punve të perbashkta.
§.1165. Pleqt e katundit nuk perjashtohen prej ushtrijet.
§.1166. Me rà në faj Plaku i katundit, do t’u a shtrojé pengun Sterpleqvet e Vogjlis.
§.1167. Po i u randue katundi me Pleq ndonjij fisi, Plaku i të randuemit kà tager me e mprojët edhè
me krenë të fisevet tjera.
NYE I NJIQINDEPESËDHETETRETË.
Sterpleqt.
§.1168. Sterpleqt mbajn anen e Vogjlis.
§.1169. Sterpleqt kàn tager me çue zanin, kùr të shofin sè po randohet Vogjlija me gjygje e pleqni
kundra kanûnît.
§.1170. Sterpleqi bashkë me Vogjli a Djelmni fisesh jânë giobtarë.
NYE I NJIQINDEPESËDHETEKATERT.
Giobtarët.
§.1171. Giobtarë thirren ata, të cillt nemen të kuvendit mbarë reshten në vath të gjâs së të giobitunit,
per të mârrë aq krenë desh a qe si mbas të premes së gjygjit të krenvet, të Pleqvet, e të Vogjlis.
§.1172. I zoti i vathit nuk guxon me i ndalë giobtarët qi mos t’i hijn në vath.
§.1173. Po bani két pûnë, burrat e kuvendit dynden të gjithë edhè i brumbullaksohen në derë.
§.1174. Po bani sè bani flalë i zoti i gjâs, kàn tager me i a shtue gioben.
§.1175. Giobtarët zgiedhin vetë desh e qe per giobë e i zoti i gjâs nuk mùnd t’i ndalin.
NYE I NJIQINDEPESËDHETEPESËT.
Zani i vogjlis nder gjygje.
§.1176. Po s'i pelqej Vogjlija të dâmet e krenvet e të Pleqvet, kàn tager mos me u ndej ënë 'to.
§.1177. Krenët e Pleqt do të vêhen rishtas në peshim të punvet.
§.1178. Po e tumiren gjygiin e krenvet e të Pleqvet Vogjlija, kanû âsht qi të bertasin njij zani:
"kamba e huej, kaptinat t’ona".
NYE I NJIQINDEPESËDHETEGJASHTËT.
Leqija.
§.1179. Me leçitë, me gojë të kanûnit, don me thànë: me dà, me lânë mbas dore e me shkepë njij
shpi, tuj i a hiekun çdo tager, hir e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri.
§.1180. Katundi kà tager me leçitë, por jo me xjerrë prej vendit.
Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/91
Appearance
This page has been validated.