 2 - Shkatërrim të pakontrolluar, shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, sipas Nenit 3 të Statutit për shkak se keni urdhëruar, planifikuar dhe nxitur shkatërrimin e pakontrolluar të shtëpive dhe pasurisë tjetër të njëzet banorëve, shqiptarë etnikë të identifikuar në aktdënimin me shkrim", deklaroi gjykatësi Parker.

Burimi i të dhënave[edit]