§.1204. Lajmtari nuk e mêrr pergjegjen mbi vedi as tê lagja, qi e dargon, as tê lagia, së cillës i
dergohet; âsht bajsi i fjalvet të porosituna.
§.1205. Lajrntari do të jét i lirë n'udhë të vet.
§.1206. Lajmtarit nuk i xêhet per faj flala e folun, sepsé flet n'emen t'atij, qi e dergon.
§.1207. Lajmtari âsht miku i derguesit e, po e gjet gjâ sà të jét në két zyre, i pritet mik derguesit.
§.1208. Me u pré lajmtari i njij shpije, pretari bien në gjak me shpi, qi e dergon.
§.1209. Me u pré lajmtari i njij katundi, pretari bjen në gjak me katund.
§.1210. Me u pré lajmtari i njij flamuri, pretari bien në gjak me flamur, qi e dergon.
§.1211. Me u pré lajmtari permbas fjalës së njij flamurit tjeter, bien në glak flamuri me flamur.
§.1212. Me e pré laimtarin nji 1 katundit të tij, pretari grihet katundisht.
NYE I NJIQINDEPESËDHETENANDËT.
Kasneci.
§.1213. Kasnec a i lajm thirret aj, i cilli hapë e lajmon urdhnat e Kretu të fisit a per derë, a prej njij
patalokut të caktuem prej Kreut, prej Pleqsis e prej Vogjlijet.
§.1214. Zyra e kasnecis âsht plangçore e trashiguese.
§.1215. Kasneci i fisit do t’i a derdhë zanin e ftimit mârrë fisit prej Patalokut të caktuem.
§.1216. Kasnecat e katundevet do të shkojn per derë, kùr të lypen "burrë per shpi".
§.1217. Në çdo rrezik a kercnim kasneci do të gjindet gati me i dhânë "kushtrim" fisit.
§.1218. Kasneci me gjithë shpi âsht i perjashtûem prej ushtrijet.
§.1219. Kasneci 'nuk mùnd t’u mnjanohet punvet e zyrevet të perbashkta të katundit të vet.
§.1220. Edhè në ndollët Kasneci i xânun nder zyre të fisit a të katundit, gjindja e shpis së tij do të
dalin në pûnë të katundit.
LIBRI I DYMBDHETËT
SHLIRIME E PERJASHTIME
KRYE I NJIZETËTETRETË.
Pjestarët e perjashtimevet.
KRYE I NJIZETËTEKATERT.
Deka.
§.1221. Kanûni i Malevet të Shqypnis shliron e perjashton: I. Kishen:
Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/94
Appearance
This page has been validated.