Para fëtyrës Naim Frashërit

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
PARA FËTYRËS NAIM FRASHËRIT
nga Josif Bageri



Fëtyrë, o fëtyr, hie gjeniu!
Ti s’kie mish as s’kie gjak….
As’që je mvesh në korp njeriu,
Për me hap gojën e me m’fol pak.

Nuk të kjemi ma,ah!nuk gjallon;
Oh!keq të ndrypi mordja e zezë!
Po Shqypënia kurri s’të harron,
Se me t’vërtet ti e ke ndezë…

Kush mund me msheh shërbimin Tënd?
Librat me vjersha, Ty predykojn;
Ton Shqypënia me kta u trondid!..
Dhe Ty gjithnja kënk dot këndojn…

Ka me u hup, doba trathtor;
Po emir yt, kurri s’harrohet;
Vjershat ç’ke shkru, Ti o vjershtor!
Dhe trathtori sot pendohet…