Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/93

From Wikisource
Jump to navigation Jump to search
This page has been validated.

b) kush vret mikun në besë, grihet, giobitet, digjet e xieret prej vendit:
c) kush vret per fis, digjet, giobitet e xieret prej vendit
d) kush vret mbas pajtimit të gjakut, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
e) kush vret "Vra e hup". digjet, giobitet e xieret prej vendit;
f) kush vret gjaksin në besë të vet.. grihet,digjet, giobitet e xieret vendit,
g) kush vret të kushrinin, per me u bâ i zoti î pasunis së tij, grihet, digjet, giobitet e xieret prej vendit,
h) kush t’i lajë mbrendë fajtorët e Flamurit, digjet, giobitet e xjeret,
i) aj fis, qi nuk prin mbë fajtorët, giobitet e leçitet.

§.1195. Po râ kush në ndonji këso fajesh, grihet katundisht, giobitet, digjet, pernët i prehen, kopshti e veshta i sodumen e xieret prej vendit me lang e plang.

§.1196. Per Prift të vràm gjaksi xieret prej vendit per gjithherë e per faje tiera, qi i permendem, xieret per 5-15 vjetë.

§.1197. Unen e zjarmit e spaten nuk mùnd t’i qesë kush në pûnë (as katundi, as Flamuri e as Dera e Gjomarkut) per posë doret të zot't të shpis, qi rà në faj.

§.1198. Dora e fajtorit do të bajë shêj në të djegun e në të sodumun, tuj i shqyptue flalët e dokshme:
"I mârrsha të ligat katundit e Flamurit".

§.1199. Po s'u gjegj ky me bâ shêj me zjarm e askush tjeter i shpis së fajtorit. Plaktu i fisit do t’i thotë ndokuej, qi e kà fajtorin mâ ngiat e detyra e këtij âsht me mârrë unen e spaten e me i pri katundit e Flamurit në rrênim, permbas të cilit katundi e Flamuri marë do të vêjë dorë n'at rrênirn.

Oroe

E djegmja e shpis per çdo vrasë nuk kà kênë: kjo pûnë kà hi në veprim vonë. - Qeverija tyrke e qiti ne veprim e kasnecija e sa shpijave të forta, me të zi qi e priti két pûnë. - E kerkuemja e giakut prej shpis së dorërasit marë nuk kà kênë; két e dishmon edhè fjala e kanûnit "Giaku per gisht": por, per me mârrë gjakun mâ letas, e pershin mashkullimin e shpis marë deri të damët zjarmit n'ato 24 orë. Vende-vende qiten në pûnë edhè "LEÇIN" e gjakut, tuj pershi vllaznin marë. Per çdo vrasë shpija e dorërasit do të late giobë, do t'u epte bukë djelmve e Flamurit e në Mirditë do të late dorërasi 500 grosh Derës së Gjomarkut.
Lakmimi i pares i disà krenve e djelmve të Flamurit në shoqni të Pleqvet i shtuem edhè i rriten disà pûnë, sà per me mbushë kuleten e mullen.

NYE I NJIQINDEPESËDHETETETËT.
Lajmtari.

§.1200. "Laimtari nuk bân faj, nuk xêhet.

§.1201. Lajrntar thirret aj, i cilli çon ne vend porosin e derguesit.

§.1202. Lajrntari dergohet:

a) pre' n» shpije të veçanët tê tietra;
b) prei nj ii katundi tê tjetri,
c) prej niij flamuri tê tjetri.

§.1203. Laimtari bân flalen e niij shpije, të njii katundi a të nij flamuri.